Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi! Koçiu: Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar
Kronikë

Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi! Koçiu: Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar

• 18 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 23
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ana Dyrmishit, 25-vjeçarja që ka pësuar djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, është transferuar në Turqi, për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga QSUT dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke, pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Shpenzimet për trajtimin e pacientes në Turqi do të mbulohen nga shteti shqiptar.

Read more:Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

6 persona, 5 nga Kosova dhe 1 nga Rrësheni, u lënduan nga zjarri që përfshiu mëngjesin e së dielës hotelin në Lungomare. Në përpjekje për të shpëtuar, pushuesit u detyruan të hidheshin edhe nga ballkonet për t’u shpëtuar flakëve.

Veç Dyrmishit, nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit. Të plagosurit e tjerë, dy prej të cilëve, Nderim dhe Arlinda Rexhepi, përfunduan te ‘Trauma’ nga frakturat, janë në gjendje të stabilizuar.

Read more:Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

Zjarri nisi në katin e parë të hotelit për shkak të defektit në prizën elektrike të frigoriferit.

Brenda godinës së “Brooklyn Hotel” në pronësi të Manushaqe Abazit, kishte dhe pushues të tjerë të huaj të cilët fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.

Read more:Lirohet nga detyra drejtoreshën e QSUT, ja kush do ta zëvendësojë Anxhela Paparizon

Pas zjarrit, autoritetet janë vënë në lëvizje për kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:07

25-vjeçarja që i mbijetoi zjarrit në Vlorë niset për kurim në Turqi, Koçiu garanton mbështetjen e qeverisë: Ana nuk është vetëm, do të marrë trajtimin më të mirë!

Ndërsa Ana Dyrmishi po transferohej drejt Turqisë për të vijuar trajtimin e specializuar pas djegieve të rënda që pësoi nga zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, zv.kryeministrja Albana Koçiu përcolli një mesazh mbështetjeje për 25-vjeçaren, duke garantuar se qeveria shqiptare do të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të saj.

Read more:“E ardhmja, një Shqipëri e Re”/ Mesazhi i të riut: Shqipëria europiane nuk pranon figura të kalbura si Rama e Berisha!

Përmes një postimi në Facebook, Koçiu tha se institucionet janë angazhuar që në momentet e para për t’i garantuar Anës ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas trajtimit në QSUT, u bë i mundur transferimi i saj në një spital të specializuar në Turqi në bashkëpunim me autoritetet turke.

“Pas zjarrit në hotelin në Lungomare, Ana vetëm 25 vjecc po përballet me një nga betejat më të vështira të jetës/. Ajo ka pësuar djegie në 85 % të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Që në momentet e para, rastin e Anës e kemi ndjekur me vëmendje të plotë dhe jemi angazhuar për t’i garantuar çdo ndihmë dhe kujdes mjekësor. Pas marrjes së ndihmës së parë në QSUT, mjekët na kanë rekomanduar vijimin e trajtimit në një qendër të specializuar jashtë vendit. Përballë kësaj situate, kemi ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur transferimin e saj drejt Turqisë, në bashkëpunim me autoritetet turke. Atje do të vijojë trajtimin dhe kujdesin e specializuar që kërkon gjendja e saj. Në këto momente, Ana po transportohet drejt Rinasit për tu nisur drejt Turqisë. Qeveria shqiptare do të vijojë të jetë pranë Anës dhe familjes së saj duke bërë gjithçka që është e mundur që ajo të marrë kujdesin më të mirë, trajtimin më të specializuar dhe çdo mundësi për ta fituar këtë betejë. Ana nuk është vetëm në këtë moment të vështirë. I uroj forcë, kurajo dhe shërim sa më të shpejtë” tha Koçiu

Read more:Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

Zv.kryeministrja theksoi se qeveria do të jetë pranë 25-vjeçares dhe familjes së saj gjatë gjithë kësaj beteje.

“Të gjitha shpenzimet për trajtimin në Turqi do të mbulohen nga Qeveria Shqiptare. Në këtë betejë, Ana nuk është vetëm. Do të vijojmë të jemi pranë Anës dhe familjes së saj, duke bërë gjithçka të mundur që ajo të marrë kujdesin dhe trajtimin më të mirë. Forca Ana. Urojmë shërim të shpejtë edhe për dy pacientët e tjerë që ndodhen në QSUT dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor”, shkroi Koçiu në rrjete sociale

Lexo edhe
Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Tags: #Albana Koçiu #Ana Dyrmishi #arlinda rexhepi #djegie #Facebook #hotel brooklyn #jetë #QSUT #Vlore #zjarr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Top Channel ka siguruar dosjen hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku zbardhen detaje të reja nga dëshmitë…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

TIRANË– Prokuroria e Posaçme po zgjeron hetimet për të vërtetuar qëndrojnë apo jo denoncimet e bëra pak javë…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Avokatisë,…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by