Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim pasi kishte goditur me grushte një efektiv, është vënë në pranga në Sarandë.
Në ngjarjen e ndodhur më 17 korrik, polici i Sarandës Miham Velço, u përfshi në një konflikt fizik me disa persona pak pas mesnate ndërsa po lëvizte me motor në lagjen nr. 3. Oficeri i krimeve ka pohuar para grupit hetimor se disa persona të cilët nuk i njihte, e kishin fyer dhe më pas ishin përleshur.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Goditi me gushte një punonjës policie, për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë dhe ndalimin e tij, në bazë të urdhrit të prokurorit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më datë 17.07.2026, ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




