Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. GJKKO censurë mediave me rregulloren e re, Apeli e refuzon, lejon gazetarët me celularë në gjyqe! OSBE për Report TV: Po e ndjekim, konsultë me palët e interesuara
Kronikë

GJKKO censurë mediave me rregulloren e re, Apeli e refuzon, lejon gazetarët me celularë në gjyqe! OSBE për Report TV: Po e ndjekim, konsultë me palët e interesuara

• 2 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Ndryshe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, e cila prej 1 shtatorit ka vendosur në zbatim rregulloren e re që censuron median, Apeli i GJKKO nuk i është bashkuar këtyre kufizimeve, edhe pse të dyja gjykatat ndodhen në të njëjtën godinë. Këtë të mërkurë, gazetarët janë lejuar të hyjnë në ambientet e Apelit me telefonat celularë, të cilët do të lejohen edhe gjatë seancave gjyqësore.

Ishte gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani e cila u garantoi gazetarëve sot se rregullat e transparencës nuk do të ndryshojnë dhe se rregullorja e hartuar nga GJKKO nuk do të zbatohet nga Apeli.

“Rregullat e transparencës tek ne nuk ndryshojnë. Nëse ju pengojnë të qëndroni në hollin tonë me vini në dijeni”, u tha Saida Dollani-gazetarëve.

Read more:Projekti TID/ Banorët e Durrësit kërkojnë pezullimin e punimeve: Shtëpinë s’e lëshon njeri (VIDEO)

Shoqatat e gazetarëve e kanë kundërshtuar ashpër rregulloren e re të GJKKO-së, e cila sjell kufizime të forta për mediat, deri te ndalimi i përdorimit të telefonave, regjistruesve brenda në sallën e gjyqit dhe kamerave.

Rregullorja e re është edhe nën ‘lupën’ e OSBE-së, e cila thotë se po e ndjek çështjen nga afër. Në një reagim për gazetaren e Report Tv Raziela Myslimaj, prezenca e OSBE-së në Shqipëri thotë se është në komunikim me Gjykatën e Posaçme dhe po konsultohet edhe me palë të tjera të interesuara.

Read more:I dënuar për vrasjen e Santiago Malkos, Selmani në Apelin e GJKKO: Jam i pafajshëm! E ëma e viktimës: Të dënohet me 28 vite burg, ose më sillni djalin në shtëpi! Shtyhet vendimi

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vijon ta ndjekë nga afër këtë çështje. Jemi në komunikim me Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe po konsultohemi edhe me palë të tjera të interesuara. Do të vijojmë të angazhohemi në një dialog konstruktiv me të gjitha palët e përfshira për çështjet që janë aktualisht në vlerësimin dhe shqyrtimin tonë”, thuhet në reagimin e OSBE-së për Report Tv.

Rregullorja e re e hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së, Erion Bani u fut në fuqi nga 1 shtatori dhe vendos kufizime e ndalime, që praktikisht e pamundësojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në këtë Gjykatë.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO/ Një ‘tufë’ formularësh e kërkesash për akreditimin e gazetarëve, por asnjë garanci për të raportuar lirisht

Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale të informacionit në redaksi.

Ndërsa për Rregulloren e re pati një valë në rritje reagimesh nga shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit, nga GJKKO, i vetmi reagim ishte ai i konfirmimit se nuk ka ndërmend të bëj pas. Gazetarët u njoftuan pas mesditës se grupi i deritanishëm i komunikimit të njoftimeve do të mbyllet dhe se do të hapet një grup i ri, vetëm me gazetarët që do të akreditohen sipas përcaktimeve të Rregullores së re.

Lexo edhe
Kronikë

Resorti i Ulajt në Rrjoll, banorët protestë përpara prokurorisë Shkodër: Nga 12 shtatori do të bllokojmë punimet në kantier

Kronikë

Akuza për dhunë ndaj qytetarit në Kuçovë, policia sqaron ngjarjen: Kërcënoi vëllanë me çifte, kundërshtoi shoqërimin

Tags: #apeli i gjkko #Detyrë #Erion Bani #Gazetarët #GJKKO #Gjykata #Komunikim #OSBE #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Resorti i Ulajt në Rrjoll, banorët protestë përpara prokurorisë Shkodër: Nga 12 shtatori do të bllokojmë punimet në kantier
  • Akuza për dhunë ndaj qytetarit në Kuçovë, policia sqaron ngjarjen: Kërcënoi vëllanë me çifte, kundërshtoi shoqërimin
  • Vlorë/ Bënte manovra të rrezikshme me gomone në gjendje të dehur, gjobitet me 50 mijë lekë! (VIDEO)
  • Vlorë/ 10 persona kërcënojnë me armë Vasil Bedinjan në një prej hoteleve të tij! Biznesmeni: Më kërkuan 5 milionë euro! 3 në pranga
  • Sherr mes dy shoferësh furgonash në Kavajë, njëri goditet me levë në kokë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Blendi Kajsiu: Skandali i vërtetë në rastin Veliaj – Ide
  • “Kanë paga disa herë më të larta se ne”, Rama me tone të ashpra: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi
  • Rregullorja e re e GJKKO censuron mediat, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Kërcënim për të drejtën e informimit, autoritetet gjyqësore të ndërhyjnë
  • Dhoma e Avokatisë paralajmëron bojkot të seancave në GJKKO, Ferdinand Ndoja në Report TV: Rregullorja e re bie ndesh me ligjin, i jemi drejtuar KLGJ-së dhe ministrisë
  • Gjykata e Lartë kërkon zhbllokimin e pagave të gjyqtarëve. Sadushi shkresë Ministrisë së Financave: Vendimi i Kushtetueses është detyrues
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 10 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë”/ Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Resorti i Ulajt në Rrjoll, banorët protestë përpara prokurorisë Shkodër: Nga 12 shtatori do të bllokojmë punimet në kantier

Banorët e Rrjollit i janë rikthyer protestave teksa e nisën me një të tillë përpara prokurorisë Shkodër duke…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Akuza për dhunë ndaj qytetarit në Kuçovë, policia sqaron ngjarjen: Kërcënoi vëllanë me çifte, kundërshtoi shoqërimin

Policia e Beratit ka reaguar lidhur me një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku një qytetar që…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Bënte manovra të rrezikshme me gomone në gjendje të dehur, gjobitet me 50 mijë lekë! (VIDEO)

Vlorë – Drejtuesi i një gomoneje në Vlorë është gjobitur me 50 000 lekë pasi pasi u konstatua…

• 42 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by