Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pushteti s’mbahet me paterica. Shqiptarët s’e duan më këtë qeveri!”, Ergys Mërtiri: Berisha në SHBA? Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet. S’i është hequr non-grata! Po luan “tango” me Ramën
Politikë

“Pushteti s’mbahet me paterica. Shqiptarët s’e duan më këtë qeveri!”, Ergys Mërtiri: Berisha në SHBA? Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet. S’i është hequr non-grata! Po luan “tango” me Ramën

• 31 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar për News24 situatën politike në vend, protestat kundër qeverisë dhe zhvillimet brenda opozitës. Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë është në rritje dhe protestat pritet të rikthehen me intensitet më të madh gjatë muajit shtator.

Read more:“Kastraveci u duket top, vezët bombë”/ Protesta e 91, qytetari denoncon: Policia na shoqëroi dje sepse kishim me vete një qese me…

Mërtiri u shpreh se mënyra se si qeveria ka reaguar ndaj protestave, përfshirë akuzat dhe mosdëgjimin e kërkesave të qytetarëve, ka shtuar indinjatën. Ai parashikon një rritje të pjesëmarrjes në protesta gjatë shtatorit, duke argumentuar se pakënaqësia që i nxori qytetarët në rrugë nuk është zhdukur.

Read more:“Protesta s’do as Ramën as Berishën! Partitë të gjejnë një figurë të re që i përbashkon”, Agim Baçi: Opozita, duhej të ishte institucioni i shpresës, por ka rënë!

“Do të ketë një rritje të numrave në shtator, ndërsa zjarri i protestës po mbahet ndezur. Sapo qeveria të bëjë një tjetër skandal, kjo do të provokojë edhe më shumë ridaljen e turmave në shesh. Njerëzve iu ka ardhur në majë të hundës ndaj kësaj qeverie”, u shpreh ai. Duke folur për opozitën, Mërtiri kritikoi Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, duke thënë se protesta nuk identifikohet me ish-kryeministrin. Sipas tij, opozita nuk po arrin të shfrytëzojë pakënaqësinë e madhe qytetare ndaj qeverisë. Mërtiri hodhi gjithashtu akuza të forta ndaj marrëdhënies politike mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke pretenduar se përplasja mes tyre i shërben mbijetesës politike të të dyja palëve.

Read more:“Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin

“Pakënaqësia e thellë ndaj kësaj qeverie, dhe opozitës bashkë, është e madhe. Kjo u pa në masivitetin e protestave kur shpërthyen në fillim. Pakënaqësia është rritur. Mosdëgjimi, akuzat që i janë bërë protestës, shpifjet, e kanë shtuar indinjatën e shoqërisë. Asnjë arsye nuk ka që protestat mos ta kenë potencialin që protesta të shuhet, por ka shumë arsye që të dalin më shumë njerëz. Vlen të shihet se sa do të jetë angazhimi në vijim. E sigurt është që ai realitet që i nxori në shesh qytetarët, nuk është shuar. Arroganca e qeverisë e rrit pakënaqësinë. Do të ketë një rritje të numrave në shtator, ndërsa zjarri i protestës po mbahet ndezur. Sapo qeveria të bëjë një tjetër skandal, kjo do të provokojë edhe më shumë ridaljen e turmave në shesh. Njerëzve iu ka ardhur në majë të hundës ndaj kësaj qeverie. Kur njerëzit nuk të duan, s’të duan, s’e mban dot me dhunë pushtetin. Kur ky pranim është fikur, s’mund të mbahet me paterica pushteti. Faza e parë është ajo e shpërthimit të protestës, më pas rezistenca. Qëndresa e bën protestën më agresive. Kur qeveria nuk dëgjon, indinjata bëhet dhe më e madhe. Ndërkohë nga ana tjetër është Berisha që tenton ta kapë protestën. Kur opozita nuk shfrytëzon dot një situatë kaq të vyer për opozitat, është shumë e rëndë. Berisha ka dalë qesharak, bën sikur protesta është me të. Por protesta kërkon që ai të largohet, të futet në burg. PD duhet të ripërtërihet, pasi ndryshe po vdes. PD-në po e mban Rama. Duke sulmuar me retorikë false, Berishën, Rama e mban gjallë këtë PD. Ai duke mbajtur gjallë këtë opozitë, mban veten në pushtet. Sot e gjithë ditës PD po mbahet me para ng Rama. Familja e Berishës po mbahet me ndërtime nga Rama. Rama dhe Berisha po e luajnë tangon sëbashku. Nuk mund të ketë ripërtëritje të PD kur kreu i saj është ai i më i vjetri. Kjo është fasadë, e dukshme, që është e kalbur.

Read more:“Ergys Agasi emëroi Prodën si drejtor policie, dje u kap me krahun e tij të djathtë”, Balliu: Ora e tij e dorës kushtonte sa një apartament në Tiranë!

Të gjithë e kuptojnë se Berisha ‘luftën’ në një farë mënyre e ka me Ramën. Berisha flet për vizitën në SHBA, por dhe në hënë të shkojë nuk vjen dot më në pushtet. Berisha është duke gënjyer këtu. Berisha është shpallur non-grata dhe është i akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë. Ndaj e shpalli SHBA të tillë, se njohin si partner. S’i është hequr non-grata në informacionet e mia. Ai ka paguar 10 mln dollarë lobingje. Ku i gjeti paratë?! I gjithë halli, cinzimi, entuziazmi i PD përmblidhet te fakti nëse e kalon apo jo Berisha oqeanin, me 10 mln dollarë lobingje, kjo është fatkeqësi për PD. Nuk na intereson agjenda e fluturimeve të Berishës, por politikisht nëse është apo jo faktor. Ai është i izoluar politikisht. Nuk ka arritur te niveli normal në politik, por është i izoluar. Zotin Berisha s’e takon as ambasadori i Kosovës, asnjë diplomat i huaj. Ky në zgjedhjet më të fundit i dha Ramës 83 mandate.”, tha Mertiri.

Read more:Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi sot para GJKKO për vlerësimin e masës! Avokati kërkon kohë për mbrojtjen, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO)

Lexo edhe
Politikë

“Rama në presion për zgjedhjet, nga një anë Veliaj, në anën tjetër Balluku. Nëse SPAK bën kërkesë për mandatin, ai do e lëshojë”, analisti Mërtiri: Protesta mund të krijojë një front të tretë, të çojë për “skrap” PS-PD

Politikë

Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator autokolona e diasporës vjen në Tiranë, protesta do të ketë formate të tjera

Tags: #Burg #Familja #jetë #korrupsion #opozita #Para #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama në presion për zgjedhjet, nga një anë Veliaj, në anën tjetër Balluku. Nëse SPAK bën kërkesë për mandatin, ai do e lëshojë”, analisti Mërtiri: Protesta mund të krijojë një front të tretë, të çojë për “skrap” PS-PD
  • Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator autokolona e diasporës vjen në Tiranë, protesta do të ketë formate të tjera
  • Rama kundër Ramës/ ”Problemi janë ata që me pushtetin politik kthehen në miliarderë” – Metamorfoza e premtimeve të kryeministrit, nga opozita në pushtet
  • Veliaj e shkarkoi nga burgu, reagon Anuela Ristani: Koha, gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Largohem sot me krenari!
  • Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5%
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama në presion për zgjedhjet, nga një anë Veliaj, në anën tjetër Balluku. Nëse SPAK bën kërkesë për mandatin, ai do e lëshojë”, analisti Mërtiri: Protesta mund të krijojë një front të tretë, të çojë për “skrap” PS-PD
  • ‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)
  • Rama kundër Ramës/ ”Problemi janë ata që me pushtetin politik kthehen në miliarderë” – Metamorfoza e premtimeve të kryeministrit, nga opozita në pushtet
  • Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5%
  • “Protesta s’do as Ramën as Berishën! Partitë të gjejnë një figurë të re që i përbashkon”, Agim Baçi: Opozita, duhej të ishte institucioni i shpresës, por ka rënë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 25 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 13 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 8 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Jep dorëheqjen dhe arresto Balluku & CO”/ I moshuari thirrje Ramës: Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para të jetojnë e kurohen 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama në presion për zgjedhjet, nga një anë Veliaj, në anën tjetër Balluku. Nëse SPAK bën kërkesë për mandatin, ai do e lëshojë”, analisti Mërtiri: Protesta mund të krijojë një front të tretë, të çojë për “skrap” PS-PD

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, zgjedhjet lokale, situatën brenda Partisë Socialiste dhe…

• 23 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator autokolona e diasporës vjen në Tiranë, protesta do të ketë formate të tjera

Në një intervistë për News24, aktivisti shqiptar në Londër, Artan Daci, ka komentuar situatën politike dhe zhvillimin e…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Rama kundër Ramës/ ”Problemi janë ata që me pushtetin politik kthehen në miliarderë” – Metamorfoza e premtimeve të kryeministrit, nga opozita në pushtet

Pamjet e fjalimeve të Edi Ramës gjatë periudhës në opozitë vendosin përballë deklaratat e tij politike të atëhershme…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by