Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nuk zgjidh problemet e qeverisjes”/ BIRN: “Pasqyrë Albania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër
Politikë

“Nuk zgjidh problemet e qeverisjes”/ BIRN: “Pasqyrë Albania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër

• 31 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Rama premton një platformë të re komunikimi me qytetarët, por ekspertët paralajmërojnë se ky është një version i ri i një ideje të vjetër që nuk i zgjidh problemet e qeverisjes.

Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një zgjidhje “deus ex machina” për të kanalizuar ankesat dhe pakënaqësitë e qytetarëve – një platformë të quajtur “PasqyrAlbania”.

Në takimin e mbajtur me kabinetin e tij qeveritar dhe drejtuesit e Partisë Socialiste më 24 gusht në Pogradec, Rama tha se çdo hall apo shqetësim i qytetarëve i adresuar në platformë do të ndiqej në kohë reale dhe do të merrte përgjigje.

“Nuk mund të jenë kërkesat dhe ankesat e njerëzve si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin në oqean,” deklaroi Rama.

Por larg të qenit një risi, platforma “PasqyrAlbania” është një emër i ri për një premtim të vjetër.

Prej fundit të vitit 2021, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka lançuar një platformë të ngjashme të njohur si “Shqipëria që duam”; një strukturë shtetërore e rregulluar përmes ligjit për bashkëqeverisjen.

Premtimet politike dhe dispozitat ligjore parashikonin që prej asaj kohe atë që Rama premton sot; një ndërveprim në kohë reale mes qytetarëve dhe institucioneve, duke garantuar përgjigje për hallet e shqetësimet e tyre, por dhe ndikimin e tyre në politikat qeverisëse.

Read more:“Po shkova do të marr me vete…e pamëshirë”/ Berisha: Bllokoi heqjen e ministrave që janë në dosjet e Lubisë. Me Ramën, Shqipëria në krizë

E pyetur se çfarë nuk funksionoi me platformën ‘Shqipëriaqëduam’ që kërkohet të zgjidhet me platformën e re, zyra e shtypit pranë Kryeministrit sugjeroi se “PasqyrAlbania” do të ishte “një eksperiencë krejt e re” dhe se do të përfshinte si komponentë të saj edhe ‘Shqipëria që duam”, së bashku me e-Albanian”.

“Por njëkohësisht edhe vetë ato do të jenë në një version të ri, ku Inteligjenca Artificiale do të marrë një rol që deri sot ka munguar,” tha për BIRN zyra e shtypit pranë kryeministrit.

Për analistët e politikës, oferta e re e Ramës tregon se ai i sheh problemet e qeverisjes si probleme komunikimi dhe tenton t’i korrigjojë ato përmes anashkalimit të institucioneve dhe centralizimit të marrëdhënieve mes qytetarëve dhe kryeministrit.

“Në thelb, më shumë duket si një version i ri i një ideje të vjetër sesa si një filozofi e re qeverisjeje,” e komentoi gazetari Lutfi Dervishi platformën “PasqyrAlbania”, duke e krahasuar atë me platformën e mëparshme dhe ligjin për bashkëqeverisjen.

Sipas Dervishit, edhe pse teknologjikisht platforma e re mund të jetë më e avancuar, “risia teknologjike nuk duhet ngatërruar me përgjegjësinë institucionale”.

“Në një administratë që funksionon normalisht, qytetari nuk duhet të ketë nevojë për një mekanizëm të posaçëm që ta detyrojë administratën të bëjë atë që duhet të bëjë,” shtoi ai.

Read more:Aksident në Vlorë, makina përplas 78-vjeçarin me biçikletë! I moshuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi

Operacion PR për problemet e qeverisjes

Përgjatë 13 viteve në pushtet, marrëdhëniet me publikun së bashku me propagandën e përditshme mbi sukseset e qeverisë kanë qenë një tipar kryesor dallues i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Në pasqyrën e botës virtuale të qeverisë, projektet e mëdha të investimeve publike publikoheshin në 3D, përpara se ato në të vërtetë të nisnin punën në terren, ndërsa një pjesë e mirë e tyre rezultoi më vonë të përfundonin në afera korruptive me zyrtarë të lartë të hetuar apo gjykuar për korrupsion.

I sfiduar prej tre muajsh nga protestat e përditshme qytetare, të cilat njihen ndryshe si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Rama prej javësh ka premtuar një reformim të marrëdhënies mes qeverisjes dhe qytetarëve, fillimisht përmes një dokumenti të emërtuar prej tij si “Besa” dhe më pas përmes platformës “PasqyrAlbania”.

Megjithatë, shumë dyshojnë se problemet e mprehta të qeverisjes mund të lustrohen sërish përmes komunikimit.

Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike i tha BIRN se Rama po përpiqet që ta shfrytëzojë ‘operacionin e përmirësimit të komunikimit’ për të justifikuar të gjitha problemet që ka shkaktuar qeverisja e tij.

“Problemi është që qeverisja i shërben një pakice njerëzish, jo të gjithëve. Pakica merr frytet, shumica merr ‘komunikim’,” theksoi Hasimja.

Read more:Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO)

Edhe Eduart Gjokutaj, drejtues i organizatës ALTAX me fokus te transparenca dhe politikat e qëndrueshme të zhvillimit, thotë përmirësimi i kanalit të komunikimit nuk e zgjidh ‘krizën e besimit’.

“Ajo lidhet me mbajtjen e premtimeve, transparencën e vendimmarrjes, respektimin e institucioneve, kontrollin mbi pushtetin dhe llogaridhënien për rezultatet. Nëse qytetari dëgjohet, por institucionet nuk mbajnë përgjegjësi për atë që premtojnë dhe bëjnë, platforma rrezikon të kthehet në një instrument për menaxhimin e pakënaqësisë dhe jo në një reformë të qeverisjes,” tha Gjokutaj.

Gjokutaj beson se edhe në qoftë e suksesshme, nisma “PasqyrAlbania’ nuk përbën në vetvete “një model të ri qeverisjeje”.

“Përndryshe, kemi një instrument të ri për një mekanizëm të njohur,” theksoi ai.

Për gazetarin Dervishi, ky mekanizëm krijon edhe një paradoks, pasi qeveria mund të marrë kreditet për korrigjimin e një problemi që e ka prodhuar vetë ose që nuk e ka zgjidhur përmes institucioneve të saj.

“Pas 13 vitesh në pushtet, pyetja nuk është më vetëm sa mirë komunikon qeveria me qytetarin, por pse duhet ndërhyrja nga lart për të marrë një përgjigje normale nga institucionet dhe administrata,” tha Dervishi.

Read more:Ndryshon kodi detar, sistemi i ri për monitorimin e anijeve! Platformë e vetme online për portin, doganën dhe policinë

Sipas tij, kjo pyetje lidhet drejtpërdrejt edhe me “Pasqyrë Albania”, që kryeministri e ka prezantuar si një mënyrë të re për t’u drejtuar institucioneve me kërkesa apo shqetësime dhe për të ndjekur në kohë reale trajtimin dhe përgjegjësitë për zgjidhjen e tyre.

Rama ofrohet si “Zgjidhja’

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Pogradec, kryeministri ofroi gjithashtu një shembull praktik të filozofisë së tij për komunikimin me qytetarët përmes një videoje virale takimi me një të moshuar nga një fshat i Pogradecit.

Pasi e priti me orë të tëra që ta takonte, i moshuari i kërkoi Ramës që të shtronte një rrugë 4 kilometra në fshatin e tij, pa iu drejtuar më parë institucioneve.

Për Lutfi Dervishin, ky rast tregon modelin e komunikimit që Rama ka ndërtuar dhe vijon të ndërtojë, duke e centralizuar atë.

“Ai shmang ndërmjetësit: administratën, institucionet, median, opozitën dhe shpesh edhe vetë ministrat. Dhe e paraqet veten si ‘Zgjidhja’. Në fund krijohet një raport ku qytetari me një problem nuk përballet më me ‘shtetin’, por i drejtohet qendrës së pushtetit për zgjidhje,” thotë Dervishi.

Sipas tij, kjo krijon një paradoks; “centralizimi paraqitet si ilaç për mosfunksionimin e një administrate tashmë tejet të centralizuar”.

Read more:Ngërçi politik në Kosovë/ PDK dhe Aleanca sërish në Kuvend: Shteti nuk është pronë private e askujt

Në këtë këndvështrim, shton ai, “nismat e reja të komunikimit nuk adresojnë domosdoshmërisht arsyet e pakënaqësisë së shprehur përmes protestave, por rrezikojnë ta zhvendosin debatin nga problemet e qeverisjes te marrëdhënia e drejtpërdrejtë e qytetarit me kryeministrin”.

Dhe pikërisht ky është ‘rreziku kryesor’, pasi siç argumenton Dervishi, “në demokraci marrëdhënia duhet të jetë qytetar–institucion, jo qytetar–kryeministër”.

Edhe për Gjokutat,j ky rrezik ekziston nëse nëse platforma krijon perceptimin se zgjidhja e problemit vjen nga ndërhyrja e kryeministrit apo drejtuesve politikë dhe jo nga funksionimi normal i institucionit.

“Kjo do ta forconte më tej marrëdhënien personale qytetar–pushtet, në vend të marrëdhënies qytetar–shtet,” tha Gjokutaj.

“Qeverisja nuk mund të ndërtohet mbi idenë se çdo problem i qytetarit duhet të zgjidhet përmes ndërhyrjes së qeverisë qendrore. Në një shtet funksional, qytetari nuk duhet të kërkojë favor apo ndërhyrje politike për të marrë një shërbim që ligji ia garanton. Përgjegjësia duhet të jetë e institucionit dhe jo e liderit,” përfundoi ai.

Lexo edhe
Politikë

“Kryeministra që kthehen në sipërmarrës, bëjnë miliona dhe blejnë vota”/ Rama dje dhe sot, akuzat ndaj Berishës kur ishte në opozitë, metamorfoza që pësoi në pushtet (VIDEO)

Politikë

“Rajoni ul çmimin e naftës, Rama e çon 219 lekë/litri”, Blushi: Të pezullohet Taksa e Qarkullimit dhe e Karbonit

Tags: #Anijet #Edi Rama #Fokus #Institucion #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #jetë #Komunikim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Kryeministra që kthehen në sipërmarrës, bëjnë miliona dhe blejnë vota”/ Rama dje dhe sot, akuzat ndaj Berishës kur ishte në opozitë, metamorfoza që pësoi në pushtet (VIDEO)
  • “Rajoni ul çmimin e naftës, Rama e çon 219 lekë/litri”, Blushi: Të pezullohet Taksa e Qarkullimit dhe e Karbonit
  • Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm Eldi Hoxha! Veliaj komandon në detyrë Alban Dokushin
  • “Ndaloni marrëzitë tuaja!”, Luan Baçi thirrje mazhorancës: Tërhiquni nga ndryshimet që prekin invalidët
  • Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për mbrojtjen e natyrës, BIRN: Ekspertët paralajmërojnë se ky akt mund të shërbejë për të justifikuar dëmet
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kryeministra që kthehen në sipërmarrës, bëjnë miliona dhe blejnë vota”/ Rama dje dhe sot, akuzat ndaj Berishës kur ishte në opozitë, metamorfoza që pësoi në pushtet (VIDEO)
  • “Rajoni ul çmimin e naftës, Rama e çon 219 lekë/litri”, Blushi: Të pezullohet Taksa e Qarkullimit dhe e Karbonit
  • Rregullorja e GJKKO kufizon edhe avokatët, Maks Haxhia kërkesë: Rishikojeni, ndalimi i celularëve na pengon punën! Paralajmërohet bojkot i seancave (VIDEO)
  • Në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së, shoqatat e gazetarëve: Censuron median, do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm (VIDEO)
  • Dy burrat humbën jetën pasi i zuri korrenti, banorët në Vaun e Dejës protestojnë: Dolën për kafe dhe u kthyen të vdekur, ambulanca u vonua 1 orë e gjysmë(VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 50 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 6 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Kryeministra që kthehen në sipërmarrës, bëjnë miliona dhe blejnë vota”/ Rama dje dhe sot, akuzat ndaj Berishës kur ishte në opozitë, metamorfoza që pësoi në pushtet (VIDEO)

“Problemi nuk janë sipërmarrësi që do të futet në politikë, por ata që bëhen kryeministra dhe ministra që…

• 20 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rajoni ul çmimin e naftës, Rama e çon 219 lekë/litri”, Blushi: Të pezullohet Taksa e Qarkullimit dhe e Karbonit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të karburanteve,…

• 20 minuta më parë • 8 min lexim
Politikë

Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm Eldi Hoxha! Veliaj komandon në detyrë Alban Dokushin

Zhvillime të reja po ndodhin në strukturat drejtuese të Bashkisë së Tiranës. Pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj…

• 51 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by