Shtimi i menjëhershëm i Lumit Drin pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe solli mbytjen e një vajze rreth 7-vjeçe, ndërsa rrezikoi mbytjen e katër personave të tjerë.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e djeshme në Gjoricë të Bulqizës, ku xhaxhai së bashku me dy nipërit dhe dy mbesat kishin shkuar për t’u larë në lumin Drin.
Pas ndërhyrjes së uniformave blu, xhaxhai, dy nipërit dhe një nga vajzat arritën të dilnin dhe t’i shpëtonin mbytjes, por jo 7-vjeçarja.
Read more:Viti i ri shkollor, programi ‘Pas Shkolle’ do të shtrihet në mbi 400 institucione arsimore
Kërkimet për të vijuan edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku edhe u gjet trupi i pajetë i vogëlushes.
Lajm në përditësim…




