Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin
Kronikë

Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin

• 3 Shtator, 2026 • 9 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Atentat në Ndërfushaz të Mirditës ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi. Në Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve.

Dyshohet se autori ose autorët kanë ruajtur lëvizjet e Viktor Bardhit dhe mendohet se arma e zjarrit ka qenë me selenciator.

“Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Pas atentatit, makina është përplasur me barrierat e urës dhe ka marrë dëmtime në pjesën e përparme.

Read more:Tentoi të vriste 50-vjeçarin në lokal, Gjykata e Elbasanit lë në burg Poli Boriçin: Doja vetëm ta frikësoja

Pistë hetimi dyshohet përplasja ndër vite me fisin Reçi. Viktor Bardhit, brenda 3 viteve i vranë vëllanë Martin Bardhi dhe nipin Kristian Bardhi.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:35

Ekzkutimi i 65-vjeçarit, drejtori i Policisë Lezhë: Kemi një të shoqëruar

1788427877_rreshenpolicadeklarate.jpg

Një i shoqëruar në polici pas vrasjes së 65-vjeçarit në Mirditë. Kështu tha drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça në një prononcim për mediat.

“Rreth orës 08:55 jemi njoftuar për një ngjarje të rëndë, vrasjen e një shtetasi në makinën e tij. Rreth 20 minuta më vonë kemi gjetur një makinë të djegur. Kemi një të shoqëruar”, tha drejtori i policisë Lezhë Ermal Muça.

Ora 10:58

Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Mirditë, banori: Punonte te ujësjellësi, e vranë ndërsa shkonte të hapte ujin (VIDEO)

Një banor i zonës ka thënë për Report Tv, se 65-vjeçari punonte te ujësjellësi. Ndërsa tregon se e përshëndeti, banori shprehet se po shkonte të hapte ujin kur e vranë.

“Jam përshëndetur kalimthi sot. Ai po shkonte të hapte ujin, punonte me ujësjellësin. Ishte duke shkuar atje por e vranë. Ai ka qenë burrë nuk është ruajtur kurrë”, tha një banor i zonës.

Read more:Lezhë/ Me makinë të blinduar dhe pistoletë, 41-vjeçari nuk i bindet Policisë, kapet pas ndjekjes! I vëllai në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci (VIDEO)

Ora 10:38

Breshëri plumbash në pjesën e përparme, Report Tv siguron pamjet e makinës së 65-vjeçarit të ekzekutuar

Report Tv ka siguruar pamjet e makinës së Viktor Bardhit që u ekzekutua sot në Mirditë.

Siç shihet edhe nga foto makina tip ‘Benz’ e 65-vjeçarit është qëlluar me breshëri plumbash në pjesën e përparme.

Ndërsa pas atentatit makina është përplasur me barrierat e urës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Ora 10:03

Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Mirditë, Report Tv sjell pamjet nga mjeti i autorëve duke u djegur (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet e mjetit të autorëve të vrasjes së Viktor Bardiit në Mirditë paraditen e së enjtes.

Read more:‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci vdes gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët, reagon Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)

Mjeti i autorëve u gjet në fshatin Munaz Rubik

Ora 09:54

SKEDA/ Historiku i përplasjeve mes fisit Reçi e Bardhi, si nisi kalvari i ekzekutimeve në vitin 2016

Vrasja e 69-vjeçarit Viktor Bardhi këtë të enjte në Mirditë dyshohet të jetë vijimësi e një kalvari të gjatë konfliktesh që janë mbyllur me shumë viktima. E fundit përplasje plumbash mes fiseve vrasja e nipit të Viktor Bardhit, Kristiani i cili u ekzekutua në janar 2025, ngjarje për të cilë u shoqërua edhe nipi i Kastriot Reçit.

9 shtator 2016

Gjithçka ka nisur më 9 shtator 2016, mes fiseve Reçi e Gjini në Rrëshen, konflikt që do të pasonte shumë viktima. Atë ditë u vra Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me kallash kur pinte kafe në lokal.

28 prill 2017

Më 28 prill 2017 u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve dyshohej se vrasja e Gasper Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.

6 shtator 2017

Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali. Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga persona të maskuar, të cilët qëlluan drejtë tij dhe humbi jetën menjëherë. Familja Bardhi dhe Gjini, njihen për miqësitë me njëra- tjetrën.

Read more:LIVE- Sot protesta e 89! Arrestimi i Agasit, Bulevardi oshëtin nga thirrjet: O Ergys, o legen, prite Ramën se po vjen!

13 gusht 2019

Në sy të dy fëmijëve u ekzekutua më 13 gusht 2019 Armando Gjini, i njohur me emrin Tonin Gjini. Ai u qëllua disa herë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. Viktima ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes.

7 janar 2020

Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës. Emri i tij ishte lakuar prej kohësh për trafikim droge, edhe pse në fakt nuk ishte skeduar asnjëherë. Reçi u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër, me snajper, që dyshohet vrasës me pagesë. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet dhe bie menjëherë në tokë.

15 shtator 2020

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi.

15 dhjetor 2020

Anton Keli u ekzekutua më 15 dhjetor 2020 duke zbritur nga makina në Rrëshen. Pasi u qëllua lëvizi në këmbë për disa metra, hyri në një markat i plagosur. Ka qenë shitësja ajo që ka lajmëruar policinë dhe ambulancën, por nuk mundi të mbijetojë. 51-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një distancë e afërt dhe një nga plumbat e preku gjoks. Keli ishte kushëriri i Armando dhe Preng Gjinit. Vrasja e tij dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi.

26 shtator 2023

Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij në shtator. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit.

Read more:Policia zbulon dy parcela me 215 bimë kanabisi në Bulqizë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza (EMRI+VIDEO)

13 janar 2025

Kristian Bardhi allias Marku u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025. Autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë.

Ora 09:27

U ekzekutua sot në Mirditë, Viktor Bardhit 3 vite më parë iu vra i vëllai, në 2025 nipi! Kalvari i hakmarrjes mes fiseve Bardhi e Reçi

Martin Bardhi dhe Kristian Bardhi

Një kalvar përplasje mes fisit Bardhi dhe Reçi në Rrëshen ka prodhuar shumë viktima ndër vite. I radhës që humbi jetën ishte Viktor Bardhi, 65 vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz. Vetëm 3 vite më parë, Bardhit i ishte ekzekutuar i vëllai, i cili po ashtu dyshohet se u u vra për hakmarrje në shtator 2023. Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij, i sapo dalë nga burgu. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Martin Bardhi mbeti i vrarë në vend, ndërsa tre të afërmit e tij u plagosën. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.

Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi allias Marku. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.

Në vitin 2023, Kristian Marku është skeduar nga policia si i dyshuar për një tentativë për të ekzekutuar nipin e Kastriot Reçit,Saimir Reçinnë 26 marsin e dy viteve më parë. Policia nuk arriti të provonte përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë. Por pas kësa tentative për vrasje, të riut ii vranë xhaxhanë Martin Bardhi.

Lexo edhe
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Tags: #Armë #Arrestimit #Atentat #droge #Familja #Femije #Lezhe #mirdite #viktor bardhi #vrasja e viktor bardhit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 2 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin