Ka përfunduar sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 89-të të qëndresës qytetare, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të vijuar më pas lëvizjen përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.
Me pankarta në duar dhe nën ritmin e thirrjeve të njëpasnjëshme, turma e protestuesve është zhvendosur nga sheshi përpara godinës qeveritare për të bllokuar në mënyrë simbolike rrugët kryesore të Tiranës.
Read more:“Në pranga jo vetë Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
Gjatë marshimit, qytetarët janë dëgjuar thirrje të forta drejtuar të gjithë faktorëve politikë në vend: “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”, duke rikonfirmuar kërkesën e tyre për rënien e qeverisë, reformimin e sistemit dhe largimin e elitës së vjetër politike.




