Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Arrestimi i Agasit i negociuar? Progni: Ergysi lëvizte lirshëm, lidhje me krimin e organizuar dhe institucionet. Radhën te SPAK-u e ka Balla!
Politikë

Arrestimi i Agasit i negociuar? Progni: Ergysi lëvizte lirshëm, lidhje me krimin e organizuar dhe institucionet. Radhën te SPAK-u e ka Balla!

• 27 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

I ftuar në rubrikën “Programi i Drekës” në News24, me moderatore Ola Bruko, Gent Progni foli për arrestimin e Ergys Agasit dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u krye arrestimi, ndërsa hodhi akuza për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar dhe institucione shqiptare.

“Arrestimi i Agasit, nëse bëhet siç duhet, nëse hetimi do të bëhet i thelluar, do të nxjerrë problematika që s’i kemi besuar, me krimin e organizuar dhe me institucionet shqiptare”, u shpreh Progni.

Read more:“Korrupsion me patentat, ngritën sistem ryshfeti”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Dosja për Blendi Gonxhen do të dorëzohet në SPAK

Ai u ndal te problematikat që, sipas tij, lidhen me Kadastrën dhe çështjet e pronave, duke e cilësuar institucionin si një prej strukturave më abuzive në Shqipëri.

Read more:DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin

Sipas Prognit, mënyra e funksionimit të sistemit të ankesave krijon pengesa për qytetarët që kërkojnë të mbrojnë të drejtat e tyre mbi pronën. Progni tha se i duket e pazakontë mënyra e arrestimit të Agasit, duke pretenduar se ai kishte lëvizur lirshëm në Shqipëri.

Progni përmendi edhe emrin e Taulant Ballës, duke pretenduar se në një dosje hetimore ekzistojnë biseda ku përmendet emri i tij. Ai pretendoi gjithashtu se në këtë çështje është përfshirë edhe një shtet anëtar i Bashkimit Europian, i cili, sipas tij, po zhvillon hetime të veçanta. Progni tha se pret që SPAK të vijojë hetimet dhe të marrë masat përkatëse nëse gjatë procesit dalin prova për shkelje penale.

Read more:EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)

“Arrestimi i Agasit, nëse bëhet siç duhet, nëse hetimi do të bëhet i thelluar, do të nxjerrë problematika që s’i kemi besuar, me krimin e organizuar dhe me institucionet shqiptare. Kadastra, ka qenë një nga institucionet dhe është bërë një nga institucionet më abuzive me pronat në Shqipëri. E kanë bërë sistemin të tille që të manipulohet më thjesht. Çdo ligj që bëjnë, e bëjnë se si të vjedhin dhe ta manipulojnë më mirë. Kanë një portal ankesash. Çdo ministri e ka të detyrueshme që të ketë portalin e Ankesave. Nëse hyn te portali i Kadastrës, ke një tabelë që thotë; ky shërbim nuk është funksional. Sipas ligjit i heqin të drejtën me qëllim qytetarit që të ankohet për të drejtën e tij. Më pas kjo ankesë shkon në bashkëqeverisje, ku është Anxhelo Koleka, djali i tezes së Ramës. Kjo bashkëqeverisje drejtohet direkt nga kryeministri. Aty më pas kjo ankesë bllokohet. Njeriu më i afërt i Ramës është pjesë e kësaj ankese. Këtu sorollatet qytetari. Ajo ankesë raportohet dhe më pas kërcënohet qytetari. E vetmja zgjidhje që i ngelet qytetarit, është të shkojë në gjykatë. Kjo bëhet në mënyrë të qëllimshme. Vjedhja e pronave, është një nga plagët që ka shkaktuar shumë vrasje.

Read more:I moshuari u prek nga ‘Ethet e Nilit’, ISHP nis hetimin epidemiologjik në Korçë! Pritet dezinfektimi i zonave në qytet (VIDEO)

Më vjen çudi mënyra e arrestimit. Kam marrë kërcënime, e di si lëviz kjo bota e nëndheshme. E kanë ditur çdo ditë që ai lëviz lirshëm në Shqipëri, Tiranë-Durrës. Më duket e çuditshme që Balla është pjesë e krimit, është e vërtetuar. U kapën biseda ku flitet me emër dhe mbiemër. Nuk është informacion që të thuash; ua. SPAK e ka dhe si dosje. Në dijeninë time do të veprojë dhe ndaj Taulant Ballës. Dosja është nën hetim. Di që është përfshirë dhe një shtet i BE në atë dosje, që po heton në mënyrë koncize. Shpresoj që SPAK ta marrë guximin për të cilin e ka marrë detyrën.”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Tags: #Arrestimit #Biseda #bota #djali #Durres #Gent Progni #hetime #kadastra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 2 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 15 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Gazetari Aulon Kalaja, duke folur në emisionin Prime News24 tha se kjo është protestja më e fuqishme që…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin