Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. SKEDA e plotë/ Sot në qeli, kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI për mjedisin te pasuria miliona euro! Biznesi i duhanit dhe ‘zbulimi i arit’ te teknologjia e informacionit
Kronikë

SKEDA e plotë/ Sot në qeli, kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI për mjedisin te pasuria miliona euro! Biznesi i duhanit dhe ‘zbulimi i arit’ te teknologjia e informacionit

• 27 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Më 22 korrik të vitit 2025, Ergys Agasi, do të shkelte për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u marrë në pyetje. Vetëm një muaj më herët me vendim gjykate atij i ishin kontrolluar ambientet e bizneseve dhe banesa e tij.

Asnjëherë më parë emri i tij nuk ishte lidhur me ndonjë aktivitet të paligjshëm, edhe pse shpesh akuzat politike e lidhnin në marrëdhënie me grupe kriminale. Ergys Agasi, sot vetëm 39-vjeçar, djali i një socialisti të vjetër si Bardhyl Agasi, do t’i futej jetës publike në vjeshtën e vitit 2013. Kur ishte 26-vjeç, me propozim të atëhershëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës, ai do të emërohej drejtues i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

Këtë post do ta mbante deri në vitin 2017, kur koalicioni qeverisës LSI-PS u prish, me Agasin që dha dorëheqjen teksa falënderonte si vizionar ministrin e atëhershëm të Mjedisit, Lefter Koka.

Read more:DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin

Më pas Ergys Agasi do t’i futej seriozisht botës së biznesit. Më herët ai rezultonte që prej vitit 2011 bashkëthemulues me disa shtetas grekë i një kompanie import-eksporti të quajtur “Agasi Markoudis Group”, ndërsa në 2016-n kishte krijuar “EA LOGISTICS” e cila vetëm një vit më vonë u bë “EA TOBACCO”, një kompani për tregtinë e cigareve. Do të ishte pikërisht ky biznes që do ta vendoste për herë të parë në radarët e SPAK Ergys Agasin, në momentin kur bleu “Albanian Tabak Fabrika e Cigareve”, që u akuzua për kontrabandë duhani.

Përmes “EA TOBACCO” në vitin 2020 Ergys Agasi do të blinte 100% të aksioneve të “SPECIAL TOBACCO”, të cilës i ndërroi emrin duke rikthyer “EA LOGISTICS”, biznes me objekt “Aktivitete shërbimi, shitje, blerje cigaresh dhe produkte duhani shumicë dhe pakicë”.

Por të pasur Ergys Agasin dhe subjekt të Prokurorisë speciale në Tiranë do ta bënin të tjera biznese por dhe lidhje të reja politike. Në vitin 2023 ai do t’i futej fushës së teknologjisë së informacionit. Më 15 Mars 2023 Agasi krijon si ortak i vetëm kompaninë EA Solution SHPK (emri duke ndjekur traditën e inicialeve të tij në çdo kompani), me objekt kryesor “Zhvillimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe programeve në fushën e teknologjisë së informacionit”.

Read more:Arrestimi i Ergys Agasit/ “Hetimet penale të nxjerrin përgjegjësit”, reagon Ervin Salianji: Rama autorizoi kapjen e shtetit nga bandat, zullumi po i mbyt

Dhe pikërisht me këtë kompani SPAK thotë në dosje se Ergys Agasi mori, përmes një serie transaksionesh mes viteve 2023 dhe 2025, mbi 9 milionë euro, në formë ryshfeti për ndikimin e tij për paracaktimin e tenderave të AKSHI-t.

Sipas vendimit të Gjykatës për sekuestrimin e pronave dhe pasurive të tij, përmes shoqërisë së tij “EA Solution”, Agasi “ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare nga operatorët ekonomike “Soft & Solution” sh.p.k., në pronësi të Ermal Beqirajt, “Fastech” sh.p.k. të Andis Papës dhe “First” sh.p.k. të Gëzim Hoxhës.

Read more:Zjarret, 6 vatra aktive në vend! Ndërhyhet me 2 avionë në Malin e Çikës në Palasë, riaktivizohen flakët në Bulqizë e Pishë Poro

Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezulton nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur. Hetimi dokumentoi se EA Solution nuk zotëronte asnjë kapacitet teknologjik apo burim njerëzor për të përmbushur angazhimet që formalisht merrte përmes kontratave.

Përvecc pagesave direkte Agasi merrte edhe shpërblime të tjera sipas SPAK, siç ishin verërat e shtrenjta, që shkonin mbi 900 mijë euro.

Më 16 dhjetor 2025 SPAK do ta shpallte në kërkim Ergys Agasinpasi më herët kishte marrë një vendim “arresti me burg” nga GJKKO. Ai akuzohej për konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës dhe heqje e paligjshme e lirisë për pengmarrjen e Gerond Meçes, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera e kryer si grup kriminal, pastrim parash etj.

Read more:Librazhd/ Kur yjet ndriçojnë festën, një natë ndryshe në Fushë-Studën! Artistë të njohur i bashkohen aktivitetit nën qiellin e hapur (FOTOT)

4 muaj më vonë SPAK do t’i shtonte edhe akuzën e korrupsionit pasiv. Po në prill 2026 GJKKO vendosi sekuestron e rreth 30 pasurive të Argys Agasitqë kapin vlerë disa milionë euro, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution.

Agasi tashmë në pranga, figuron edhe pronar i 30% të aksioneve të ekipit të futbollit Dinamo City, bashkëortak me Adrian Bardhin dhe FORTIS BETON CO të Orest Sotës, i arrestuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Read more:Ministri belg i Mbrojtjes zgjedh Shqipërinë për pushimet verore! Theo Francken luan padel në Berat dhe pritet nga Nufi në Vlorë: Është bukur këtu! (VIDEO)

Përveç Sotës, Agasi përmendet si një person me lidhje të ngushta me grupe të ndryshme kriminale në vend, i akuzuar shpesh si koordinator i krimit në vend.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve

Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Tags: #AKSHI #Aktivitet #Aktivitete #AMP #apartamente #Banesa #dosja akshi #ergys agasi #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Nga të njëjtat tag-e
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 3 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve

Një tjetër ditë tensionesh e përplasjesh të forta mes policisë dhe protestuesve këtë të premte në Tiranë. Djegiet…

• 2 orë më parë • 32 min lexim
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 1 ditë më parë • 21 min lexim
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 2 ditë më parë • 39 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin