Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh
Politikë

“Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh

• 25 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Ergys Mërtiri, në një intervistë për News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te protesta që ka arritur ditën e saj të 87-të, riorganizimi i mazhorancës pas takimit dyditor në Pogradec, si dhe e ardhmja e opozitës dhe roli i drejtësisë.

Sipas Mërtirit, deklaratat e kryeministrit Edi Rama se opozita nuk ka forcë ta rrëzojë janë një përpjekje për të përcjellë mesazhin se ai nuk ka një zëvendësues në skenën politike. Analisti theksoi se i vetmi faktor që e mban Ramën në pushtet është prania e Sali Berishës përballë tij.

Read more:“Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!

“Për sa kohë njerëzit zëvendësuesin e duan edhe më pak se atë që është në pushtet, ai që është në pushtet qëndron. Ky është problemi me politikën shqiptare prej vitesh. Njerëzit nuk janë gati që Ramën ta zëvendësojnë me Berishën, ndaj protestuesit kërkojnë dorëheqjen e të dyve. Po të ikë Berisha, Rama mbetet pa garancinë e tij kryesore,” deklaroi Mërtiri.

Protesta e 87 ditëve në shesh, sipas analistit, tregon një qëndrueshmëri dhe dinjitet të lartë qytetar përballë një politike të kapur. Mërtiri parashikoi se muaji shtator mund të rrisë tensionin politik dhe masivitetin në shesh me rikthimin e studentëve dhe nisjen e punimeve të Kuvendit.

Read more:“‘Make up-i’ i qeverisë në shtator nuk bën punë”/ Edison Lika paralajmëron: Nuk tërhiqemi! Në seancën e parë të Kuvendit do të…

“Protestës nuk i mungon asgjë, i mungon reagimi nga një realitet politik i kapur. Në shtator, me rikthimin e rinisë dhe nisjen e seancave parlamentare më 10, 17 apo 24 shtator, prania e mijëra qytetarëve te dera e Kuvendit do ta bëjë të pamundur menaxhimin nga ana e policisë. Kjo mund të prodhojë mosbindje civile dhe një krizë më të gjerë institucionale,” tha ai.

Analisti nënvizoi se opozita po shtiret sikur nuk e lexon drejt kërkesën e sheshit, i cili kërkon rotacion të plotë të klasës së vjetër politike.

Read more:‘Territorialja’, Divjaka proteston për të 8-ën ditë shkrirjen me Lushnjen! Qytetarët mbledhin firma për një peticion për anulimin e reformës (VIDEO)

“Berisha bën sikur nuk e dëgjon thirrjen ‘Rama në burg, Berisha në burg’. E vetmja mënyrë se si ai mund t’i ndihmojë kësaj proteste është të dorëhiqet. Dorëheqja e tij do të çlironte energji të reja, do të ngjallte optimizëm dhe do t’i hiqte Ramës arsyetimin kryesor për të qëndruar në pushtet,” theksoi Mërtiri.

Lexo edhe
Politikë

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë

Politikë

“Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme

Tags: #Burg #Dera #E ardhmja #Edi Rama #Kryesore #opozita #pogradec #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë
  • “Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme
  • Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!
  • “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje! Të korruptuarit do të shpallen tradhtarë
  • “Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Socialistë e demokratë largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune
Nga të njëjtat tag-e
  • 88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë
  • Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!
  • “Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme
  • “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje! Të korruptuarit do të shpallen tradhtarë
  • 87 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 28 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë

Sot shënohet dita e 88-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme

I dyshuari për mashtrim dhe përvetësim me anë të mashtrimit në Shqipëri, Ermal Beqiri, u arrestua pasi fluturoi…

• 12 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!

Në ditën e saj të 87-të radhazi, protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar me fjalimet e aktivistëve…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by