Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm
Kronikë

Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm

• 1 Shtator, 2026 • 12 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shoqatat e gazetarëve vijojnë me kundërshtitë për rregulloren e re të GJKKO-së qe futet në fuqi nga sot, duke sjellë kufizime të forta për mediat, deri te ndalimi i përdorimit të telefonave dhe regjistruesve nga gazetarët brenda në sallën e gjyqit. Shoqatat e gazetarëve paralajmërojnë se do të përdorin të gjitha mjetet për ta kundërshtuar dhe zhbërë atë, duke theksuar se rregullorja e re e GJKKO-së censuron median.

“Ne mbetemi të gatshëm për bashkëpunim dhe dialog konstruktiv, por do të përdorim të gjitha mjetet për ta atakuar këtë vendim”, deklaroi Asociacioni i Gazetarëve.

“Jemi të vendosur për ta zhbërë këtë. Kemi të bëjmë me rregullore dhe jo me ligj, një rregullore mund të rishqyrtohet kur ka të bëjë me cedime të tilla”,tha Aleksandër Çipa kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në një intervistë për Report Tv, ndërsa i bëri thirrje drejtuesit të GJKKO-së, Erion Bani që të rishqyrtojë rregulloren dhe të marrë në konsideratë edhe propozimet e bëra nga komuniteti i medias.

Sipas Çipës, rregullorja nuk është vetëm censuruese, por bie ndesh edhe me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi dhe krijon një precedent të rrezikshëm për të drejtën e informimit. Ai paralajmëroi përshkallëzim të reagimit edhe përmes organizatave ndërkombëtare të gazetarëve.

“Rregullorja që ka vendosur GJKKO është jo vetëm censuruese, por është ceduese me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Do atakohet jo vetëm nga komuniteti ynë profesional, por edhe nga grupe të tjera të interesit qytetar dhe të drejtës ligjore. Kjo rregullore krijon një precedent të rrezikshëm.

Edhe pse ne u përballëm dhe po përballemi me një padëgjueshmëri nga kjo gjykatë, përpjekja dhe reagimi jonë do jetë i përshkallëzuar. Do kemi reagime nga rrjete dhe organizata të tjera ndërkombëtare të gazetarëve, për këtë precedent antiligjor. Do të këmbëngulim që të kemi reagime të menjëhershme nga hierarkia e drejtësisë”, tha Çipa për Report Tv.

Read more:Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi sot para GJKKO për vlerësimin e masës! Avokati kërkon kohë për mbrojtjen, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO)

Ai kundërshton masat censuruese, nga ndalimi i përdorimit të celularit dhe regjistruesve në sallën e gjyqit, ndalimi i kamerave, rotacioni i gazetarëve kur sallat nuk kanë vende të mjaftueshme, apo edhe detyrimi për tu regjistruar 24 orë para për të ndjekur një seancë gjyqësore.

“Nuk ka arsye përse të vendosen kritere të diskrecionit profesional të mos lejimit. Aty ka nonsense procedurale dhe juridike, aty thuhet se janë të hapura seancat, por nga ana tjetër vendosen kufizime për prezencën e gazetarëve dhe operatorëve. Dhe regjistrimi 24 orë më parë nuk është gjë tjetër vese kleçkë kufizuese.

Rotacioni i vendeve? Hipokrizi. Aty janë të përcaktuar se kush janë të interesuarit, janë familjarët e palëve dhe mbrojtja, mjedisi është gjithmonë i kufizuar. Krijimi i një precedenti për rotacion, është mishërimi i censurimit”, vijon Çipa.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë thotë se këto kufizime i heqin publikut mundësinë për të pasur një pasqyrë të plotë të asaj që ndodh brenda Gjykatës së Posaçme.

“E konsideroj qëllim për të ruajtur fshehtësinë, për të mos u përballë me recencat ditore për çdo procedurë. Dhe për ti hequr mundësinë publikut për të pasur pasqyrë reale me zë dhe me figurë për atë që ndodh aty brenda. Rregullorja cedon me kushtetutën dhe me legjislacionin tonë në fuqi”, thekson ai.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga organizata vendase e të huaja për rregulloren e re të GJKKO-së, ajo ka hyrë sot në fuqi pa asnjë ndryshim apo reflektim, në mënyrë që të siguronte një mjedis të lirë dhe profesional për mediat.

Read more:Kamëz/ I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinën e Policisë, lëndohen 2 efektivë! 26-vjeçari shoqërohet në komisariat

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:28

Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, SafeJournalists: Duhet të rishikohet, kufizon punën e gazetarëve

Rrjeti SafeJournalists i kërkon GJKKO-së të rishikojë rregulloren e re dhe të pezullojë dispozitat që prekin mediat. Sipas organizatës, ndalimi i telefonave dhe pajisjeve elektronike dhe procedurat e akreditimit pengojnë gazetarët të ndjekin dhe raportojnë në kohë nga seancat gjyqësore.

Deklarata e plotë e Rrjetit SafeJournalists

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për disa nga dispozitat që lidhen me median në Rregulloren e re të Brendshme të miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin nr. 49, datë 17 korrik 2026, publikuar më 31 korrik 2026 dhe që parashikohet të hyjë në fuqi më 1 shtator 2026.

Rrjeti njeh përgjegjësinë e Gjykatës së Posaçme për të garantuar sigurinë, për të mbrojtur të gjithë pjesëmarrësit në proces, për të ruajtur integritetin e procesit gjyqësor dhe për të siguruar administrimin e rregullt të drejtësisë. Ai gjithashtu vlerëson garancitë e parashikuara në rregullore për të nxitur transparencën, trajtimin e barabartë dhe vendimmarrjen e arsyetuar.

Në të njëjtën kohë, efekti i kombinuar i disa dispozitave rrezikon të kufizojë aftësinë e gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt proceset gjyqësore, për të mbajtur shënime të sakta, për të komunikuar me redaksitë e tyre dhe për të raportuar në kohë për çështje me interes të jashtëzakonshëm publik.

Vërejmë se neni 90 vendos akreditim vjetor dhe individual, ndërsa neni 93(1) rregullon aksesin e përfaqësuesve të akredituar të medias. Rregullorja nuk përcakton qartë nëse një gazetar pa akreditim të përhershëm nga Gjykata e Posaçme mund të ndjekë një seancë, e cila përndryshe është publike, si anëtar i publikut. Shtojca 7 kërkon gjithashtu që gazetarët e pavarur të dëshmojnë veprimtari profesionale gjatë 12 muajve të mëparshëm. Kjo qasje rrezikon të vendosë në pozita të pafavorshme gazetarët freelancer, të pavarur, në fillimet e karrierës apo të sapocaktuar për të mbuluar Gjykatën. Akreditimi mund të lehtësojë identifikimin dhe aksesin e barabartë, por nuk duhet të shndërrohet në një filtër apo kusht të panevojshëm për të ndjekur procedimet publike.

Read more:GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE

Procedura e aksesit mund të krijojë gjithashtu një barrë të panevojshme administrative për gazetarët, veçanërisht për ata që punojnë në redaksi të vogla ose si gazetarë të pavarur. Kur aktivizohet procedura e posaçme sipas nenit 93(2), neni 93(3) kërkon, si rregull, që gazetarët të paraqesin kërkesë të paktën 24 orë përpara seancës. Më pas mund t’u kërkohet të konfirmojnë pjesëmarrjen, të respektojnë rregullin e përgjithshëm të një përfaqësuesi për çdo media dhe, nëse kërkohet mbulim audioviziv, të paraqesin një kërkesë të veçantë sipas nenit 95. Këto procedura mund të ndihmojnë organizimin kur ekziston një nevojë konkrete për shkak të kapacitetit të sallës apo të sigurisë, por nuk duhet të shndërrohen në kusht rutinë për ndjekjen e seancave publike. Seancat urgjente, njoftimet e vona dhe zëvendësimi i gazetarëve kërkojnë një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Jemi të shqetësuar për nenin 76 dhe nenin 93(16), të cilët ndalojnë gazetarët e lejuar vetëm për të ndjekur një seancë që të mbajnë ose përdorin telefona celularë, laptopë dhe pajisje të tjera elektronike. Parandalimi i regjistrimit apo transmetimit të paautorizuar është legjitim. Megjithatë, një ndalim i përgjithshëm pengon gjithashtu mbajtjen në heshtje të shënimeve, raportimin me shkrim, komunikimin me redaktorët, verifikimin e informacionit ligjor dhe përdorimin e pajisjeve për nevoja aksesueshmërie. Duhet të shqyrtohen masa më pak kufizuese dhe të zbatueshme, si përdorimi në modalitet të heshtur, vende të posaçme për median, kufizime të funksioneve të kamerës dhe udhëzime të përshtatura për raste konkrete nga kryesuesi i seancës.

Vërejmë gjithashtu se neni 95 rregullon në mënyrë specifike mbulimin audioviziv të seancave gjyqësore, përfshirë filmimin, fotografimin, regjistrimin audio dhe transmetimin. Autorizimi paraprak gjyqësor dhe kufizimet ndaj një mbulimi të tillë mund të jenë legjitime kur janë të nevojshme për mbrojtjen e dëshmitarëve, të miturve, privatësisë, provave, rendit në sallën e gjyqit apo administrimit të rregullt të drejtësisë. Megjithatë, çdo kufizim duhet të bazohet në rrethanat konkrete të seancës, të jetë i arsyetuar dhe proporcional dhe, përpara një refuzimi të plotë, të shqyrtojë alternativa më pak kufizuese. Materialet e prodhuara nga Gjykata apo të siguruara përmes një sistemi “media pool” mund të mbështesin aksesin kur ekzistojnë kufizime sigurie apo teknike, por duhet të plotësojnë dhe jo të zëvendësojnë në mënyrë rutinë praninë e pavarur të gazetarëve në sallën e gjyqit.

Për më tepër, neni 96(3)(e)–(g) trajton manipulimin përmes inteligjencës artificiale, materialet e konsideruara mashtruese dhe publikimin e imazheve të personave të identifikueshëm kur identifikimi konsiderohet i panevojshëm. Mbrojtja nga manipulimi i rremë dhe publikimi i paligjshëm është legjitime. Megjithatë, sjellja editoriale apo pas publikimit që shtrihet përtej ambienteve të Gjykatës nuk duhet të rregullohet përmes sistemit të akreditimit. Çështje të tilla duhet të trajtohen përmes legjislacionit në fuqi, mjeteve juridike, mekanizmave të korrigjimit dhe etikës profesionale.

Neni 98 parashikon paralajmërime, pezullim të akreditimit deri në gjashtë muaj dhe heqje të tij. Rregullorja përmban garanci të rëndësishme për masat më serioze, përfshirë kërkesën për prova konkrete, një urdhër të arsyetuar dhe mundësinë që gazetari ose media të dëgjohet. Megjithatë, ajo nuk parashikon qartë një mekanizëm të shpejtë rishikimi që të mund të zgjidhë një refuzim aksesi apo një masë ndaj akreditimit përpara se të humbasë vlera gazetareske e seancës përkatëse.

Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Gjykatës së Posaçme të pezullojnë zbatimin e dispozitave të kundërshtuara që lidhen me median dhe të ndërmarrin një rishikim të fokusuar përmes konsultimit kuptimplotë me gazetarët, organizatat e medias, ekspertët ligjorë dhe shoqërinë civile. Kuadri i rishikuar duhet të garantojë që kufizimet që prekin aksesin dhe raportimin e medias të jenë të bazuara në ligj, të nevojshme, proporcionale, të përcaktuara qartë dhe të zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme; që gazetarët të mund të punojnë në kushte praktike dhe të arsyeshme; dhe që refuzimet, përjashtimet apo masat ndaj tyre të jenë të arsyetuara dhe t’i nënshtrohen një rishikimi të shpejtë dhe efektiv.

Read more:GJKKO censuron median, pedagogu Bregu: Rregullorja e re e kthen gazetarin në burokrat! Ndalimi i telefonit është arbitrar, gjykata ka frikë nga transparenca

Rrjeti SafeJournalists do të informojë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje dhe do të vijojë të monitorojë zbatimin e rregullores.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 7 gusht 2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës

Shoqata Kroate e Gazetarëve

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Medias e Malit të Zi

Ora 11:25

Hyrja në fuqi e rregullores së re të GJKKO, Asosacioni i Gazetarëve: Keqardhje e zhgënjim, do ta sulmojmë me çdo mjet

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur keqardhje e zhgënjim për hyrjen në fuqi të rregullores së re të GJKKO-së në shpërfillje të të gjitha reagimeve të bëra më herët nga gazetarë e organizata të medias.

Sipas Asosacionit, dialogu, i cili ishte kërkuar para hyrjes në fuqi të rregullores, është ende i mirëpritur, por vendimi i Gjykatës së Posaçme do të sulmohet me çdo mjet.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë

AGSH thotë se e vlerëson rolin dhe përgjegjësinë e GJKKO-së, por duhet të ketë harmonizim me të drejtën e medias për të raportuar dhe informimin e publikut.

Deklarata e plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh keqardhjen dhe zhgënjimin që, prej sot, 1 shtator, ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pavarësisht shqetësimeve dhe rekomandimeve të ngritura më herët nga komuniteti i gazetarëve dhe organizatat vendase e ndërkombëtare të medias.

AGSH kishte kërkuar që përpara hyrjes në fuqi të Rregullores të zhvillohej një proces konsultimi me gazetarët dhe organizatat përfaqësuese të medias, veçanërisht për dispozitat që ndikojnë drejtpërdrejt në punën e reporterëve, përfshirë kufizimin e përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore.

Ne vlerësojmë rolin dhe përgjegjësinë e GJKKO-së për garantimin e mbarëvajtjes së proceseve gjyqësore, por besojmë se ky objektiv mund dhe duhet të harmonizohet me të drejtën e medias për të raportuar dhe me të drejtën e publikut për t’u informuar.

Ne mbetemi të gatshëm për bashkëpunim dhe dialog konstruktiv, por do të përdorim të gjitha mjetet për ta atakuar këtë vendim.

Lexo edhe
Kronikë

Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm

Kronikë

Grushte pa pushim ndaj kamerierit 18-vjeçar, momenti kur i riu dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit dhe 2 të tjerë në Golem (VIDEO)

Tags: #agsh #aleksander çipa #Alternativa #Asociacioni i Gazetarëve #beograd #Erion Bani #GJKKO #media #rregullorja e GJKKO #unioni i gazetareve shqiptare

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm
  • Grushte pa pushim ndaj kamerierit 18-vjeçar, momenti kur i riu dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit dhe 2 të tjerë në Golem (VIDEO)
  • Në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së, shoqatat e gazetarëve: Censuron median, do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm (VIDEO)
  • Dy burrat humbën jetën pasi i zuri korrenti, banorët në Vaun e Dejës protestojnë: Dolën për kafe dhe u kthyen të vdekur, ambulanca u vonua 1 orë e gjysmë(VIDEO)
  • Ndryshimet në Policinë e Shtetit, Fatmir Hoxha emërohet specialist për Integrimin, kryekomisari Dashnor Muhaj për Kufirin
Nga të njëjtat tag-e
  • Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm
  • Në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së, shoqatat e gazetarëve: Censuron median, do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm (VIDEO)
  • GJKKO shpërfilli kritikat e shoqatave të gazetarëve, vendase e ndërkombëtare! Nga sot në fuqi Rregullorja që censuron mediat
  • Vështirësia për të rregulluar mediat sociale dhe varësia e adoleshentëve ndaj tyre
  • Kur agjentët e Inteligjencës Artificiale kaluan kufirin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 48 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 6 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 5 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm

Shoqatat e gazetarëve vijojnë me kundërshtitë për rregulloren e re të GJKKO-së qe futet në fuqi nga sot,…

• 43 minuta më parë • 12 min lexim
Kronikë

Grushte pa pushim ndaj kamerierit 18-vjeçar, momenti kur i riu dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit dhe 2 të tjerë në Golem (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur kamerieri 18-vjeçar Genti Nela dhunohet nga djemtë e pronarit të…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Në fuqi rregullorja e re e GJKKO-së, shoqatat e gazetarëve: Censuron median, do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm (VIDEO)

Shoqatat e gazetarëve vijojnë me kundërshtitë për rregulloren e re të GJKKO-së qe futet në fuqi nga sot,…

• 1 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by