Një infermiere, e pranishme në protestën para Kryeministrisë, ka rrëfyer përballjen e saj me sistemin shëndetësor dhe denoncimet që, sipas saj, i kanë sjellë kërcënime.
Ajo deklaroi se, pavarësisht presioneve, nuk është tërhequr nga denoncimet e saj dhe se ka ndjekur çështjen në të gjitha institucionet përkatëse. Duke folur për situatën në vend, infermierja tha se shqiptarët duhet të reagojnë dhe se emigrantët do të vazhdojnë të jenë të angazhuar.
“Mjekët që denoncova më kërcënuan, por nuk u tërhoqa. E çova kudo padinë time. Unë, vajza durrsake, 30 vite në mërgim, mora guximin tim si grua shqiptare.
Sot jemi në luftën e fundit, ku armiku na hiqet mik me politikë. Nuk do të lejojmë të luhet me fatin e shqiptarëve.
Ne, shqiptarët e mërgimit, këtu do të vijmë. Do ta shërojmë mollën e kuqe, do t’ia heqim krimin. Molla e kuqe, me rrënjën e saj që është në Shqipëri. Ne, emigrantët, jemi këtu për nënën Shqipëri.”, tha ajo.




