Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. GJKKO censuron median, pedagogu Bregu: Rregullorja e re e kthen gazetarin në burokrat! Ndalimi i telefonit është arbitrar, gjykata ka frikë nga transparenca
Kronikë

GJKKO censuron median, pedagogu Bregu: Rregullorja e re e kthen gazetarin në burokrat! Ndalimi i telefonit është arbitrar, gjykata ka frikë nga transparenca

• 6 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Rregullorja e re e GJKKO-së që pritet të futet në fuqi nga 1 shtatori për pedagogun e komunikimit, Zylyftar Bregu është një akt që kufizon lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Në një intervistë për Report Tv, Bregu thotë se rregullorja e pengon dhe censuron punën e gazetarëve dhe se krijon një klimë tensioni mes dy pushteteve.

Bregu e cilëson dokumentin një kufizim të panevojshëm që sipas tij shkon përtej garantimit të sigurisë dhe ndërhyn drejtpërdrejt në ushtrimin e profesionit të gazetarit. Sipas Bregut, rregullorja e burokratizon marrëdhënien e gazetarëve me GJKKO-në dhe krijon pengesa për informimin e opinionit publik mbi proceset gjyqësore.

“Rregullorja e tejkalon konceptin e sigurisë dhe futet në përmbajtjen e informacionit dhe profesionit të gazetarisë. Rregullorja e burokratizon raportin e gazetarit me GJKKO. Për gazetarët bëhet pengesë për të informuar opinionin publik mbi veprimtarinë e gjykatës. Rregullorja e shtrin juridiksionin e saj jo brenda mjediseve të gjykatës, por jashtë, duke i konsideruar nene censuruese, siç është neni 93 që thotë ndalohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale nga gazetarët për të modifikuar zërin, apo për të shkurtuar audion e marrë nga gjykata. Kjo është një gjë që kalon përtej konceptit të sigurisë. Ka shumë probleme. Përdor konceptin e akreditimit dhe që është koncept që duhet të lehtësojë raportin e gazetarëve me gjykatën, por në asnjë pikë të rregullores nuk thotë se cila është diferenca me një gazetar të akredituar dhe një të paakredituar”, thekson Bregu.

Read more:GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE

Me rregulloren e re, gazetarët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, por iu hiqet edhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale të informacioneve nga seancat. Arbitrare e quan Bregu këtë pikë të rregullores, duke theksuar se Gjykata ka frikë se gazetarët do filmojnë dhe regjistrojnë, ndërkohë që celulari është mjet pune për përcjelljen e informacionit në redaksi.

“Ndalon më mënyrë arbitrare telefon, me frikën se gazetarët do filmojnë dhe regjistrojnë. Së pari telefoni është mjet komunikimi. Gazetarët kanë nevojë të komunikojnë nga mjediset e brendshme të gjykatës, nga korridori, nga mjediset e përbashkëta etj”, thekson Bregu.

Read more:Gazetari Elton Qyno denoncon se u godit me celular, shpallet në kërkim bashkëshortja e Florenc Çapjas

Ai shprehet se kjo rregullore tregon frikwn qw GJKKO ka nga transparenca dhe e konsideron një përpjekje për ta mbajtur median larg sallave të gjyqit. Sipas tij, komoditeti i gjyqtarëve nuk mund të prevalojë mbi të drejtën e publikut për t’u informuar.

“Mendoj që është një lloj frike që sistemi gjyqësor ka nga transparenca. E dyta mendoj që është një përpjekje për komoditet që gjyqtarët duan të kenë brenda sallës së gjyqit pa praninë e medias. Një kamera në sallën e gjyqit e shton pak kujdesin e magjistratëve qoftë në të folur, në të veshur, në të sjellë aty brenda,. Komiteti i gjyqtarëve është sekondar përballë detyrimit që ata kanë që drejtësia të jetë transparente. Për të qenë komod, mund të gjenden forma të tjera, një regji qendrore, ose të tjera forma për të garantuar edhe transparencën, por edhe ata të jenë komod dhe për të mos cenuar solemnitetin e procesit gjyqësor”, vijon Bregu.

Read more:DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

Bregu shprehet se shpreson që rregullorja të mos hyjë në fuqi më 1 shtator dhe i bën thirrje drejtuesit të GJKKO-së, Erion Bani dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor ta rishikojnë atë. Sipas tij nëse dokumenti mbetet në fuqi, pasojat do t’i ndiejë vetë sistemi i drejtësisë, i cili do të humbë besimin e opinionin publik.

“Shpresoj që kjo rregullore të mos miratohet. Shpresoj që kryetari i gjykatës të reflektojë, KLGJ të ushtrojë funksionet për ta modifikuar rregulloren. Shoqatat e gazetarëve do të marrin hapat përkatës ligjorë, dërgimin në Kushtetuese apo administrative për ta rrëzuar këtë rregullore. Nëse miratohet, ajo që humbet mendoj është GJKKO, sepse ka një tjetër parim në gazetari, fakti që ata nuk duan të flasin nuk e ndalon median të mos flasë për ata. Nëse miratohet, goditja e parë do jetë ulja e besimit të opinionit publik te drejtësia, sidomos te SPAK dhe GJKKO”, thekson Bregu.

Read more:“Në SPAK po ndërtohet një minimaternitet”/ Berisha ironi me shtatzëninë e Ballukut: Përdorin ligjin e shenjtë të mëmësisë për të shpëtuar nga drejtësia. Do të kthehet në “epidemi”

Rregullorja e re e GJKKO-së, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, shpërndau një deklaratë ku e quan atë si një kufizim të lirisë së mediave, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, foli për një këmbanë alarmi për lirinë e medias.

Shqetësimit të gazetarëve shqiptarë i është bashkuar dhe Federata Europiane e Gazetarëve e cila në një reagim për Report Tv u shpreh se e konsideron Rregulloren, si regjimin më kufizues duke ngritur pyetjen nëse Gjykatat në Shqipëri kanë dicka për të fshehur

Read more:GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison: Rregullorja e re i sheh gazetarët si kërcënim, nëse s’tërhiqen ankohemi në KiE

Rregullorja e cila hyn në fuqi më 1 shtator, parashikon që gazetarët të kërkojnë autorizim të paktën 24 orë përpara çdo seance, kufizon numrin e gazetarëve që mund të ndjekin gjyqin në sallë, ndalon përdorimin e telefonave, tabletëve dhe laptopëve gjatë gjykimit, si edhe heq mundësinë e filmimit të minutave të para të seancave gjyqësore.

Lexo edhe
Kronikë

Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor

Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Tags: #Asociacioni i Gazetarëve #Erion Bani #Federata Europiane e Gazetarëve #Gazetar #Gazetarët #GJKKO #Gjykata #rregullorja e GJKKO #Zylyftar Bregu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
Nga të njëjtat tag-e
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • ‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 36 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu, i kërkojnë gjykatës Kushtetuese rikthimin e tyre në sistem. Ndërsa për të…

• 10 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Top Channel ka siguruar dosjen hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku zbardhen detaje të reja nga dëshmitë…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

TIRANË– Prokuroria e Posaçme po zgjeron hetimet për të vërtetuar qëndrojnë apo jo denoncimet e bëra pak javë…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by