Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Lezhë/ Me makinë të blinduar dhe pistoletë, 41-vjeçari nuk i bindet Policisë, kapet pas ndjekjes! I vëllai në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci (VIDEO)
Kronikë

Lezhë/ Me makinë të blinduar dhe pistoletë, 41-vjeçari nuk i bindet Policisë, kapet pas ndjekjes! I vëllai në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci (VIDEO)

• 27 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

LEZHË– Arben Mhillaj, 41 vjeç, po lëvizte me një makinë të blinduar mbrëmjen e 26 gushtit në fshatin Torovicë, kur refuzoi urdhrin e efektivëve të policisë për të ndaluar. Patrulla e policisë i bëri me shenjë të ndalonte, por 41-vjeçari vijoi të lëvizte më shpejtësi dhe nuk ndali ndonëse policia iu vu nga pas. Disa minuta ka zgjatur ndjekja e Mhillajt, i cili u kap në fshatin Malecaj të Lezhës.

Brenda mjetit policia gjeti një armë zjarri me fishek në fole, e cila është sekuestruar bashkë me makinën e blinduar. Po ashtu, Mhillaj gjatë ndjekjes nga Policia hodhi edhe një krehër me fishekë.

Mhillaj nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai rezulton me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Ndërsa vëllai i tij Florin Mhillaj, bashkë me dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Kreshnik e Gentjana Mujeci për gjakmarrje më 27 prill.

Read more:Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari në Krujë (EMRI+VIDEO)

“Nga strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Unaza”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-Arben Mhillaj, 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas u lokalizua në fshatin Torovicë, duke qarkulluar me një automjet të blinduar.

Read more:AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia”, njofton Policia.

Read more:Vrasja e çiftit në Lezhë, gjendet makina e dytë e autorëve! ‘Audi A4’ ishte pranë një kanali, brenda kishte dokumente (VIDEO)

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Tags: #Arben Mhillaj #Armë #automjet #Florin Mhillaj #gentjana mujeci #gjakmarrje #Kanosje #Lezhe

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
  • “E dini përse i la Ergys Agasi dokumentet në makinë që t’i gjente SPAK?”, Salianji: Dy personat që ndikuan në emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 1 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vjet burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i kufirit në qarkun e Korçës.…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by