Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)
Kronikë

Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)

• 29 Gusht, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

17 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit deri në orën 20:00 të 28 gushtit, ndërsa 8 prej tyre vijojnë aktive,

4 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë shuar plotësisht. Në Malin e Dajtit vijojnë tre vatra të riaktivizuara në zonën e Qafë Priskës dhe kreshpën e malit, ku janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse.

Në Qafë të Helmës dhe Vajkal të Bulqizës vijon puna për shuarjen e flakëve, ndërsa në Vajkal janë angazhuar 95 forca, përfshirë 20 efektivë të FA dhe një helikopter.

Në Sllatinë të Dibrës situata është rënduar për shkak të temperaturave dhe erës, me mbi 100 forca në terren dhe një helikopter të FA.

Në Xhyrë të Librazhdit zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa dy banesa janë evakuuar dhe në operacion është angazhuar edhe një helikopter.

Në Tërbuq të Gjirokastrës zjarri ka përshkuar rreth 30 hektarë, por është nën kontroll të plotë.

Ndërkohë, në Dragot të Tepelenës janë nisur 30 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse të FA, ndërsa në Çorrush të Mallakastrës vijon puna me dy automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë të MZSH.

Në Tërbaç të Vranishtit, në Himarë, po punohet për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore me shkurre, me dy automjete zjarrfikëse, 9 efektivë të MZSH Himarë, si dhe mbështetje nga ajri me dy helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Read more:Zjarri aktiv prej disa ditësh në Pukë, digjen 120 hektarë pyje! Flakët u afrohen dy fshatrave, në Gojan banorët bëhen gati për evakuim!

Për situatën në Vranisht, policia ka shoqëruar një person të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Në rang vendi janë angazhuar gjithsej 50 forca ushtarake, 4 helikopterë dhe një avion Air Tractor i FA.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:54

Zjarr në fushën e Lazaratit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandalon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Një zjarr është raportuar gjatë mbrëmjes së sotme në fushën e Lazaratit, në Gjirokastër.

Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin marrë përmasa të mëdha dhe kërkohej ndërhyrje e menjëhershme për vënien e tyre nën kontroll.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 3 grupe zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë, zjarri u izolua dhe u vu nën kontroll, duke u shuar plotësisht.

Nga zjarri nuk janë raportuar dëme, ndërsa ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera.

Ora 22:20

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët përfshijnë dhjetëra hektarë pyje dhe ullishte (VIDEO)

Dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në Dragot të Tepelenës.

Forcat zjarrefikese vijon të ndodhet në terren, në betejë me flakët për të evituar përhapjen e tyre. Situata mbetet serioze dhe kërkon kujdes maksimal.

Read more:Zjarret, 7 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në Malin e Dajtit dhe në Vajkal të Bulqizës (VIDEO)

Ndërkaq Bashkia Tepelenë u ka bërë thirrje banorëve të zonës të tregohen të kujdesshëm, të mos afrohen pranë vatrave të zjarrit dhe të zbatojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Ora 21:12

Zjarr masiv pranë fshatit Muzhakë të Matit, flakët përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe me dushqe (VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme mbi fshatin Muzhakë të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me dushqe dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë së thatë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Mat, Shërbimit Pyjor e banorë të zonës, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ora 19:57

Zjarri në Vranisht të Himarës, digjen hektarë me ullinj dhe koshere bletësh! (VIDEO)

Zjarri në fshatin Vranisht të Bashkisë së Himarës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke rrezikuar banesa dhe duke djegur shumë koshere me bletë.

Po ashtu, burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët kanë djegur disa hektar me ullinj dhe pemë të ndryshme, por shqetësimi kryesor i banorëve të zonës është te kosheret e bletëve.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe Policia ndodhen në terren për evidentimin e dëmeve dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Ora 18:04

Zjarri në fshatin Vajkal të Bulqizës, identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies! Nisin hetimet në gjendje të lirë për 49-vjeçarin (VIDEO)

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të zjarrvënies në malin e fshatit Vajkal të Bulqizës.

Read more:Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se autori i dyshuar i zjarrvënies është një 49-vjeçar, ndaj të cilit nisën hetimet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies në malin e fshatit Vajkal, nis procedimi penal ndaj tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas njoftimit se në malin e fshatit Vajkal, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë, kishte rënë zjarr, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për kryerjen e veprimeve hetimore për përcaktimin e rrethanave dhe zbardhjen e autorësisë së zjarrvënies.

Nga veprimet hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Vajkal, ndaj të cilit u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. 49-vjeçari, u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër për trajtim të specializuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve, barishteve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Ora 17:25

Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, momenti kur helikopteri furnizohet me ujë për shuarjen e flakëve

Një helikopter po mbështet nga ajri operacionin për shuarjen e flakëve në fshatin Vranisht të Vlorës.

Report Tv ka siguruar pamjet kur helikopteri furnizohet me ujë, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në këtë zonë, të cilat kanë marrë përmasa kritike, të favorizuara edhe nga era e fortë.

Read more:Pa patentë dhe të dehur në timnon, Rrugorja e Tiranës: 5 mijë gjoba në 48 orë (VIDEO)

Ndërkohë në terren pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë si dhe një avion tip Air Tractor, për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Ora 16:55

Gjirokastër/ Zjarr në ullishtet dhe drurët frutorë në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Memaliajt, forcat zjarrfikëse vështirësi për shuarjen e flakëve

Një zjarr i madh në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Bashkisë Memaliaj po shkrumbon ullishtet dhe drurët frutorë të zonës.

Përhapja e shpejtë e flakëve po e bën të vështirë punën e forcave zjarrfikëse për shuarjen e tyre.

Ora 16:22

Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi, 1 i ndaluar për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, që prej orës 12:00 të mesditës së sotme. Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, të favorizuara nga era, duke marrë drejtim në zona të tjera dhe duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Për situatën, autoritetet kanë ndaluar një një person për zjarrvënie të qëllimshme.

Forcat zjarrfikëse të Himarës kanë nisur menjëherë punën për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit, në operacion është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri e një helikopteri të Forcave të Armatosura, i cili ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë si dhe një avion tip Air Tractor për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Situata vijon të monitorohet nga strukturat në terren, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në izolimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Era e fortë mbetet një prej faktorëve që favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave vijojnë punën në terren, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të ndihmojë në vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës.

Ora 16:03

Zjarr në Odrie të Gjirokastrës, shkak djegia e një automjeti! Flakët u përhapën drejt shkurreve të thata, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në zonën e Odries në Bashkinë Gjirokastër. Shkak i zjarrit është bërë djegia e një automjeti në rrugën e fshatit Tërbuq.

Read more:Dosja ‘AKSHI’, GJKKO lë në burg Ergys Agasin! Biznesmeni: S’kam marrë pjesë e as kam përfituar nga tenderët, nuk kam qenë pjesë e grupeve kriminale

Për shkak të pranisë së barit dhe shkurreve të thata, si dhe i favorizuar nga era e fortë, zjarri ishte përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.

Forcat zjarrfikëse shkuan drejt vendngjarjes, ku për shkak të përhapjes së madhe të flakëve, është angazhuar i gjithë ekipi i Drejtorisë së Zjarrfikëses Gjirokastër për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Forcat Zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara.

Ora 14:39

Zjarr në Vranisht të Himarës, forcat zjarrfikëse në terren (VIDEO)

Një zjarr ka rënë rreth orës 12:00 në fshatin Vranisht, në Bashkinë Himarë.

Flakët janë përhapur në zonë, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.

Ora 14:10

Zjarr në Maliq, flakët përfshijnë pyje dhe kullota në fshatin Plovisht (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Plovisht, në Maliq. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe forcat e sektorit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Aktualisht, situata është vënë nën kontroll dhe puna vijon për fikjen e plotë të zjarrit.

Lexo edhe
Kronikë

Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi (VIDEO)

Kronikë

Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit të muzikës popullore dhe i merr paratë (VIDEO)

Tags: #Automjete #avion #Banesa #Bulqize #Familje #flakë #helikopter #Helikopteri #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi (VIDEO)
  • Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit të muzikës popullore dhe i merr paratë (VIDEO)
  • Zjarret, 4  vatra aktive! Situatë problematike në Dajt, flakët janë riaktivizuar dhe përhapur drejt Qafë-Priskës
  • Pronari e la të ndezur, italiani i droguar vjedh ‘Audi Q5’ në Tiranë, vihet në pranga! Gjatë ndjekjes përplasi edhe një polic (VIDEO)
  • Lezhë/ Shpërthimi i bombolës së gazit në familjen Kola, kryefamiljari ende në gjendje të rëndë! Do dërgohet për mjekim jashtë vendit! 5 të tjerët jashtë rrezikut për jetën
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret, 4  vatra aktive! Situatë problematike në Dajt, flakët janë riaktivizuar dhe përhapur drejt Qafë-Priskës
  • Katastrofa klimatike që fshihet pas ‘Odisesë’
  • Pronari e la të ndezur, italiani i droguar vjedh ‘Audi Q5’ në Tiranë, vihet në pranga! Gjatë ndjekjes përplasi edhe një polic (VIDEO)
  • Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
  • Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 60 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur” 11 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi (VIDEO)

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 500…

• 60 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit të muzikës popullore dhe i merr paratë (VIDEO)

Këngëtari i muzikës popullore, Bledar Hoxhaj, ka rënë pre e një grabitjeje në Fier, në një moment tejet…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarret, 4  vatra aktive! Situatë problematike në Dajt, flakët janë riaktivizuar dhe përhapur drejt Qafë-Priskës

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 26 vatra zjarri nga të cilat 4…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by