Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%
Ekonomi

Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%

• 26 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Turizmi po shton konsumin në muajt e verës, ndërtimi po gjeneron të ardhura përmes taksave dhe rritja e të ardhurave personale po ushqen më tej shpenzimet.

Kjo është panorama që na ofron realizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve për 7 muajt e vitit.

Ministria e Financave bën të ditur se arkës së shtetit i janë shtuar 511 milionë euro më shumë nga janari-korrik, por pas kësaj shifre rekord fshihet më shumë se një rritje e të ardhurave buxhetore, duke bërë që të ardhurat të arrijnë në 484.6 miliardë lekë, 11.8% më shumë se një vit më parë.

Read more:“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Të ardhurat tatimore, si të ardhurat nga TVSH-ja neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat nacionale, u realizuan në shumën 165.9 miliardë lekë, 15.7 miliardë lekë ose 10.4% më shumë se 7-mujori i vitit 2025. Dhe është konsumi një nga sektorët ku po gjenerohen më shumë të ardhura.

Ndalur te TVSH-ja neto, në kulmin e sezonit veror ky zë jep më shumë të ardhura, teksa arriti në 49 miliardë lekë, rreth 106 milionë euro më shumë, apo 25.1% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më shumë turistë do të thotë më shumë shpenzime për hotele, restorante, transport, tregti dhe shërbime. Vetëm në korrik, TVSH-ja e arkëtuar arriti në 22.7 miliardë lekë, niveli më i lartë për këtë muaj krahasuar me vitet e mëparshme.

Por turizmi nuk është i vetmi motor i arkëtimeve.

Read more:“Gushti nxori zbuluar propagandën e mashtrimit”/ Denoncimi i Muçollarit: Tirana po digjet e po mbytet në plehra, ndërsa miliardat derdhen në beton

Rreth një e treta e rritjes së të ardhurave totale, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, lidhet me taksat vendore, kryesisht me taksën e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Vetëm ky zë ka dhënë rreth 16 miliardë lekë më shumë në rritjen e arkëtimeve.

Edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë rritur me 17.3%, ndërsa fondet speciale, ku përfshihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, janë rritur me 13.4%.

Read more:“Kam patur rrogë deputeti që 22 vjeç dhe dieta si ministër”, Meta në GJKKO: Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort

Ndalur te shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën janar-korrik 2026, ato arritën në rreth 433.2 miliardë lekë, me një realizim në masën 98.2% të planit të periudhës.

Në një total prej 484.6 miliardë lekë të ardhurash dhe shpenzime prej 433.2 miliardë lekësh, suficiti ka arritur në 51.4 miliardë lekë, apo, thënë ndryshe, 511 milionë euro.

Lexo edhe
Ekonomi

Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime

Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Tags: #euro #Ministria e Financave #motor #ndërtimi #Shpenzimet #transport #Turizmi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Revolta si shpresa e fundit – Ide 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime

Pronarët e automjeteve që kanë dalë jashtë përdorimit mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim,…

• 23 orë më parë • 5 min lexim
Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Ekonomia shqiptare po shoqërohet me rritje të të ardhurave buxhetore ku një rol të rëndësishëm luajnë arkëtimet nga…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni

Shqipëria pritet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.5% gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni parashikohet të jetë në…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin