Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Arkitektja rendit problematikat e Tiranës nga protesta e 89-të: Me shtatorin nis trafiku, rikthehet propaganda se fajin e kemi ne! Na e shitën betonin si kënd lojërash
Politikë

Arkitektja rendit problematikat e Tiranës nga protesta e 89-të: Me shtatorin nis trafiku, rikthehet propaganda se fajin e kemi ne! Na e shitën betonin si kënd lojërash

• 27 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arkitektja Dorjana Musai, e pranishme në protestën e 89-të qytetare para Kryeministrisë, ka folur për problematikat me të cilat përballet Tirana, duke u ndalur te trafiku, ndërtimet dhe zhvillimi urban i kryeqytetit.

Ajo kritikoi mënyrën se si është trajtuar problematika e trafikut në Tiranë, duke thënë se përgjegjësia është zhvendosur te qytetarët.

Read more:Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

“Kryebashkiaku na mësonte që të ecnim me biçikletë, ta linim në shtëpi makinën. Problemi u bëmë ne. Ne bëjmë trafikun, marrim makinën, ne parkojmë keq, s’dimë të qarkullojmë”, tha arkitektja.

Musai u ndal edhe te ndërtimet dhe ndërhyrjet urbane, duke kujtuar kundërshtimet për betonizimin e zonave të gjelbra. Më tej, arkitektja përmendi edhe zonën pranë stadiumit, duke kritikuar zhvillimin urban dhe numrin e madh të lokaleve.

Read more:Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’ Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

“Betoni për ta nuk është vetëm material ndërtimi, është forca e tyre. Kur betoni bëhet forma e pushtetit, ai kërkon vazhdimisht territor të ri. Nuk kurseu qytetin e vjetër, vilat, lagjet e vjetra të Tiranës, lulishtet mes pallateve. Më pas dolën nga qyteti, shkuan te tokat bujqësore. Shkuan në bregdet, në Zvërnec e deri te lagunat. Dhe tani, me Paketën e Maleve, po ngjiten drejt pyjeve dhe maleve, model që kërkon territorin e ardhshëm që mund të kthehet në kantier.

Ndryshimi i planeve, statuset e veçanta, investitori strategjik, ligji 21/24 dhe instrumentet që flasin në çdo letër për zhvillim. Kur pushteti përdor fuqinë e vet për të hapur territorin ndaj një interesi dhe pastaj e vendos atë përballë komunitetit që jeton aty, investitori strategjik bëhet levë. Çfarë ka prodhuar gjithë ky ndërtim? Kemi ndërtuar më shumë apartamente, por një çift i ri e ka të vështirë të blejë një prej tyre. Të rinjtë vazhdojnë të ikin.

Read more:E mërkurë me mot të kthjellët dhe të nxehtë, vranësira të lehta në zonat malore (VIDEO)

Tokën bujqësore e kemi kthyer në truall. Kush po i blen të gjitha këto? Popullsia po bie, të rinjtë po largohen, familjet po bëhen më të vogla, ndërsa ne vazhdojmë të ndërtojmë sikur Shqipëria po mbushet me njerëz? Miliarda euro futen në beton pa pyetur mjaftueshëm nga vijnë këto para”, tha ajo.

Lexo edhe
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Tags: #apartamente #Bregdet #euro #ndërtimi #Para #Popullsia #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 48 minuta më parë
  6. 06
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 2 lexime · 17 minuta më parë
  7. 07
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 17 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 17 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin