Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ju keni për t’ia kthyer reston kësaj politike, erdhi shtatori!”/ Fjalimi i gazetarit Stafa ngre peshë Bulevardin: Diaspora, zemra e Shqipërisë, erdhi! Protesta, historia më e bukur e vendit!
Politikë

“Ju keni për t’ia kthyer reston kësaj politike, erdhi shtatori!”/ Fjalimi i gazetarit Stafa ngre peshë Bulevardin: Diaspora, zemra e Shqipërisë, erdhi! Protesta, historia më e bukur e vendit!

• 14 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari i News24, Osman Stafa, iu drejtua protestuesve në ditën e 76-të të protestës, duke e cilësuar tubimin si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit.

Ai theksoi se këtë herë sheshi nuk është mbushur nga partitë politike, por nga qytetarët.

Read more:Bllokim i nyjeve kyçe! Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku do të vendosen

Një pjesë të veçantë të fjalimit ia kushtoi diasporës shqiptare, e cila udhëtoi nga vende të ndryshme të botës për t’iu bashkuar protestës. Sipas tij, largimi i shqiptarëve nga vendi është pasojë e politikave që nuk u kanë dhënë mundësi të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Read more:Avokati shqiptaro-britanik, Kastriot Berberi: Qeveria e sheh ekspertizën e diasporës si kërcënim për pushtetin

Stafa falënderoi diasporën për pjesëmarrjen në protestë dhe theksoi se tubimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë marrë një rëndësi të veçantë. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për gjendjen e sistemit shëndetësor, duke përmendur rastet e pacientëve që, sipas tij, përballen me mungesë të trajtimit të duhur.

Read more:Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: Një vend që nuk siguron burimet jetike dhe nuk prodhon ilaçe, s’mund të mbrojë popullin e tij

Në fund, gazetari iu drejtua protestuesve duke theksuar se temperaturat e larta nuk i kanë ndalur dhe paralajmëroi një vjeshtë të fortë politike.

Read more:“Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit

“Kjo protestë është më e bukura që ka parë historia. 76 ditë nuk janë numra që këta duan t’i shesin, por është historia më e bukur që ka parë vendi në gjithë historinë e saj. Ju nuk jeni vetëm protestues, por misionarë, që nuk i ka parë vendi në gjithë historinë e tij. Është fatkeqësi që këto sheshe i ka mbushur partia, por këtë herë i ka mbushur Shqipëria. Ky shesh nuk e duron dot më vjedhjen, shpopullimin. Qytetarë, nuk jeni vetëm kaq, por sa shumë mbështetje, sa shumë zemra janë në këtë protestë. Diaspora erdhi, zemra e Shqipërisë. Diaspora, e cila u detyrua që të largohej nga Shqipëria. Ata që shoqërova që nga Stacioni i Trenit, ishin këta të rinj, por kishin dashurinë për Shqipërinë dhe fluturuan me mijëra kilometra për të valëvitur flamurin kuqezi. Politika i largoi nga vendi, nuk i la që të ndërtonin familjen e tyre, të ardhmen. Diaspora ka për t’ua kthyer reston këtyre. Këta i larguan. Prindërit nuk kanë mundësi që të shohin fëmijët e tyre. Edhe kur ikin në botën tjetër, ikin me brenga. Sa shumë mesazhe kam marrë këto kohë të atyre prindërve që rrisin fëmijët jashtë dhe kanë brenga për prindërit e tyre. Faleminderit diasporë, që nuk e braktisni këtë komb. Është historike kjo protestë që ndodhi në Shqipëri, në këtë shesh. Është kaq historike protesta që bën diaspora në çdo shtet. Nuk janë korba, zorra, por më të bukurit e flamurit kuqezi! Sikur të ishin ngritur shqiptarët vetëm për spitalet, për Onkologjikun apo Neurologjinë. A ka fund më të trishtueshëm për një njeri që jeton dhe punon në Shqipëri dhe kur shkon me goditje në kokë i japin një zgjidhje: ose vdis, ose paralizohu! Jemi në ditët më të nxehta të verës, por si trembi shqiptarët? I ka bërë që të prishin planet dhe të jenë këtu në shesh. Më besoni, më shumë se kjo nxehtësi, nxehtësinë reale e ndjejnë këta këtu, politikanët, pasi po vjen shtatori. Shtatori do të jetë për Shqipërinë, jo për partinë.”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Tags: #Diaspora #Fëmijët #jetë #Osman Stafa #Partitë politike #Politika #Prindërit #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 7 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin