Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
Kronikë

Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

• 18 Gusht, 2026 • 11 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra këtë mëngjes nga truproja i beach bar’-it ‘Principotes.’ Një konflikt i dyshuar për një vajzë me truprojën e lokalit, Sokrat Vatën, përshkallëzoi deri në vrasjen e 21-vjeçarit.

Që prej mbrëmjes të së hënës,i riu ndodhej bashkë me miqtë e tij në klubin e natës së vetë kompleksit, të quajtur “La Guerre”(Lufta) ku organizohej një festë me DJ francez. Në këtë pjesë të kompleksit, ndodhi edhe konflikti me truprojën. Më pas, turisti është nxjerrë nga Vata në pjesën e jashtme të lokalit, pas ‘beach bar’-it dhe shezlongëve ku është goditur me thikë nga 29-vjeçari që më pas është larguar.

Vata është kapur vetëm pas pesë orësh në Levan të Fierit, teksa përpiqej të arratisej në bagazhin e një makine, ku shoferja 31-vjeçare dhe pasagjeri 38-vjeçar, ishin turq. Destinacioni i tyre njofton policia ishte Tirana. Për ngjarjen është arrestuar edhe polici Moisid Matushaj, i cil punonte si truprojë te ‘Principotes’, kurse një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas raportimeve, 29-vjeçari Vata, i cili banonte në Has dhe ishte i punësuar si truprojë në ‘Principotes’, nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi më herët ka pasur probleme me drejtësinë në Britaninë e Madhe, ku ishte dënuar në vitin 2024 për trafik droge. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të Ksamilit. Policia ka shoqëruar 42 persona ,mes tyre pjesë të personelit dhe klientë.

Pas ngjarjes, disa pushues në Ksamil shprehën tronditjen nga vrasja e 21-vjeçarit me thikë.

“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si t’i themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.

‘Principotes’ është një kompleks luksoz buzë detit në Rivierën Shqiptare, i vendosur përballë Tre Ishujve.

Ai ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi. Vendi i njohur për pamjen e bukur dhe ujërat e pastra të Jonit mbetet një nga destinacionet për turistët dhe vendasit.

Read more:Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë


Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:15

Vrasja me thikë e portugezit/ Punonte si bodyguard te ‘Principote’, arrestohet polici!

1787040560_ksamilklubi.jpg

Pas vrasjes me thikë të 21-vjeçarit portugez te ‘Principotes’, është arrestuar Moisid Matushaj, inspektor te kufiri gjelbër Gjirokastër.

Sipas informacioneve efektivi punonte si bodyguard te ‘Principote’.

Ora 13:09

‘Humbja e jetës së një turisti nuk është në traditën e shqiptarit’, Taulant Balla reagon për vrasjen në Ksamil: Drejtësia të bëjë detyrën dhe shembullin!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vrasjes së turistit portugez 21-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, ngjarje për të cilën është arrestuar si autor i dyshuar truproja i kompleksit “Principotes”, Sokrat Vata.

Përmes një reagimi publik, Balla vlerësoi punën e Policisë së Shtetit për arrestimin e autorit të dyshuar vetëm pak orë pas krimit, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk janë në traditën e shqiptarit dhe se drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj.

“Policia ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e një krimi tepër të rëndë në Ksamil. Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritjen e shqiptarit. Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin” shkroi Balla.

Ora 12:54

Vrasja e 21-vjeçarit nga truproja i ‘Principotes’, 42 të shoqëruar! Mes tyre personel dhe klientë

1787050526_PRINCIPANEL.jpg

Pas vrasjes së 21-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga truproja i ‘Principotes’, policia ka shoqëruar 42 të shoqëruar.

Mes tyre janë personel dhe klientë të kompleksit luksoz.

Read more:Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)

Ora 11:10

U kap në Levan pesë orë pas vrasjes së portugezit, 29-vjeçari shoqërohej nga dy turq (VIDEO)

Policia ka zbardhur të tjera detaje nga arrestimi i 29-vjeçarit që vrau me thikë të riun portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil.

Teksa po tentonte të arratisej, Sokrat Vata u kap pas pesë orësh në Levan nga shërbimet e policisë i fshehur në bagazhin e një makine.

Automjeti drejtohej nga një 31-vjeçare turke, ndërsa pasagjer ishte një 38-vjeçar gjithashtu turk.

“Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.

Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.

Ora 10:51

Vrau 21-vjeçarin portugez në Ksamil, Report Tv siguron pamje të arrestimit të Sokrat Vatës

Report Tv ka siguruar pamje të arrestimit të Sokrat Vatës, truprojës që vrau me thikë 21-vjeçarin portugez Luis Miguel Varela Mendes në beach bar-in “Principotes” në Ksamil.

29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti. Shoferi dhe pasagjerja e automjetit ishin turq.

Ora 10:31

U vra nga truproja i ‘Principotes’ pas një konflikti për një vajzë, i riu kishte ardhur për një festë me DJ francezë (VIDEO)

Luis Miguel Varela Mendes, 21-vjeçari portugez që u vra mëngjesin e sotëm me thikë nga truproja i ‘Principotes’ kishte marrë pjesë në një festë që organizohej në këtë beach bar nën ritmet e një Dj të njohur francez.

Read more:Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë

Sipas burimeve i riu ishte në shoqërinë e disa miqve francezë, kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë.

Foto: Njoftimi për festën me DJ francez te ‘Principotes’
Ora 10:24

Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet në Levan autori! Ishte fshehur brenda një bagazhi makine

1787044176_momentarrestim.jpg

Pas disa orësh arratisje ka marrë fund arratisja e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë 21-vjeçarin portugez Luis Miguel Varela Mendes.

29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti.

Ora 10:11

Vrasja e turistit portugez/ Sot njihet si ‘Principotes’, dikur quhej ‘Tortuga Bay’! Kompleksi luksoz i hapur në 2022 në pronësi të një 71-vjeçareje

Një 21-vjeçar u vra me thikë mëngjesin e sotëm në lokalin e Principotes’, një nga vendet më luksoze dhe më të frekuentuara në bregdetin e Ksamilit.

‘Principotes’ dikur i njohur me emrin ‘Tortuga Bay’ është një kompleks luksoz buzë detit i themeluar në vitin 2022, i vendosur përballë ‘Tre Ishujve’.

Në pronësi të një 71-vjeçareje, Kade Bulica nga Kukësi, ky kompleks ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi.

Klubi i natës në Principotes, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”. Pikërisht mbrëmjen e djeshme, ishte ftuar një DJ francez, ku i riu kishte shkuar për të festuar me disa miq.

Read more:Video/ E çuditshme, por e vërtetë! E moshuara 92-vjeçare arratiset nga azili duke kapërcyer derën dy metra të lartë

Ora 09:37

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, pushuesit: Ky është krim, si t’ia shpjegojmë fëmijëve (VIDEO)

Disa pushues që kanë zgjedhur të pushojnë në zonën bregdetare të Ksamilit shprehen se janë të tronditur nga vrasja e 21-vjeçarit portugez me thikë.

Njëri prej tyre thotë se ka fëmijë të vegjël dhe po ta marrin vesh do të tremben.

“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.

“Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.

Ndërkohë një tjetër pushuese thotë se në këtë zonë ka siguri, dhe që i vjen keq që ndodhi kjo ngjarje.

“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja.

Ora 09:04

U vra me thikë nga 29-vjeçari në Ksamil, ky është vendi ku u gjet trupi i të riut portugez (VIDEO)

Zona bregdetare e Ksamilit u zgjua mëngjesin e sotëm nga një vrasje me thikë të një 21-vjeçari portugez.

Pamjet që shihni më sipër është vendi ku u gjet pa shenja jete trupi i Luis Miguel Varela Mendes.

Read more:Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Ndërkohë siç shihet edhe nga videot e siguruara nga Report Tv, policia ka rrethuar zonën ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

29-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes vijon të jetë ende në kërkim.

Ora 07:47

I dënuar në Angli për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau portugezin në Ksamil

Foto: Sokrat Vata

Sokrat Vata, 29-vjeçari i identifikuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi portugez 21 vjeç në Ksamil, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe.

Në një artikull të publikuar nga BBC në vitin 2024, raportohet se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Sipas BBC, Vata, në atë kohë 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.

Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur.Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.

Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfundoi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg, po pavarësisht dënimit Vata ishte në Shqipëri. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.

Sipas BBC, ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Lexo edhe
Kronikë

Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Kronikë

Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër (EMRI+VIDEO)

Tags: #angli #Arratisje #Arrestimit #Ksamil #Luis Miguel Varela Mendes #Migel Mendes #Principotes Ksamil #sarande #Sokrat Vata #Vlore #vrasja e portugezit #vrasje me thike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
  • Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër (EMRI+VIDEO)
  • SKEDA/ ‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë! I ekstraduar në 2021, rrahu policin me shkop gome
  • Po ngjitej drejt kalasë së Beratit, përfundon në flakë autobusi me turistë! Nuk ka të lënduar (VIDEO)
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret francezin me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
  • SKEDA/ ‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë! I ekstraduar në 2021, rrahu policin me shkop gome
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret francezin me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
  • Aksident në Vlorë, makina përplas monopatinën, plagoset rëndë drejtuesi (VIDEO)
  • Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 59 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 12 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje antisistem/ Diaspora vijon marshimin drejt Kryeministrisë, ironi me deputetët socialistë, thirrje Ramës të japë dorëheqjen 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u…

• 29 minuta më parë • 11 min lexim
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër (EMRI+VIDEO)

Një 43-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Gjirokastër. Në qershor të 2025-ës Gjykata e Sabadellit, Spanjë, i…

• 58 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

SKEDA/ ‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë! I ekstraduar në 2021, rrahu policin me shkop gome

I ndodhur përballë tre ishujve të Ksamilit, “Principotes”, një strukturë turistike luksoze, ku mëngjesin e kësaj të marte…

• 58 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by