Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Jam Bashkim Ulaj’, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim
Kronikë

‘Jam Bashkim Ulaj’, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim

• 24 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Krimi Ekonomik në Policinë e Tiranës goditi një skemë mashtrimi të sofistikuar, ku autorët dyshohet se përdorën inteligjencën artificiale për t’i marrë 100 mijë euro një 70-vjeçari, pronar i një pike këmbimi valutor, duke u shtirur si biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj.

Policia arrestoi Brian Sericën, 31 vjeç, dhe Skerdi Metën, 23 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim një 31-vjeçar. Sipas hetimeve, autorët i dërguan mesazhe 70-vjeçarit duke iu prezantuar si një person i njohur i tij. Për ta bindur më tej, duke përdorur një telefonatë në videocall, ku përmes inteligjencës artificiale manipuluan pamjen për t’i shfaqur kambistit fytyrën e biznesmenit Bashkim Ulaj, me të cilin 70-vjeçari kishte njohje.

“Jam Bashkim Ulaj, jepi 100 mijë euro”, mësohet të kenë thënë ata.

Read more:Transportonin armë zjarri nga Kosova, 2 në pranga në Maminas! Sekuestrohen 3 pistoleta

Biseda me video zgjati vetëm pak sekonda, por ka mjaftuar që 70-vjeçari të besonte se kërkesa për paratë vinte nga vetë biznesmeni. Autorët i kërkuan 100 mijë euro, me pretendimin se do t’ia kthenin brenda pak orësh. I bindur se po komunikonte me personin që njihte, 70-vjeçari dorëzoi shumën prej 100 mijë eurosh tek një person që shkoi në subjektin e tij. Por, pasi afati i premtuar kaloi dhe paratë nuk u kthyen, kambisti telefonoi numrin nga i cili komunikuan, por ishte i bllokuar.

70-vjeçari kontaktoi më pas direkt Bashkim Ulajn, i cili i mohoi çdo dijeni për kërkesën dhe për marrjen e parave. Në këto kushte, 70-vjeçari bëri kallëzim në polici, duke vënë në lëvizje Krimin Ekonomik. Përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit mundën të gjurmojnë personin që mori shumën dhe mjetin me të cilin u largua. Automjeti rezultoi të ishte marrë me qira, çka i ndihmoi hetuesit në zbardhjen e mëtejshme të skemës dhe identifikimin e autorëve, të cilët janë nga Elbasani.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, si dhe nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 2, pas kallëzimeve të disa qytetarëve për raste mashtrimi dhe/ose vjedhjeje në subjektet e tyre, u finalizuan, në 24 orë, 2 operacione për zbardhjen e këtyre krimeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale. Konkretisht:

Read more:Revolta kundër Ramës/ “Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

-Në kuadër të operacionit të koduar “Shuma”, u arrestuan shtetasit B. S., 31 vjeç, dhe S. M., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. H., 31 vjeç.

Këta shtetas, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe duke iu prezantuar një 70-vjeçari, përmes mesazheve, si të njohur të tij, e kanë mashtruar 70-vjeçarin që ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave dhe i kanë marrë 100 000 euro me justifikimin se do t’ia kthenin pas disa orësh. 70 vjeçari, pasi nuk ka marrë shumën e dhënë në orën e premtuar, ka njoftuar menjëherë Policinë.

Read more:“Rama zbuloi se 40 % të aksioneve të kompanisë turke janë për të dhe Ballukun”/ Berisha për aeroportin e Vlorës: Janë aksionerët e vërtetë, përcaktuan për veten 130 mln euro bileta të munguara

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit R. H., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka shkuar te subjekti i 70-vjeçarit dhe ka marrë shumën e eurove, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast”, njoftoi Policia.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:37

Videocall me imazhin e Bashkim Ulajt të krijuar me AI, si 3 të rinjtë në Tiranë mashtruan 70-vjeçarin kambist dhe i morën 100 mijë euro (VIDEO)

1787582374_tirane.JPG

Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës ka arritur që të godasë grupin e mashtrimit që arritën ti merrnin 100 mijë euro 70-vjeçarit.

Read more:Resorti i Bashkim Ulajt/ Rrethohet përsëri me mure e hekura kantieri në Rrjoll, banorët sërish në protestë, shkojnë për ta shembur (VIDEO)

Ky i fundit kishte një pikë këmbimi valutor dhe kishte njohje me biznesmenin Bashkim Ulaj. Autorët e dyshuar i kanë shkruar 70-vjeçarit në emrin e Ulajt dhe gjatë bisedës e kanë marrë me videocall.

Biseda me video ka zgjatur pak sekonda ku përmes inteligjencës artificiale kambistit i ka dalë fytyra e biznesmenit Ulaj.

Read more:Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

Në këto kushte 70-vjeçari është bindur se 100 mijë eurot ia kërkonte biznesmeni dhe i ka dorëzuar. Pas disa orësh kambisti ka telefonuar numrin që kishte folur, por autorët i kishin bërë bllok.

70-vjeçari më pas ka marrë në telefon numrin e Bashkim Ulajt, i cili i ka thënë se nuk kishte dijeni. Pas kallëzimit, Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës nisi hetimet ku përmes kamerave të sigurisë të personit që mori paratë arriti që të lokalizonte edhe mjetin që përdorën autorët, mjet që rezultoi i marrë me qira. Ndërkohë më pas blutë arritën të identifikojnë autorët, të cilët janë nga Elbasani.

Lexo edhe
Kronikë

Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka

Kronikë

Përfshihet nga flakët një kamion pranë Laçit, tym i zi mbulon zonën! Rëndohet trafiku

Tags: #bashkim ulaj #Biseda #Brian Serica #elbasani #euro #kembim valutor #Krimi #Mashtrim #Skerdi Meta #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka
  • Përfshihet nga flakët një kamion pranë Laçit, tym i zi mbulon zonën! Rëndohet trafiku
  • Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)
  • Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja
  • Kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë kontrollit të makinës, arrestohet 30-vjeçari në Dibër
Nga të njëjtat tag-e
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka
  • “Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Socialistë e demokratë largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune
  • Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO)
  • Tiranë, gjenden 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash në burgun 313
  • “Asnjë vendim për përjashtimin e Primareve”/ Alimehmeti kandidat potencial i PD për bashkinë e Tiranës? Berisha: Do të vendosim…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 34 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 11 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka

Pesë vatra zjarri aktive janë aktualisht në të gjithë vendin ndërsa 5 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është…

• 31 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Përfshihet nga flakët një kamion pranë Laçit, tym i zi mbulon zonën! Rëndohet trafiku

Një kamion ka shpërthyer në flakë sot në rrugë pranë Laçit, për fat të mirë pa pasoja në…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

Dy të rinj,kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës. 27 dhe 31-vjeçari u kapën në afërsi të…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by