Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Turizmi/ 1 milionë 717 mijë pasagjerë në Rinas vetëm gjatë gushtit! Fluks në Morinë, 203 mijë udhëtarë në një javë
Sociale

Turizmi/ 1 milionë 717 mijë pasagjerë në Rinas vetëm gjatë gushtit! Fluks në Morinë, 203 mijë udhëtarë në një javë

• 30 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

1 milion e 717 mijë pasagjerë u regjistruan në aeroportin e Rinasit vetëm gjatë muajit gusht. Shifrat janë bërë publike nga ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, i cili konfirmoi se Rinasi renditet ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në kategorinë e aeroporteve të mëdha.

“Një shifër që flet qartë për Shqipërinë turistike që po konsolidojmë dhe për interesin gjithnjë e më të madh të vizitorëve të huaj për vendin tonë”, tha Gonxhja.

Gonxhja foli dhe për një realitet të ri në turizëm, i cili sipas tij po e lidh vendin tonë në mënyrë më të drejtpërdrejtë me Europën dhe botën.

Read more:Turqia e kërkon pas dënimit për lidhje me terrorizmin, Apeli lë në burg aktivisten turke

“Rekordi i 17 gushtit, me mbi 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime në vetëm një ditë, është një tjetër tregues i këtij realiteti të ri. Pas një korriku me afro 1 milion e 650 mijë pasagjerë, 28.1% më shumë se një vit më parë, këto rezultate konfirmojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje dhe një Shqipëri gjithnjë e më të lidhur me Europën dhe botën”, shtoi ai.

Një numër i konsiderueshëm i vizitorëve që zgjedhin vendin tonë si destinacion kanë hyrë dhe përmes kufijve tokësor. Një ndër pikat kufitare me fluksin më të lartë është dhe Morin.

Read more:“Korrupsion me patentat, ngritën sistem ryshfeti”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Dosja për Blendi Gonxhen do të dorëzohet në SPAK

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, vetëm gjatë periudhës 24–30 gusht, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës ka arritur në mbi 203 mijë.

Të dhënat për muajt maj, qershor dhe korrik tregojnë se rreth 1.43 milionë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri, me destinacion zonat bregdetare.

Read more:Në pikun e sezonit turistik, fluks i lartë automjetesh në Lezhë! Policia apelon përdorimin e rrugëve alternative

Lëvizjet e shumta në kufi lidhen me përfundimin e pushimeve verore dhe rikthimin e emigrantëve në një nga vendet e BE, aty ku jetojnë dhe punojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:36

Turizmi, 1 mln e 717 mijë pasagjerë në Aeroportin e Rinasit! Rekordi në 17 gusht, u regjistruan mbi 60 mijë pasagjerë! (VIDEO)

1 milion e 717 mijë pasagjerë u regjistruan në aeroportin e Rinasit gjatë këtij sezoni veror. Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja ka dhënë Shifra konkrete lidhur me ecurinë e turizmit në vend, duke nënvizuar se të dhënat konfirmojnë një rritje me 28.1% më shumë pasagjerë, krahasuar me një vit më parë.

Read more:Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)

“1 milion e 717 mijë pasagjerë vetëm gjatë muajit gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Një shifër që flet qartë për Shqipërinë turistike që po konsolidojmë dhe për interesin gjithnjë e më të madh të vizitorëve të huaj për vendin tonë. Rekordi i 17 gushtit, me mbi 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime në vetëm një ditë, është një tjetër tregues i këtij realiteti të ri. Pas një korriku me afro 1 milion e 650 mijë pasagjerë, 28.1% më shumë se një vit më parë, këto rezultate konfirmojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje dhe një Shqipëri gjithnjë e më të lidhur me Europën dhe botën. Edhe vlerësimet europiane e konfirmojnë këtë ecuri, duke e renditur Tiranën ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në kategorinë e aeroporteve të mëdha. Më shumë lidhje ajrore do të thotë më shumë mundësi për turizmin, më shumë zhvillim për ekonomitë lokale dhe një Shqipëri më e hapur, më e aksesueshme dhe më konkurruese në tregun ndërkombëtar të turizmit. Kjo rritje është njëkohësisht një përgjegjësi për të vijuar punën për një turizëm cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, që e shndërron interesin në rritje për Shqipërinë në zhvillim dhe mirëqenie për komunitetet tona” thotë Gonxhja

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #Blendi Gonxhja #fluks #Kukes #morine #Pikat kufitare #rinas #sezoni veror #shqiperi #shqiperia turistike #Turizmi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 21 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin