Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Po sikur Lali të dalë nga burgu? – Ide
Editoriale

Po sikur Lali të dalë nga burgu? – Ide

• 2 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Pikërisht në momentin kur shqiptarët janë derdhur në bulevard si shenjë zemërimii ndaj vjedhjes dhe nëpërkëmbjes sistematike, burgjet po zbrazen nga pushtetarët. I fundit që mund të lërë qelinë është Erion Veliaj, masa e arrestit të të cilit do të shqyrtohet në 15 shtator në Gjykatën e Lartë. Më parë kushtetuesja e pati kthyer për rishqyrtim çështjen e tij duke vënë në pikpyetje argumentimin e mbajtjes në izolim të një personi të zgjedhur. Pikërisht në këtë drejtim po lëviz edhe Lali. Krahas lobingut ndërkombëtar që vetëm me shifra zyrtare e ka kaluar një gjysëm milioni euro, Veliaj po përpiqet të tregojë se është i domosdoshëm edhe për Bashkinë. Ai i hoqi delegimin e më pas e detyroi të dorëhiqej Anuela Ristanin. Ai nuk i caktoi asaj një pasuese duke shpallur se këtej e tutje do të nënshkruante vetë për ato që lidhen me institucionin ku ai vijon të mbetet kryetar në detyrë. Ai shkarkoi dhe sekretarin e përgjithshëm duke rikthyer në këtë post një besnik të vetin.

Deri këtu lëvizjet janë të qarta. Në prag të procesit Veliaj mëton të tregojë se puna e tij është e domosdoshme për të kryesuar administratën lokale të Tiranës dhe se çdo kundërvënie e gjykatës ndaj këtij realiteti do të ishte një dëm ndaj interesit publik dhe ndaj qytetarëve.

Read more:Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët

Por, ndërsa kjo strategji mund të qe e pritshme, ajo që ka ndryshuar rrënjësisht është sjellja e kryeministrit Rama. Menjëherë sapo Lali bëri lëvizjet e para për të kontrolluar Bashkinë shefi i tij e mbështeti. Me një deklaratë nga zyra e qeverisë bëhej e qartë se kjo ishte një e drejtë e tij dhe u përmend shkaras interesi i qytetarëve për të pasur në krye të punëve ‘të përzgjedhurin prej tyre”.

Pyetja është pse Rama ia përplasi në fytyrë, herën e parë kur ai e shkarkoi Ristanin nga burgu, ndërsa këtë radhë ia legjitimoi? Pse Veliaj ia hoqi tani delegimin zvvendëses së tij, për “mëkate”, që siç e përmend dhe vetë, datonin shumë kohë më parë? Pse nuk veproi menjëhetë kur kushtetuesja e la në detyrë, ndonëse Rama pati firmosur për ta shkarkuar? Po kryeministri, pse ndryshoi nga e bardha në të zezë dhe nga shakrkimi, thirrja për të mos protestuar pro Lalit, eleminimi i njerëzve të tij nga grupi parlamentar, u shndërrua papritmas në mbështetës të kryetarit “të zgjedhur me votë”?

Read more:“Të respektohet prezumimi i pafajësisë!”/ Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti i Erion Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare

E vetmja përgjigje logjike për këto pikëpyetje gjendet te një pakt i ri mes tyre, në prag të procesit për shqyrtimin e masës së arrestit të kryebashkiakut. Këtë pandehmë e vërteton edhe takimi i fundit në Lundër, në ditën e mbledhjes me të deleguarit e Tiranës, mes Ramës dhe avokatit të Veliajt, ku janë shqyrtuar modalitetet e drejtimit të bashkisë nga burgu dhe firmosja e shkresave që mbrojtësit ligjorë do i transportonin nga bashkia në qeli.

Read more:“Qytetarët në kurbet, hajdutët në pushtet”, biznesmeni: Kryeministri dje provokonte protestuesit, hapte dhe mbyllte grilat dhe…

Nuk dihet se cili është interesi konkret që e detyroi Ramën të bëjë këtë piruetë, ndoshta zgjedhjet e ardhshme në Tiranë, apo ndoshta një skandal për të larguar sado pak vëmendjen prej tij, por një gjë është e qartë, deri në 15 shtator kryeministri dhe ish delfini i tij, tashmë i plagosur, do të bashkojnë forcat për të arritur qëllimin.

Pyeja është: çfarë ndodh nëse ia dalin? Nëse presioni politik arrin të mposhtë edhe këtë radhë drejtësinë? Një gjë kuptohet lehtë, Veliaj jashtë do të dekretonte fundin e asaj që një shumicë e dinë, por që ka ende të tjerë që duan ta besojnë: drejtësisë të pavarësuar nga ndërkombëtarët. Nëse sot nuk ka më asnjë zyrtar të lartë të burgosur për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë, nëse tashmë askush nuk prej tyre nuk gjendet i dënuar për koncesionet skandaloze në shëndetësi, nëse një zv kryeministre Rama nuk e dorëzon dhe një tjetër gjendet në arrati, kthimi i mundshëm i Veliajt në zyrë do të shkërmoqte çdo iluzion për reformën në drejtësi. Ky do të qe vërtet fundi.

Read more:Ndryshimet në Policinë e Shtetit, Fatmir Hoxha emërohet specialist për Integrimin, kryekomisari Dashnor Muhaj për Kufirin

Megjithëatë, sado e tmershme të duket shembja e kësaj ëndrre të rreme, cilado qoftë pesha e zhgënjimit, kjo mund të ishte një nga ato të këqia që vijnë për mirë.

Read more:Prej 30 minutash hyrjet e Kryeministrisë të bllokuara, pas policisë e FNSH, mbërrin autoboti i ujit

Një ngjarje e tillë do i hapte styte edhe atyre protestuesve që kanë ende shpresë tek SPAK, edhe idiotëve të dobishëm që vijojnë të vetëgënjehen se jetojmë në demokraci, se nuk ka më as një trup të ndërmjetëm, as media, as opozitë e aq më pak drejtësi, që të ketë forcën për ta korigjuar sadopak këtë regjim. Nwse shembet përfundimisht përralla me drejtësinë e re, sfida që do të shpërfaqet do të jetë ajo realja, ajo e përballjes, pa asgjë midis, mes popullit të pakënaqur që ka dalë në rrugë dhe një njeriu të vetëm.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Një moment vendimtar për Shqipërinë – Ide

Editoriale

Mbi 1,660 produkte me çmime më të ulëta nga e hëna – Blog

Tags: #Burgjet #Detyrë #erion veliaj #euro #jetë #media #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një moment vendimtar për Shqipërinë – Ide
  • Mbi 1,660 produkte me çmime më të ulëta nga e hëna – Blog
  • Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin – Ide
  • Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme – Ide
  • Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Gjoba arma e fundit, jo e para!”, Rama “shuplakë” inspektorëve: Jo “shpatë” shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Denonconi inspektimet e panjoftuara
  • Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit
  • Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, kush është ambasadorja e re që zëvendëson Silvio Gonzaton
  • Ditë e kthjellët dhe me temperatura të nxehta…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • GJKKO censurë mediave me rregulloren e re, Apeli e refuzon, lejon gazetarët me celularë në gjyqe! OSBE për Report TV: Po e ndjekim, konsultë me palët e interesuara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 19 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 7 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi 5 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një moment vendimtar për Shqipërinë – Ide

Sikurse shumë prej revolucioneve të Europës Lindore, protestat në Shqipëri nuk nisën me një fjalim politik apo me…

• 37 minuta më parë • 8 min lexim
Editoriale

Mbi 1,660 produkte me çmime më të ulëta nga e hëna – Blog

Nga e hëna, 31 gusht, nis Nisma Kombëtare për Uljen e Çmimeve, një program që përfshin mbi 1,660…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Editoriale

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin – Ide

Prej disa ditësh, që kur Ergys Agasit i vunë prangat në mënyrë spektakolare, rrjetet sociale dhe mediat online…

• 4 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by