Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Ekskluzive/ Larg kampit të ferrit në Siri, Abdullahu rinis fëmijërinë në Rrogozhinë! I afërmi: S’dëshiron të flasë për të shkuarën! Shpresë për rikthimin e motrës
Sociale

Ekskluzive/ Larg kampit të ferrit në Siri, Abdullahu rinis fëmijërinë në Rrogozhinë! I afërmi: S’dëshiron të flasë për të shkuarën! Shpresë për rikthimin e motrës

• 2 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Abdullahu i vogël po mësohet dita-ditës me njerëzit e gjakut të nënës së tij. U kthye më 26 gusht nga Siria dhe tashmë po jeton një realitet tjetër, në Luz të Madh, mes gjelbërimit dhe qetësisë, vetëm pak kilometra larg bregdetit të Spillesë.

“Nuk ka qejf t’ia përmendësh kohën që ka qëndruar atje. S’ka dëshirë të flasë fare për jetën e kaluar në Siri dhe nuk do të flasë as gjuhën siriane”, tregon Ismet Leçini, xhaxhai i nënës së Abdullahut.

Ismet Leçini është xhaxhai i nënës së Abdullahut. Ai tregon për Report Tv se ditët e para të nipit në familje kanë qenë emocionale. Pas një fëmijërie të kaluar mes luftës dhe kampeve, sot i mituri po njeh për herë të parë familjarët. Ai po jeton me gjyshen, ndërsa pjesë e kujdesit është dhe tezja.

Read more:Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)

“Djali kupton shumë mirë shqip, por për të folur disi me vështirësi. Ne luajmë çdo ditë me të. Më shumë po rri me djalin e tezes së vet, se janë moshatarë”, shprehet ai.

I mbetur jetim, Abdullahu ka një tjetër figurë kyçe në jetën e tij. Është 79-vjeçarja Hajrije Taushani, të cilën ai e quan “gjyshja”. Ajo është kujdesur për jetimët në kampin Al Hol, mes tyre edhe Abdullahun. Ndaj sot ne nuk e gjetëm në shtëpi të voglin, pasi ka shkuar në Elbasan të takojë gjyshe Hajrijen.

Read more:Mat/ Zjarri del jashtë kontrollit në Madhesh, evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish

“Gjyshja që e ka rritur ka vlera të mëdha. Ajo e ka mbajtur, e ka marrë që në moshën 2-vjeçare. Ajo ka rritur dy jetimë të vetët dhe këtë tonin.”

9-vjeçari në Rinas i shoqëruar nga Hajrije Taushani

Historia e Abdullahut është një prej më të dhimbshmeve mes fëmijëve shqiptarë të kthyer nga kampet në Siri. Babai i tij, Bledar Hamza, i njohur edhe si Ebu Samed, u vra në luftime krah ISIS-it. Nuk dihet fati i nënës së tij, Resmijes, dhe të paktën njërës prej dy motrave, ndërsa për tjetrën, familjarët kanë shpresa se është gjallë dhe mund të riatdhesohet.

Read more:Arrestimi i Agasit i negociuar? Progni: Ergysi lëvizte lirshëm, lidhje me krimin e organizuar dhe institucionet. Radhën te SPAK-u e ka Balla!

“Po, e sigurt është se motra e Abdullahut është gjallë. Shteti po interesohet shumë për ta kthyer”, thotë Ismet Leçini, xhaxhai i nënës së Abdullahut.

Abdullahu, ndërkohë, po përpiqet të ndërtojë jetën e tij të re. Ka nisur të ambientohet dhe në shtator do të nisë për herë të parë shkollën në gjuhën amtare.

I mituri i kthyer në banesë vizitohet nga Taulant Balla
Lexo edhe
Sociale

Ditë e kthjellët dhe e nxehtë…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sociale

‘Në Greqi habiteshin kur u thosha se po vija nga Shqipëria’, avokati Arsid Muriqi rrëfen në Report TV sfidën e rrugëtimit 900 kilometra me biçikletën prej druri

Tags: #Babai #Bledar Hamza #djali #Durres #Elbasan #Familje #ismet lecini #kampi al hol #riatdhesim #Rrogozhine #Siri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ditë e kthjellët dhe e nxehtë…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • ‘Në Greqi habiteshin kur u thosha se po vija nga Shqipëria’, avokati Arsid Muriqi rrëfen në Report TV sfidën e rrugëtimit 900 kilometra me biçikletën prej druri
  • Aktmarrëveshjet për faturat e energjisë, OSHEE vijon skemën lehtësuese për 2026: Gati 70% e klientëve debitorë kanë përfituar ulje të kamatëvonesës
  • Shkodër/ Turisti bie në humnerë në Shalë, evakuohet me helikopterin Black Hawk drejt Spitalit të Traumës (VIDEO)
  • ‘Dua t’u shërbej njerëzve si im atë’, vajza e Mirush Kabashit i futet politikës në Kanada
Nga të njëjtat tag-e
  • Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë
  • I vihet tritol lokalit në Durrës! Pronari i dënuar për vrasjen e një klienti! Lëndë plasëse edhe një garazhi (VIDEO)
  • Tiranë/ Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, ‘Lamborghini’ përplaset me dy automjete të tjera (VIDEO)
  • Mat/ Zjarri del jashtë kontrollit në Madhesh, evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish
  • Policia Bashkiake aksion në Durrës, liron parkimet e zëna forcërisht në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 9 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ditë e kthjellët dhe e nxehtë…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Vendi ynë edhe sot parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet të jetë…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

‘Në Greqi habiteshin kur u thosha se po vija nga Shqipëria’, avokati Arsid Muriqi rrëfen në Report TV sfidën e rrugëtimit 900 kilometra me biçikletën prej druri

Një biçikletë prej druri, shtatë ditë rrugë dhe 900 kilometra nga Shkodra në Athinë. Kjo ishte sfida që…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Aktmarrëveshjet për faturat e energjisë, OSHEE vijon skemën lehtësuese për 2026: Gati 70% e klientëve debitorë kanë përfituar ulje të kamatëvonesës

OSHEE Group vijon të mbështesë klientët me detyrime të prapambetura të energjisë elektrike përmes skemës së aktmarrëveshjeve, e…

• 13 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by