Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Arrestimi i Ergys Agasit/ “Hetimet penale të nxjerrin përgjegjësit”, reagon Ervin Salianji: Rama autorizoi kapjen e shtetit nga bandat, zullumi po i mbyt
Politikë

Arrestimi i Ergys Agasit/ “Hetimet penale të nxjerrin përgjegjësit”, reagon Ervin Salianji: Rama autorizoi kapjen e shtetit nga bandat, zullumi po i mbyt

• 27 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ervin Salianji ka reaguar për arrestimin e Ergys Agasit. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Salianji thotë se hetimet penale duhet të shkojnë deri në fund dhe të nxjerrin përgjegjësit, kudo që të jenë dhe pavarësisht sa lart të çojnë gjurmët.

Sipas tij rasti Agasi e ka ekspozuar qartë realitetin, Edi Rama ka autorizuar kapjen e shtetit nga njerëz pa mandat, pa përgjegjësi dhe me lidhje me botën kriminale vetëm për interesa personale qoftë të pérdorimit politik për vota apo përfitimeve financiare!

Reagimi:

Arrestimi i Ergys Agasit ishte një denoncim më vete për gjithçka është ekspozuar prej vitesh për qeverinë dhe për shtetin që ka ndërtuar Edi Rama.

Read more:Incident me simbolet kombëtare në Pustec – Salianji: E papranueshme mosvendosja e Himnit Shqiptar, shteti nuk negociohet

Segmente të rëndësishme të qeverisë, strukturave të sigurisë kombëtare, policisë dhe shërbimeve shtetërore të vëna në dispozicion të aventurierëve, të cilët për shkak të lidhjeve me botën e krimit, kane fituar një pushtet që nuk ia ka dhënë askush me votë.

Elementet e zbuluara nga hetimet e SPAK flasin për influencë në tendera miliona euroshe, përdorim të grupeve kriminale për kërcënime dhe përdorim të zyrtarëve të shtetit për ndarjen e parave publike sikur të ishin prona të babait të tyre dhe jo pasuri e qytetarëve.

Edhe lëvizja e tij në mes të ditës, i lirë dhe i shoqëruar nga një ish-zyrtar i lartë i Policisë, i cili deri pak muaj më parë vendoste se kush do të drejtonte policinë, është një tjetër dëshmi e kapjes së shtetit.

Read more:Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi! Koçiu: Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar

Këta nuk janë njerëz të zgjedhur nga qytetarët por imponime të Edi Ramës. Janë produkti i një sistemi ku pushteti politik, paratë publike dhe strukturat shtetërore janë vënë në shërbim të interesave të një grushti njerëzish.

Hetimet penale duhet të shkojnë deri në fund dhe të nxjerrin përgjegjësit, kudo që të jenë dhe pavarësisht sa lart të çojnë gjurmët.

Read more:Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’ Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

Por politikisht, rasti Agasi e ka ekspozuar qartë realitetin, Edi Rama ka autorizuar kapjen e shtetit nga njerëz pa mandat, pa përgjegjësi dhe me lidhje me botën kriminale vetëm për interesa personale qoftë të pérdorimit politik për vota apo përfitimeve financiare!

Por ka një gjë që nuk e kontrollojnë dot, Qytetarët! Protesta po rritet. Zemërimi po rritet. Zullumi po i mbyt e kur një pushtet fillon të mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë, do të thotë se është në fund.

Janë në fund!

Lexo edhe
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Tags: #Edi Rama #ervin salianji #Facebook #Prona #Protesta #pushteti #rama #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 3 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 2 lexime · 29 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin