Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Plagosja e ‘Guccit’ të TikTokut në Durrës, arrestohet 35-vjeçari në Berat! Në kërkim që prej dhjetorit të kaluar (VIDEO)
Kronikë

Plagosja e ‘Guccit’ të TikTokut në Durrës, arrestohet 35-vjeçari në Berat! Në kërkim që prej dhjetorit të kaluar (VIDEO)

• 26 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 35-vjeçar në kërkim për vrasje në tentativë është arrestuar në Berat. Bledar Çuni së bashku me dy persona të tjerë plagosën me armë zjarri Fabion Kuçin ndryshe i njohur si ‘Gucci’ në TikTok, teksa ndodhej në një lokal në lagjen nr.9, Durrës.

Ngjarja u regjistrua në 15 dhjetor të vitit të kaluar, ku tre autorët u afruan me me një automjet lokalit ku po qëndronte Kuçi dhe qëlluandrejt tij. Si pasojë 34-vjeçari mbeti i plagosur lehtë.

Ndërkohë në maj të këtij viti, në prangara edhe një nga bashkëpunëtorët, 23-vjeçari Florian Brahaj. Edhe ndaj tij rëndon akuza “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Read more:Dita e Abaz Aliut kulmon pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, baba Mondi: Në këtë vend të shenjtë na bashkon besimi dhe dashuria për njeriun! Janë vlera që duhet t’i ruajmë (VIDEO)

Fabion Kuçi nuk është i panjohur për policinë, pasi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale.

Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj para incidentit dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë përfshihej në debate dhe përplasje me personazhe të tjerë për shkak të postimeve që publikonte.

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, pas administrimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një lokal në qytetin e Beratit dhe kapjen e shtetasit:

Read more:U arratis gjatë operacionit antidrogë në Pukë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat e kanabisit me armë

B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.

Read more:Arrestohet ‘si nëpër filma’, 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO)

35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njoftoi sot policia.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë

Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Tags: #angli #Armë #automjet #Berat #Burg #debate #Durres #Gjykata #tentative vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
Nga të njëjtat tag-e
  • Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 6 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 2 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë

Stuhia që ka përfshirë vendin, me ere të fortë dhe shi të fortë ka shkaktuar dëme kryesisht në…

• 3 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Disa persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia në Gramsh, ku janë sekuestruar rreth…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin