Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Sarandë/ Protestë kundër terminalit të ri të autobusëve, qytetarët: Më shumë kosto dhe vështirësi, urbani i rrallë! Lidhja me Delvinën si Tirana me Kamzën
Sociale

Sarandë/ Protestë kundër terminalit të ri të autobusëve, qytetarët: Më shumë kosto dhe vështirësi, urbani i rrallë! Lidhja me Delvinën si Tirana me Kamzën

• 26 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vetëm një muaj e gjysmë pasi hapi dyert dhe filluan udhëtimet e para, terminali i ri për transportin publik në qytetin e Sarandës është shndërruar në një problem për qytetarët.

Një grup prej tyre dolën këtë të mërkurë në një protestë para bashkisë, kryesisht të moshuar dhe shoferë, operatorë e udhëtarë të linjave ndërqytetëse që lidhin Sarandën me zonat përreth, Delvinën apo fshatrat e Finiqit dhe Konispolit.

Tashmë që autobusët nuk futen më në qytet por ndalojnë në terminal, 1.5 kilometra larg qendrës së qytetit, mijëra udhëtarëve çdo ditë do të duhet të marrin një tjetër urban, i cili vjen shumë rrallë. Më të dëmtuar sipas protestuesve janë të moshuarit, të cilët nga zonat rurale udhëtojnë drejt Sarandës për vizita mjekësore.

Read more:Të ardhura nga trafiku i drogës, Arbër Muçës i konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri (LISTA)

“Në fshatrat që kam në ngarkim mund të gjesh vetëm pleq. Nëse marr gjashtë apo shtatë veta, pesë do t’i çoj në spital për analiza. Nuk është e leverdishme që plaku të vijë në Terminal e pastaj të kthehet përsëri me autobus. Duhet të vihet dorë për fshatrat, sepse është gjynah”, thotë një shofer linje.

“Të gjitha institucionet janë në Sarandë: gjykata, shkollat, spitalet, analizat. Një i moshuar që vjen esëll për të bërë analiza, a mund të bëjë edhe një orë rrugë deri në spital? Të pyetet populli njëherë për problemet që ka”, shprehet një qytetar.

Jo vetëm që mungon transporti urban i shpeshtë që të mund të ccojë nga terminali në stacionet e qytetit, por edhe kostot e shtuara janë një barrë e madhe për ata që shpesh i duhet të shkojnë shpesh në Sarandë.

Read more:Analiza e DW: A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

“Bileta ishte 1500 lekë dhe tani paguajmë 2000. Pse duhet të rritet bileta në mënyrë artificiale? Ne vijmë në Sarandë për punë dhe për shërbime”, shprehet një protestues.

Kërkesë të veçantë kanë linjat që lidhen Sarandën me Delvinën. Sipas protestuesve dy qytetet kanë marrëdhënie ta veçanta dhe duhet të lidhen me një linjë urbane, si ato që lidhen kryeqytetin Tiranë me Vorën dhe Kamzën.

“Delvinë–Sarandë është një linjë historike që vazhdimisht ka sjellë punëtorë. Tani shumë veta kanë ndërprerë punën, sepse ka edhe kosto shtesë. Nuk arrijnë dot të vijnë e të marrin shërbimet që u duhen.”

Read more:Në kërkim nga Kosova për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 57-vjeçari në Durrës (EMRI+VIDEO)

Më herët qytetarët e Delvinës kanë depozituar ankesat e tyre pranë institucioneve, ndërsa rreth 350 banorë kanë firmosur një peticion kundër situatës së krijuar pas zhvendosjes së stacionit në terminal.

Për ta, debati nuk lidhet vetëm me Terminalin e ri, por me aksesin e qytetarëve në shërbimet bazë dhe me koston që kjo mënyrë e re e organizimit të transportit sjell për banorët, veçanërisht për të moshuarit dhe familjet që varen çdo ditë nga transporti publik.

Lexo edhe
Sociale

I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare (VIDEO)

Sociale

Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%

Tags: #Analiza #autobus #Bashkia Sarande #Bileta #delvine #Gjykata #Lidhja #sarande #transporti urban #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare (VIDEO)
  • Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%
  • Ditë me vranësira, por me temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Qeveria nis monitorimin e çmimeve të produkteve bazë me ‘Price Watch Albania’, Ibrahimaj: Do t’i gjurmojmë nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve (VIDEO)
  • Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’ Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%
  • Policia ‘blindon’ Vlorën, kontrolle në automjetet që hyjnë e dalin nga qyteti! Në fokus identifikimi i personave me precedentë kriminalë (VIDEO)
  • ‘Pse filmon?’- 46-vjeçari dhunohet nga disa persona pranë portës së shembur të Kakomesë, transportohet drejt spitalit të Janinës (EMRI)
  • Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish! Shkon deri në 3000 euro shtesë
  • Pagat e gjyqtarëve/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses rrezikon shtetin e së drejtës, Kuvendi të ndërhyjë menjëherë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 15 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 12 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 11 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

I mbushur me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve shqiptare (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Thethi mëngjesin e kësaj të enjteje. I mbushur me turistë,…

• 6 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%

Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër…

• 36 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Ditë me vranësira, por me temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në…

• 36 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by