Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?
Politikë

“Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?

• 24 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 39
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari Osman Stafa ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar, duke theksuar se protesta qytetare është shndërruar në një përballje me problemet që, sipas tij, kanë rënduar vendin prej dekadash.

“Shqipëria ndodhet në një udhëkryq shumë të rëndësishëm pas 36 vitesh. Kur këta nuk janë lodhur për 36 vite duke na vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh për të kërkuar të drejtën tonë?”, u shpreh Stafa.

Ai ngriti shqetësimin për nivelin e pensioneve dhe koston e jetesës, duke thënë se shumë qytetarë e kanë të vështirë të përballojnë çmimet aktuale.

“Kërkohen pensione më të mira, sepse nëse dikush jeton dot me këto çmime… Nëpër farmaci ka lista, ndërsa të njëjtën gjë e sheh edhe në ushqimore. Kam bërë një vëzhgim dhe do ta publikoj së shpejti”, tha gazetari.

Read more:“Ju keni për t’ia kthyer reston kësaj politike, erdhi shtatori!”/ Fjalimi i gazetarit Stafa ngre peshë Bulevardin: Diaspora, zemra e Shqipërisë, erdhi! Protesta, historia më e bukur e vendit!

Sipas Stafës, një nga shqetësimet kryesore nuk është vetëm largimi i qeverisë, por edhe ajo që do të ndodhë më pas.

“Frika më e madhe është çfarë do të ndodhë pas ikjes së tij. Por pas Orbanit jeta lëviz”, u shpreh ai.

Gazetari tha se protestat e sotme ndryshojnë nga ato të së kaluarës, pasi, sipas tij, nuk janë më partitë politike ato që i thërrasin qytetarët në shesh.

“Dikur protestat i thërriste partia politike. Tani qytetarët kanë dalë për të vrarë frikën. Dikur u thoshin: mos se ke pagën, mos se ke pensionin, mos se ke kempin. Sot njerëzit e kanë vrarë frikën”, tha Stafa.

Read more:“Shqiptarët vdesin nëpër spitale nga mungesa e ilaçeve dhe aparaturave”/ Gazetari Osman Stafa: Rama shpenzon 4.3 mln euro për ‘Kopshtin Eden’, ka sjellë peshq nga Japonia

Ai e cilësoi protestën si një lëvizje të prodhuar nga problemet e qytetarëve, duke theksuar se nuk duhet të jetë e përçarë.

“Instrumenti i Besës është prodhim i protestës, sepse ka ngjallur frikë tek ata. Të gjithë kërkojnë një lider, ndërkohë organizatori i protestës janë hallet e njerëzve dhe korrupsioni. Liderin do ta nxjerrin vetë njerëzit”, deklaroi ai.

Stafa rikujtoi edhe një deklaratë të hershme të kryeministrit Edi Rama lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm.

“Rama, në intervistën e parë, ka thënë se pas katër vitesh do të përgjigjej personalisht për ujin 24 orë. Ndërkohë janë bërë rrugë që shemben me shiun e parë dhe kanë koston e rrugëve të Zvicrës”, u shpreh gazetari.

Read more:23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundërshtojnë projektin “Mazniku” për bashkimin me Lushnjën

Sipas tij, ajo që kërkohet sot është një energji e re qytetare dhe një ndryshim i mënyrës së përfaqësimit politik.

“Protesta nuk duhet të jetë e përçarë. Qëllimi është dorëheqja e kryeministrit. Gjithçka është në dorën e ndërgjegjes së qytetarit, sepse qytetari e ka 100 për qind në dorë”, tha Stafa.

“Është si një pikë që po gërryen gurin. Rama po u thotë bizneseve: mos ju shoh në protestë. Ka denoncime se njerëzve u është thënë të mos dalin në protestë. Por ata e kanë vrarë frikën, sepse nuk kanë çfarë të durojnë më”, deklaroi ai.

Në vijim, Stafa theksoi se nëse qytetarët arrijnë ta kapërcejnë frikën, vullneti i tyre mund të bëhet faktor përcaktues.

Read more:Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)

“Nëse në shtator e vrasin frikën, askush nuk ua del dot përpara vullnetit të tyre. Duhet qëndrueshmëri dhe duhet të luftosh për atë që beson”, u shpreh gazetari.

Në fund, Stafa foli për hendekun që, sipas tij, ekziston mes elitës politike dhe pjesës më të madhe të shoqërisë shqiptare.

“Ata kur i bie sëmundja shkojnë jashtë me avion për kurim, fëmijët i arsimojnë jashtë. Nuk ka fëmijë deputetësh që nuk ia dalin, që nuk blejnë dot shtëpi. Ka dy realitete: realiteti luksoz i pushtetit dhe realiteti i shqiptarëve. Ky është një nga problemet dhe dramat më të mëdha që i ndodh një vendi”, përfundoi Osman Stafa.

Lexo edhe
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Tags: #avion #Edi Rama #farmaci #Femije #Fëmijët #Hungari #jetë #Kryesore #Osman Stafa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 5 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 22 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin