Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nuk zgjidh problemet e qeverisjes”/ BIRN: “Pasqyrë Albania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër
Politikë

“Nuk zgjidh problemet e qeverisjes”/ BIRN: “Pasqyrë Albania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër

• 31 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Rama premton një platformë të re komunikimi me qytetarët, por ekspertët paralajmërojnë se ky është një version i ri i një ideje të vjetër që nuk i zgjidh problemet e qeverisjes.

Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një zgjidhje “deus ex machina” për të kanalizuar ankesat dhe pakënaqësitë e qytetarëve – një platformë të quajtur “PasqyrAlbania”.

Në takimin e mbajtur me kabinetin e tij qeveritar dhe drejtuesit e Partisë Socialiste më 24 gusht në Pogradec, Rama tha se çdo hall apo shqetësim i qytetarëve i adresuar në platformë do të ndiqej në kohë reale dhe do të merrte përgjigje.

“Nuk mund të jenë kërkesat dhe ankesat e njerëzve si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin në oqean,” deklaroi Rama.

Por larg të qenit një risi, platforma “PasqyrAlbania” është një emër i ri për një premtim të vjetër.

Prej fundit të vitit 2021, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka lançuar një platformë të ngjashme të njohur si “Shqipëria që duam”; një strukturë shtetërore e rregulluar përmes ligjit për bashkëqeverisjen.

Premtimet politike dhe dispozitat ligjore parashikonin që prej asaj kohe atë që Rama premton sot; një ndërveprim në kohë reale mes qytetarëve dhe institucioneve, duke garantuar përgjigje për hallet e shqetësimet e tyre, por dhe ndikimin e tyre në politikat qeverisëse.

Read more:“Po shkova do të marr me vete…e pamëshirë”/ Berisha: Bllokoi heqjen e ministrave që janë në dosjet e Lubisë. Me Ramën, Shqipëria në krizë

E pyetur se çfarë nuk funksionoi me platformën ‘Shqipëriaqëduam’ që kërkohet të zgjidhet me platformën e re, zyra e shtypit pranë Kryeministrit sugjeroi se “PasqyrAlbania” do të ishte “një eksperiencë krejt e re” dhe se do të përfshinte si komponentë të saj edhe ‘Shqipëria që duam”, së bashku me e-Albanian”.

“Por njëkohësisht edhe vetë ato do të jenë në një version të ri, ku Inteligjenca Artificiale do të marrë një rol që deri sot ka munguar,” tha për BIRN zyra e shtypit pranë kryeministrit.

Për analistët e politikës, oferta e re e Ramës tregon se ai i sheh problemet e qeverisjes si probleme komunikimi dhe tenton t’i korrigjojë ato përmes anashkalimit të institucioneve dhe centralizimit të marrëdhënieve mes qytetarëve dhe kryeministrit.

“Në thelb, më shumë duket si një version i ri i një ideje të vjetër sesa si një filozofi e re qeverisjeje,” e komentoi gazetari Lutfi Dervishi platformën “PasqyrAlbania”, duke e krahasuar atë me platformën e mëparshme dhe ligjin për bashkëqeverisjen.

Sipas Dervishit, edhe pse teknologjikisht platforma e re mund të jetë më e avancuar, “risia teknologjike nuk duhet ngatërruar me përgjegjësinë institucionale”.

“Në një administratë që funksionon normalisht, qytetari nuk duhet të ketë nevojë për një mekanizëm të posaçëm që ta detyrojë administratën të bëjë atë që duhet të bëjë,” shtoi ai.

Read more:Aksident në Vlorë, makina përplas 78-vjeçarin me biçikletë! I moshuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi

Operacion PR për problemet e qeverisjes

Përgjatë 13 viteve në pushtet, marrëdhëniet me publikun së bashku me propagandën e përditshme mbi sukseset e qeverisë kanë qenë një tipar kryesor dallues i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Në pasqyrën e botës virtuale të qeverisë, projektet e mëdha të investimeve publike publikoheshin në 3D, përpara se ato në të vërtetë të nisnin punën në terren, ndërsa një pjesë e mirë e tyre rezultoi më vonë të përfundonin në afera korruptive me zyrtarë të lartë të hetuar apo gjykuar për korrupsion.

I sfiduar prej tre muajsh nga protestat e përditshme qytetare, të cilat njihen ndryshe si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Rama prej javësh ka premtuar një reformim të marrëdhënies mes qeverisjes dhe qytetarëve, fillimisht përmes një dokumenti të emërtuar prej tij si “Besa” dhe më pas përmes platformës “PasqyrAlbania”.

Megjithatë, shumë dyshojnë se problemet e mprehta të qeverisjes mund të lustrohen sërish përmes komunikimit.

Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike i tha BIRN se Rama po përpiqet që ta shfrytëzojë ‘operacionin e përmirësimit të komunikimit’ për të justifikuar të gjitha problemet që ka shkaktuar qeverisja e tij.

“Problemi është që qeverisja i shërben një pakice njerëzish, jo të gjithëve. Pakica merr frytet, shumica merr ‘komunikim’,” theksoi Hasimja.

Read more:Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO)

Edhe Eduart Gjokutaj, drejtues i organizatës ALTAX me fokus te transparenca dhe politikat e qëndrueshme të zhvillimit, thotë përmirësimi i kanalit të komunikimit nuk e zgjidh ‘krizën e besimit’.

“Ajo lidhet me mbajtjen e premtimeve, transparencën e vendimmarrjes, respektimin e institucioneve, kontrollin mbi pushtetin dhe llogaridhënien për rezultatet. Nëse qytetari dëgjohet, por institucionet nuk mbajnë përgjegjësi për atë që premtojnë dhe bëjnë, platforma rrezikon të kthehet në një instrument për menaxhimin e pakënaqësisë dhe jo në një reformë të qeverisjes,” tha Gjokutaj.

Gjokutaj beson se edhe në qoftë e suksesshme, nisma “PasqyrAlbania’ nuk përbën në vetvete “një model të ri qeverisjeje”.

“Përndryshe, kemi një instrument të ri për një mekanizëm të njohur,” theksoi ai.

Për gazetarin Dervishi, ky mekanizëm krijon edhe një paradoks, pasi qeveria mund të marrë kreditet për korrigjimin e një problemi që e ka prodhuar vetë ose që nuk e ka zgjidhur përmes institucioneve të saj.

“Pas 13 vitesh në pushtet, pyetja nuk është më vetëm sa mirë komunikon qeveria me qytetarin, por pse duhet ndërhyrja nga lart për të marrë një përgjigje normale nga institucionet dhe administrata,” tha Dervishi.

Read more:Ndryshon kodi detar, sistemi i ri për monitorimin e anijeve! Platformë e vetme online për portin, doganën dhe policinë

Sipas tij, kjo pyetje lidhet drejtpërdrejt edhe me “Pasqyrë Albania”, që kryeministri e ka prezantuar si një mënyrë të re për t’u drejtuar institucioneve me kërkesa apo shqetësime dhe për të ndjekur në kohë reale trajtimin dhe përgjegjësitë për zgjidhjen e tyre.

Rama ofrohet si “Zgjidhja’

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Pogradec, kryeministri ofroi gjithashtu një shembull praktik të filozofisë së tij për komunikimin me qytetarët përmes një videoje virale takimi me një të moshuar nga një fshat i Pogradecit.

Pasi e priti me orë të tëra që ta takonte, i moshuari i kërkoi Ramës që të shtronte një rrugë 4 kilometra në fshatin e tij, pa iu drejtuar më parë institucioneve.

Për Lutfi Dervishin, ky rast tregon modelin e komunikimit që Rama ka ndërtuar dhe vijon të ndërtojë, duke e centralizuar atë.

“Ai shmang ndërmjetësit: administratën, institucionet, median, opozitën dhe shpesh edhe vetë ministrat. Dhe e paraqet veten si ‘Zgjidhja’. Në fund krijohet një raport ku qytetari me një problem nuk përballet më me ‘shtetin’, por i drejtohet qendrës së pushtetit për zgjidhje,” thotë Dervishi.

Sipas tij, kjo krijon një paradoks; “centralizimi paraqitet si ilaç për mosfunksionimin e një administrate tashmë tejet të centralizuar”.

Read more:Ngërçi politik në Kosovë/ PDK dhe Aleanca sërish në Kuvend: Shteti nuk është pronë private e askujt

Në këtë këndvështrim, shton ai, “nismat e reja të komunikimit nuk adresojnë domosdoshmërisht arsyet e pakënaqësisë së shprehur përmes protestave, por rrezikojnë ta zhvendosin debatin nga problemet e qeverisjes te marrëdhënia e drejtpërdrejtë e qytetarit me kryeministrin”.

Dhe pikërisht ky është ‘rreziku kryesor’, pasi siç argumenton Dervishi, “në demokraci marrëdhënia duhet të jetë qytetar–institucion, jo qytetar–kryeministër”.

Edhe për Gjokutat,j ky rrezik ekziston nëse nëse platforma krijon perceptimin se zgjidhja e problemit vjen nga ndërhyrja e kryeministrit apo drejtuesve politikë dhe jo nga funksionimi normal i institucionit.

“Kjo do ta forconte më tej marrëdhënien personale qytetar–pushtet, në vend të marrëdhënies qytetar–shtet,” tha Gjokutaj.

“Qeverisja nuk mund të ndërtohet mbi idenë se çdo problem i qytetarit duhet të zgjidhet përmes ndërhyrjes së qeverisë qendrore. Në një shtet funksional, qytetari nuk duhet të kërkojë favor apo ndërhyrje politike për të marrë një shërbim që ligji ia garanton. Përgjegjësia duhet të jetë e institucionit dhe jo e liderit,” përfundoi ai.

Lexo edhe
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Tags: #Anijet #Edi Rama #Fokus #Institucion #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #jetë #Komunikim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
Nga të njëjtat tag-e
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 4 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin