Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Gjykata e Lartë kërkon zhbllokimin e pagave të gjyqtarëve. Sadushi shkresë Ministrisë së Financave: Vendimi i Kushtetueses është detyrues
Politikë

Gjykata e Lartë kërkon zhbllokimin e pagave të gjyqtarëve. Sadushi shkresë Ministrisë së Financave: Vendimi i Kushtetueses është detyrues

• 2 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË- Gjykata e Lartë i ka kërkuar Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave të gjyqtarëve, pas informacionit se pagesat janë bllokuar në sistemin e thesarit për shkak të kundërshtive mbi mënyrën e zbatimit të vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese.

Në një shkresë drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, me dijeni ministrin e Drejtësisë Toni Gogu dhe kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, argumenton se mungesa e një ligji të ri nga Kuvendi apo e fondeve të planifikuara në buxhet nuk mund të shërbejë si bazë për pezullimin e zbatimit të vendimit kushtetues.

Gjykata e Lartë thekson se, sipas vendimit nr. 15/2026, Kuvendi kishte detyrimin të miratonte ndryshimet ligjore të nevojshme deri më 31 korrik 2026. Sipas interpretimit të Gjykatës së Lartë, pas kësaj date formula e mëparshme e pagës së magjistratëve nuk mund të vijonte të prodhonte efekte juridike.

Read more:GJKKO censurë mediave me rregulloren e re, Apeli e refuzon, lejon gazetarët me celularë në gjyqe! OSBE për Report TV: Po e ndjekim, konsultë me palët e interesuara

Në shkresë argumentohet gjithashtu se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar edhe pasojën në rast të mosveprimit të Kuvendit, duke iu referuar formulës së lidhur me funksionarët e administratës së lartë publike, sipas standardit të vendimit nr. 35/2022.

Gjykata e Lartë i referohet edhe vendimit nr. 435, datë 26 gusht 2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke theksuar se ky vendim nuk ka krijuar një politikë të re pagash, por ka konkretizuar zbatimin e detyrimit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas shkresës, për periudhën nga 1 gushti 2026 e në vijim, paga referuese bazë është përllogaritur mbi bazën e pagës për pozicion prej 222.425 lekësh dhe shtesës së nivelit të kualifikimit prej 14.000 lekësh, duke arritur në 236.425 lekë.

Read more:Rrokadë në diplomaci/ Meidani ambasador në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup? Intelektualët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, kundër kërkesës së VLEN

Gjykata e Lartë kundërshton gjithashtu argumentin se mungesa e planifikimit buxhetor mund të justifikojë bllokimin e pagave. Sipas saj, fondet shtesë mund të sigurohen përmes mekanizmave të parashikuar nga legjislacioni buxhetor, ndërsa detyrimi për zbatimin e vendimit kushtetues mbetet në fuqi.

Në fund të shkresës, Gjykata e Lartë kërkon nga Ministria e Financave:

Read more:Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish

zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave mujore të gjyqtarëve;
zbatimin e pagës referuese bazë nga 1 gushti 2026;
alokimin e fondeve shtesë që mund të nevojiten për pagesat korrente;
trajtimin e diferencave financiare për periudhën 1 prill 2023 – 31 korrik 2026, sipas vendimit të KLGJ-së.

“Respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është çështje vullneti institucional, por detyrim kushtetues për çdo organ të Republikës”, theksohet në përfundim të shkresës së firmosur nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Lexo edhe
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Tags: #Detyrim #Gjykata #gjykata e larte #gjykata kushtetuese #gusht #klgj #Ministria e Financave #Petrit Malaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin