Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja e re e GJKKO censuron mediat, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Kërcënim për të drejtën e informimit, autoritetet gjyqësore të ndërhyjnë
Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO censuron mediat, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Kërcënim për të drejtën e informimit, autoritetet gjyqësore të ndërhyjnë

• 3 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Reporterët pa Kufij e cilëson një kërcënim për të drejtën e informimit rregulloren e re të GJKKO që censuron mediat.

Në një reagim për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj, organizata ndërkombëtare u bën thirrje autoriteteve gjyqësore që të ndërhyjnë për të ndryshuar rregulloren. Reporterët pa Kufij shpreh shqetësim dhe zhgënjim për shpërfilljen e GJKKO ndaj reagimeve të gazetarëve për rregulloren e re.

Gjithashtu, organizata thotë se rregullorja e re duhet të mos ndalojë në mënyrë përgjithësuese, por të lejojë marrjen e masave sipas rastit.

Read more:Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS! Ja mesazhi që iu dërgua deputetit të Partisë Mundësia

“Jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer që Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zgjedhur të shpërfillë shqetësimet e gazetarëve lidhur me rregulloren e saj të re. Çmimi i kësaj është një kërcënim për të drejtën e qytetarëve për t’u informuar siç duhet mbi procedurat gjyqësore.

I bëjmë thirrje autoriteteve gjyqësore shqiptare të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të ndryshuar rregulloren e GJKKO-së. Rregullorja nuk duhet të vendosë një ndalim të përgjithshëm dhe duhet të lejojë marrjen e masave proporcionale, rast pas rasti”, shprehet Reporterët pa Kufij.

Dokumenti i hartuar nga Erion Bani, i cili hyri në fuqi më 1 shtator, vendos kufizime dhe ndalime që e pamundësojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në GJKKO. Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale përmes mesazheve me tekst, të informacioneve nga seancat.

Read more:Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm

Gjithashtu, rregullorja e re ka futur edhe mekanizmin e akreditimittë gazetarëve ku ata plotësojnë formularë e deklarata që nuk garantojnë nëse do të mund t’i ndjekin seancat, por as të raportojnë lirisht në redaksitë përkatëse për shkak të moslejimit të përdorimit të mjeteve të punës.

Veç kësaj, grupi i komunikimit në WhatsApp ku deri në këtë moment gazetarët njoftoheshin për seancat e zhvillime që lidhen me to, është mbyllur. GJKKO tha se gjithçka tanimë do të publikohet në faqen zyrtare ndërsa në WhatsApp do të hapet një grup i ri vetëm me gazetarët e akredituar.

Read more:Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Del pas 3 orësh në SPAK Igli Tare, çfarë deklaroi për gazetarët

Deri më tani gazetarë dhe shoqata të tyre brenda e jashtë vendit kanë reaguar vazhdimisht të shqetësuara ndaj rregullores së re, por përgjigjja e GJKKO ka qenë se s’ka ndërmend të bëjë pas.

Ndërkohë, në Apelin e Posaçëm, një ditë më parë gazetarëve u janë lejuar celularët gjatë seancave gjyqësore, duke shfaqur një tjetër qëndrim brenda së njëjtës godinë: transparencën.

Lexo edhe
Kronikë

Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin

Kronikë

Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin

Tags: #Erion Bani #Gazetarët #GJKKO #Gjykata #Kërcënim #Mediat #Ndalim #Reporteret pa kufij #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin
  • Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin
  • Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë
  • Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin
  • Zjarret në vend, 3 vatra aktive! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, ende problematike situata në Dajt-Qafë Priskë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhoma e Avokatisë paralajmëron bojkot të seancave në GJKKO, Ferdinand Ndoja në Report TV: Rregullorja e re bie ndesh me ligjin, i jemi drejtuar KLGJ-së dhe ministrisë
  • “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar
  • Gjykata e Lartë kërkon zhbllokimin e pagave të gjyqtarëve. Sadushi shkresë Ministrisë së Financave: Vendimi i Kushtetueses është detyrues
  • 120 pacientë për 5 ditë në urgjencën e Fushë-Arrëzit, dyshojnë për helmim! Banorët: Uji i çezmës ka erë! Mjeku: Presim analizat nga ISHP
  • Kërkoi zëvendësimin e masës arrest në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit! Pritet ekstradimi nga Greqia
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 9 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin

Atentat në Ndërfushaz të Mirditës ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi. Në Munaz është gjendur edhe makina…

• 41 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin

Atentat në Ndërfushaz të Mirditës ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi. Në Munaz është gjendur edhe makina…

• 41 minuta më parë • 8 min lexim
Kronikë

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë

6 celularë janë zbuluar gjatë një kontrolli në burgun e Durrësit. 5 prej tyre janë gjetur të ndezur,…

• 41 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by