Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar për News24 situatën politike në vend, protestat kundër qeverisë dhe zhvillimet brenda opozitës. Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë është në rritje dhe protestat pritet të rikthehen me intensitet më të madh gjatë muajit shtator.
Mërtiri u shpreh se mënyra se si qeveria ka reaguar ndaj protestave, përfshirë akuzat dhe mosdëgjimin e kërkesave të qytetarëve, ka shtuar indinjatën. Ai parashikon një rritje të pjesëmarrjes në protesta gjatë shtatorit, duke argumentuar se pakënaqësia që i nxori qytetarët në rrugë nuk është zhdukur.
“Do të ketë një rritje të numrave në shtator, ndërsa zjarri i protestës po mbahet ndezur. Sapo qeveria të bëjë një tjetër skandal, kjo do të provokojë edhe më shumë ridaljen e turmave në shesh. Njerëzve iu ka ardhur në majë të hundës ndaj kësaj qeverie”, u shpreh ai. Duke folur për opozitën, Mërtiri kritikoi Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, duke thënë se protesta nuk identifikohet me ish-kryeministrin. Sipas tij, opozita nuk po arrin të shfrytëzojë pakënaqësinë e madhe qytetare ndaj qeverisë. Mërtiri hodhi gjithashtu akuza të forta ndaj marrëdhënies politike mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke pretenduar se përplasja mes tyre i shërben mbijetesës politike të të dyja palëve.
“Pakënaqësia e thellë ndaj kësaj qeverie, dhe opozitës bashkë, është e madhe. Kjo u pa në masivitetin e protestave kur shpërthyen në fillim. Pakënaqësia është rritur. Mosdëgjimi, akuzat që i janë bërë protestës, shpifjet, e kanë shtuar indinjatën e shoqërisë. Asnjë arsye nuk ka që protestat mos ta kenë potencialin që protesta të shuhet, por ka shumë arsye që të dalin më shumë njerëz. Vlen të shihet se sa do të jetë angazhimi në vijim. E sigurt është që ai realitet që i nxori në shesh qytetarët, nuk është shuar. Arroganca e qeverisë e rrit pakënaqësinë. Do të ketë një rritje të numrave në shtator, ndërsa zjarri i protestës po mbahet ndezur. Sapo qeveria të bëjë një tjetër skandal, kjo do të provokojë edhe më shumë ridaljen e turmave në shesh. Njerëzve iu ka ardhur në majë të hundës ndaj kësaj qeverie. Kur njerëzit nuk të duan, s’të duan, s’e mban dot me dhunë pushtetin. Kur ky pranim është fikur, s’mund të mbahet me paterica pushteti. Faza e parë është ajo e shpërthimit të protestës, më pas rezistenca. Qëndresa e bën protestën më agresive. Kur qeveria nuk dëgjon, indinjata bëhet dhe më e madhe. Ndërkohë nga ana tjetër është Berisha që tenton ta kapë protestën. Kur opozita nuk shfrytëzon dot një situatë kaq të vyer për opozitat, është shumë e rëndë. Berisha ka dalë qesharak, bën sikur protesta është me të. Por protesta kërkon që ai të largohet, të futet në burg. PD duhet të ripërtërihet, pasi ndryshe po vdes. PD-në po e mban Rama. Duke sulmuar me retorikë false, Berishën, Rama e mban gjallë këtë PD. Ai duke mbajtur gjallë këtë opozitë, mban veten në pushtet. Sot e gjithë ditës PD po mbahet me para ng Rama. Familja e Berishës po mbahet me ndërtime nga Rama. Rama dhe Berisha po e luajnë tangon sëbashku. Nuk mund të ketë ripërtëritje të PD kur kreu i saj është ai i më i vjetri. Kjo është fasadë, e dukshme, që është e kalbur.
Të gjithë e kuptojnë se Berisha ‘luftën’ në një farë mënyre e ka me Ramën. Berisha flet për vizitën në SHBA, por dhe në hënë të shkojë nuk vjen dot më në pushtet. Berisha është duke gënjyer këtu. Berisha është shpallur non-grata dhe është i akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë. Ndaj e shpalli SHBA të tillë, se njohin si partner. S’i është hequr non-grata në informacionet e mia. Ai ka paguar 10 mln dollarë lobingje. Ku i gjeti paratë?! I gjithë halli, cinzimi, entuziazmi i PD përmblidhet te fakti nëse e kalon apo jo Berisha oqeanin, me 10 mln dollarë lobingje, kjo është fatkeqësi për PD. Nuk na intereson agjenda e fluturimeve të Berishës, por politikisht nëse është apo jo faktor. Ai është i izoluar politikisht. Nuk ka arritur te niveli normal në politik, por është i izoluar. Zotin Berisha s’e takon as ambasadori i Kosovës, asnjë diplomat i huaj. Ky në zgjedhjet më të fundit i dha Ramës 83 mandate.”, tha Mertiri.


