Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
Kronikë

Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor

• 4 Tetor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu, i kërkojnë gjykatës Kushtetuese rikthimin e tyre në sistem. Ndërsa për të paktën 4 prej tyre, ka qenë Gjykata e Strasburgut ajo që ka sugjeruar rihapjen e procesit për ta, të tjerët duket se thjesht po ritentojnë fatin, tani që Kushtetuesja ka trashëguar kompetencat e Kolegjit të Posaçëm të Apelit

Në qershor të vitit 2026, Komisioni i Posaçëm i Apelimit, i njohur si shkalla e dytë dhe më e lartë e vettingut, përfundoi misionin e tij. KPA konsiderohej si Dhomë e Gjykatës Kushtetuese, e për këtë arsye, kompetencat e saj i kanë kaluar kësaj Gjykate.

Deri më tani janë të paktën 9 ish gjyqtarë e prokurorë që kanë kërkuar rishikimin e vendimeve të KPA-së. Katër prej tyre, në fakt kanë në duar vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka konstatuar shkelje të ndryshme në procesin që çoi në shkarkimin e tyre, duke sugjeruar rishqyrtim të çështjeve.

Read more:Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo

Në këtë listë bën pjesë ish gjyqtari i Apelit Ervin Metalla, ish drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi, ish prokurori Gentjan Osmani, si dhe ish kryetari i Gjykatës së Pukës Izet Kadana. Ky i fundit, i shkarkuar me probleme në të tri kriteret, përfitoi nga fakti se në trupën Gjykuese ndaj tij kishte marrë pjesë Luan Daci, i dënuar më pas nga Gjykata e Posaçme për falsifikimin e dokumenteve që i mundësuan përzgjedhjen në KPA. Për këtë arsye, Strasburgu kishte vlerësuar shkelje të “së drejtës për një gjykim të drejtë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj”

Gjykata europiane për të Drejtat e Njeriut, i ka dhënë të drejtë dhe ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, me arsyetimin se gjatë procesit nuk ishte informuar për akuzat e ngritura ndaj tij. Por në këtë rast, nuk rezulton të ketë sugjeruar rihapjen e procesit. Megjithatë Selimi ka kërkuar që e gjithë procedura ndaj tij të rishqyrtohet nga fillimi për të tri kriteret e rivlerësimit.

Read more:Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!

Në praktikën e ndjekur nga KPA, rishikimi i vendimeve të saj, ishte refuzuar në të gjitha rastet, përjashtuar ato për të cilat Strasburgu ishte shprehur për rishikim. Megjithatë duket se ish magjistratët duket se duan të tentojnë fatin, meqënëse në lojë tani ka hyrë Gjykata Kushtetuese, e cila vështirë se mund të ndryshojë praktikën e ndjekur nga Kolegji i Posaçëm.

Dhe janë të paktën 3 ish gjyqtarë që janë ankuar në Kushtetuese kundër vendimit të KPA-së: Bledar Avdullai ish gjykatës në Tiranë, i cili madje e ka paraqitur dy herë kërkesën me të njejtin objekt, Alltun Çela ish kryetari i Gjykatës së Sarandës, dhe Luan Hasneziri ish gjyqtar i krimeve të Rënda.

Read more:U shkarkuan nga Vettingu, ish-prokurorët Gentjan Osmani e Ferdinand Elezi, si dhe ish-gjyqtari Izet Kadana fitojnë në Straburg! GJEDNJ: Mund të kërkojnë rihapjen e çështjes

Rishikimi i vendimit, sipas praktikës së KPA, mund të kërkohet, nëse zbulohet një shkak i ri. Dhe pikërisht kjo klauzolë duket se është shfrytëzuar nga ish kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj. Ajo kërkon që Kushtetuesja të konstatojë se

“Mbajtja në fuqi e vendimit nr. 11, datë 27.04.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në kushtet e pafajësisë së plotë të ish-kunatit (A.B), prodhon pasoja kushtetuese të papajtueshme me shtetin e së drejtës. Marrja e masave të nevojshme për rivendosjen efektive të të drejtave kushtetuese të kërkueses në përputhje me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese”, tha Elizabeta Imeraj.

Read more:Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës: Çështjen e kemi çuar në Kushtetuese, presim vendimin

Imeraj megjithatë, ishte shkarkuar pasi për të trija kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale, KPA kishte gjetur se “është cënuar besimi i publikut te sistemi i Drejtësisë”.

Në listën e çështjeve drejtuar Kushtetueses, është dhe një kërkesë e SPAK-ut i cili ka marrë edhe funksionet e ish Komisionerit publik në procesin e Vettingut. SPAK kërkon shqyrtimin e vendimit të KPK që kishte lënë në detyrë prokuroren Elona Alvora. Konfirmimi i saj ishte kundërshtuar nga Komisionerja e atëhershme Irena Nino.

Read more:“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

Por KPA, në korrik të vitit të shkuar kishte vendosur pezullimin e Alvorës nga detyra, dhe dërgimin e saj pranë Shkollës së Magjistraturës për trajnim për një periudhë 1 vjeçare. Një vendim i tillë ishte sugjeruar në atë proces dhe nga Adnand Xholi, si përfaqësues i SPAK-ut. Tani kur periudha e trajnimit të prokurores ka përfunduar pritet të shihet se cili do të jetë vendimi, për fatin e saj në radhët e Drejtësisë.

Lexo edhe
Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Tags: #Detyrë #Durres #Elizabeta Imeraj #ferdinand elezi #gentjan osmani #Gjykata #gjykata e strasburgut #gjykata kushtetuese #magjistratet #vetingu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
Nga të njëjtat tag-e
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
  • ‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton 1 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Top Channel ka siguruar dosjen hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku zbardhen detaje të reja nga dëshmitë…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

TIRANË– Prokuroria e Posaçme po zgjeron hetimet për të vërtetuar qëndrojnë apo jo denoncimet e bëra pak javë…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Avokatisë,…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by