Njoftimi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka hartuar “Standardet Profesionale të Oficerëve të Sigurisë në Shkolla”, një dokument që vendos një kuadër të unifikuar për rolin, kompetencat, përgjegjësitë dhe praktikën profesionale të oficerëve të sigurisë.
Përmes këtyre standardeve synohet një praktikë më e unifikuar, më profesionale dhe më parandaluese, në funksion të krijimit të shkollave të sigurta, mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse për çdo nxënës.
Në fokus të Standardeve Profesionale të Oficerëve të Sigurisë në Shkolla janë siguria dhe mbrojtja e nxënësve, parandalimi i dhunës, bullizmit dhe dukurive negative, menaxhimi i situatave problematike dhe emergjente, bashkëpunimi institucional dhe ndërinstitucional, komunikimi dhe ndërveprimi me nxënësit, etika dhe integriteti profesional, zhvillimi dhe rritja e vazhdueshme profesionale, si dhe referimi e menaxhimi i rasteve të dhunës.
Njoftimi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar:
Standardet Profesionale të Oficerëve të Sigurisë në Shkolla
ASCAP ka hartuar “Standardet Profesionale të Oficerëve të Sigurisë në Shkolla”, një dokument që vendos një kuadër të unifikuar për rolin, kompetencat, përgjegjësitë dhe praktikën profesionale të oficerëve të sigurisë.
Në linkun bashkëlidhur gjeni dokumentin:
https://ëëë.ascap.edu.al/…/Standardet-profesionale-1.pdf
Në fokus të standardeve janë:
Siguria dhe mbrojtja e nxënësve
Parandalimi i dhunës, bullizmit dhe dukurive negative
Menaxhimi i situatave problematike dhe emergjente
Bashkëpunimi institucional dhe ndërinstitucional
Komunikimi dhe ndërveprimi me nxënësit
Etika dhe integriteti profesional
Zhvillimi dhe rritja e vazhdueshme profesionale
Referimi dhe menaxhimi i rasteve
Siguria në shkollë është përgjegjësi e përbashkët!
Me këto standarde synohet një praktikë më e unifikuar, më profesionale dhe më parandaluese, në funksion të krijimit të shkollave të sigurta, mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse për çdo nxënës.
#MA#ASCAP #ShkollaTëSigurta #OficerëtESigurisë SiguriaNëShkollë MbrojtjaENxënësve ArsimiParauniversitar
Klikoni KËTU për të parë Standardet Profesionale të Oficerëve të Sigurisë në Shkolla





