Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci vdes gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët, reagon Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)
Kronikë

‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci vdes gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët, reagon Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)

• 31 Gusht, 2026 • 10 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një grua në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërroi jetë në spital, ndërsa familjarët e saj kanë bërë një denoncim në polici për neglizhencë mjekësore dhe vonesë në trajtim nga bluzat e bardha të Pogradecit.

Marjana Karolina Bunaj, një 37-vjeçare me origjinë nga Mirdita, u paraqit rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Pogradecit, ku jetonte pas martesës.

Veprimi i saj i parë ishte të telefononte motrën, e cila jeton në Pogradec, që e shoqëroi me makinë private në maternitet.

“Në orën 12 më merr motra në telefon dhe më tha: hajde më merr se kam dhimbje të forta barku. Shkova shumë shpejt sepse jemi afër. E çova në maternitet sepse ishte shtatzënë”, thotë e motra, Albina Mekolli.

Sipas burimeve nga materniteti atje, ajo ka pasur dhimbje të forta të barkut dhe është futur në reanimacion, ku i është dhënë edhe gjak për shkak të gjendjes së rëndë.

“Në Pogradec nuk iu bë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. I vunë vigonë për serume dhe gjak, thoshin s’mund ta çojmë kështu, nuk e di”, thotë e motra.

Read more:Pogradec/ Tentuan të fusnin në burgun e grave në Pojskë thikë dhe telefon, shoqërohen në polici familja rumune (VIDEO)

Sipas familjarëve, sapo gjendja e rëndë e saj u konstatua, mjekët kanë diskutuar edhe transportimin e me helikopter drejt Tiranës, por kjo nuk u realizua për shkak të errësirës.

“Mjekja roje i bëri një vizitë, një eko dhe tha se ka gjakderdhje të brendshme. Ajo tha duhet ta çojmë për Tiranë. U mblodhën të gjithë, ajo tha duhet çuar sa më parë. Dëgjova që po thonin për helikopterin, por u shprehën se nuk vjen dot sepse është natë”, thotë Albina Mekolli.

Mjekët vlerësuan ta transferojnë drejt Tiranës për trajtim të specializuar rreth orës 4.30 të mëngjesit, pra 3 orë më vonë, por rrugës, gjendja e 37-vjeçares është rënduar, ndaj ambulanca u kthye në spitalin më të afërt në Elbasan, aty ku ndërroi jetë.

Sipas motrës që ishte në ambulancë, Bunaj u rëndua dhe infermierja i ra xhamit të shoferit duke i thënë: “Fute tek spitali i Elbasanit se na iku”.

Motra bëri denoncim në komisariatin numër 4 në Tiranë, për të zbuluar të vërtetën e vdekjes së 37-vjeçares, nëse mjekët zbatuan apo jo ptrotokollet për gjendjen e saj, dhe nëse vepruan apo jo në kohë. Sipas saj, nëse do të ishte trajtuar më herët, do të kishte shpëtuar.

“Kërkoj drejtësi, të zbardhet e vërteta, a ndërroi jetë nga pakujdesia apo jo. Unë besoj që nëse do të kishte më shumë shpejtësi, sot do të ishte mes nesh”, thotë motra e saj, Albina Mekolli.

Read more:‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)

Kallëzimi i ka kaluar prokurorisë së Pogradecit.

Trupi i pajetë i vajzës që priste të bëhej nënë për herë të parë ndodhet për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e Tiranës.

Bashkëshorti kishte pak ditë që ishte larguar në Amerikë, ku ndodhej me familjen e tij, dhe priste të merrte për herë të parë edhe gruan.

Për rastin reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë dhe njoftoi se ka kërkuar një vlerësim të plotë dhe të pavarur të mënyrës si është trajtuar pacientja, duke përfshirë çdo hap nga paraqitja e saj në spital deri në përfundimin e trajtimit.

Ministria thekson se rezultatet do të shqyrtohen me seriozitet dhe, nëse konstatohen parregullsi apo mangësi, do të merren masa sipas ligjit.

Read more:‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:59

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Do të verifikohet i gjithë trajtimi, nëse ka shkelje do të merren masa

Ministria e Shëndetësisë reagoi pas vdekjes së 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci, për rastin e së cilës familjarët kanë bërë kallëzim për neglizhencë mjekësore.

Në një deklaratë zyrtare, ministria shprehu ngushëllime për familjen dhe njoftoi se ka kërkuar një vlerësim të plotë dhe të pavarur të mënyrës si është trajtuar pacientja, duke përfshirë çdo hap nga paraqitja e saj në spital deri në përfundimin e trajtimit.

Ministria thekson se rezultatet do të shqyrtohen me seriozitet dhe, nëse konstatohen parregullsi apo mangësi, do të merren masa sipas ligjit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta. Në respekt të familjes dhe në këtë moment të dhimbshëm, MSHMS po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e këtij rasti.

Ministria ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit, me qëllim vlerësimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit. Angazhimi ynë është i plotë për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri.

Çdo gjetje mbi vlerësimin e menaxhimit të rastit do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe, nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale. Siguria e nënës dhe garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet e përcaktuara, janë përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor” thuhet në deklaratën për shtyp.

Read more:Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)

Ora 15:16

‘Në Pogradec pati vonesa’, apeli mes lotësh i motrës së 37-vjeçares shtatzënë që humbi jetën rrugës për në spital: Të zbardhet e vërteta

Motra e Marjana Karolina Bunajt, 37-vjeçares nga Pogradeci që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Tiranës, tregon zinxhirin e ngjarjeve përpara tragjedisë. Albina Mekolli jeton pranë së motrës, ndërsa bashkëshorti i Marjanës dhe familjarët e tij jetojnë në SHBA ku ajo priste t’u bashkohej. I shoqi ishte larguar vetëm 3 ditë më parë.

Me të telefonuar të motrën dhe mbërritur në spital, mjekët kanë konstatuar se 37-vjeçarja kishte nevojë të menjëhershme për ndihmë të specializuar. Në pamundësi të vendosjes në dispozicion të helikopterit, rreth orës 04:00 të mëngjesit është nisur me ambulancë.

Pretendimet e Mekollit janë se situata nuk është menaxhuar si duhet dhe me shpejtësi, pasi në Pogradec janë vonuar rreth 3 orë. Ajo beson se reagimi efikas do t’i kishte shpëtuar jetën së motrës.

“Në orën 12 më merr motra në telefon dhe më tha: hajde më merr se kam dhimbje të forta barku. Shkova shumë shpejt sepse jemi afër. E çova në maternitet sepse ishte shtatzënë. Mjekja roje i bëri një vizitë, një eko dhe tha se ka gjakderdhje të brendshme. Ajo tha duhet ta çojmë për Tiranë. U mblodhën të gjithë, ajo tha duhet çuar sa më parë. Dëgjova që po thonin për helikopterin, por u shprehën se nuk vjen dot sepse është natë. Ajo tha s’kam ç’t’i bëj më këtu, duhet ta çojmë sa më parë. Nuk di kë telefonoi doktoresha, erdhën mjekët e reanimacionit dhe thanë s’mund ta çojmë pa pasur një mjek me vete se ishte shtatzënë. E çuan në reanimacion, pati dhe ca vonesa. Me ambulancë e nisën pas orës 4 të mëngjesit. Kishte dhimbje gjatë gjithë kohës. Në Pogradec nuk iu bë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. I vunë vigonë për serume dhe gjak, thoshin s’mund ta çojmë kështu, nuk e di. Nëse do të ishim nisur pak më parë, do të më kishte shpëtuar motra të paktën, fëmija, s’e di. Mbase nëse arrinim më herët në Tiranë do të shpëtonte. Po të ishte në një sallë operacioni… duhet të shihen më mirë, s’mund të çohet në Tiranë një grua shtatzënë me një infermier. Kërkoj drejtësi, të zbardhet e vërteta, a ndërroi jetë nga pakujdesia apo jo. Unë besoj që nëse do të kishte më shumë shpejtësi, sot do të ishte mes nesh”, thotë ajo.

Ora 13:51

7-muajshe shtatzënë, detajet për vdekjen e 37-vjeçares nga Pogradeci: Fute te spitali i Elbasanit se na iku (VIDEO)

37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa dërgohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës priste fëmijën e saj të parë, mëson Report Tv. Gruaja nga Mirdita, e martuar në Pogradec, ishte në muajin e 7-të të shtatzënisë. I shoqi kishte pak ditë që ishte larguar drejt SHBA-ve, ku ai dhe familja e tij jetojnë, ndërsa 37-vjeçarja priste që t’u bashkohej atje. Për të do të ishte hera e parë në SHBA.

Read more:“Korrupsioni dhe pandëshkueshmëria problem serioz”/ Raporti i OSAC nga DASH: Shumë zyrtarë dhe politikanë arrijnë t’i shmangen ndjekjes penale, edhe pse SPAK…

Mesnatën e së dielës, 37-vjeçarja kishte dhimbje barku. Ajo ka telefonuar motrën që banonte pranë saj, e cila menjëherë ka shkuar dhe e ka marrë me makinë për ta dërguar në spital.

Atje mjekët kanë dyshuar për hemorragji dhe pasi e kanë vendosur në katin e sipërm të maternitetit, kanë konstatuar se duhej dërguar në Tiranë. Është diskutuar edhe helikopteri por duke qenë se ka qenë errësirë, s’mund të realizohej.

Sipas informacioneve të para, 37-vjeçarja është paraqitur me parametra jetësorë të ulët, në gjendje të patransportueshme, ndërsa më pas është kryer edhe reanimimi.

Në orën 04:30 e kanë nisur me ambulancë për Tiranë. Në hyrje të Elbasanit ajo ka ndaluar së reaguari dhe infermierja i ka rënë xhamit të shoferit duke i thënë “Fute te spitali i Elbasanit se na iku.”

Motra e 37-vjeçares ka qenë e pranishme edhe në ambulancë dhe thotë se 37-vjeçarja mbërriti e vdekur në spital. Më pas e dërguan për autopsi në morgun e Tiranës, kurse motra e së ndjerës ka shkuar në komisariatin nr. 4 për të bërë një kallëzim.

Lexo edhe
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Tags: #albina mekolli #ambulanca #Elbasan #Familja #Fëmija #grua shtatzene #helikopter #Korce #Marjana Karolina Bunaj #pogradec

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 48 minuta më parë
  5. 05
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 2 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin