Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dosja ‘AKSHI’, GJKKO lë në burg Ergys Agasin! Biznesmeni: S’kam marrë pjesë e as kam përfituar nga tenderët, nuk kam qenë pjesë e grupeve kriminale
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’, GJKKO lë në burg Ergys Agasin! Biznesmeni: S’kam marrë pjesë e as kam përfituar nga tenderët, nuk kam qenë pjesë e grupeve kriminale

• 28 Gusht, 2026 • 9 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– “Nuk kam qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë, nuk kam pasur asnjë përfitim financiar nëpërmjet tenderimit dhe aq më pak të kem qenë pjesë e grupeve kriminale”. Këto janë deklarimet që dha para togave të zeza Ergys Agasi, i arrestuar nga forcat e policisë pasditen e 26 gushtit, pas 8 muajve në arrati në kërkim nga SPAK. Dëshminë e tij e zbardhi avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia në përfundim të senacës që zgjati më shumë se 4 orë, ku GJKKO la në fuqi masën arrest me burg.

Në arrati prej tetë muajsh Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, në ndjekje nga policia që nga Elbasani. Report Tv siguroi një foto nga momenti i operacionit, ku dallohej qartë makina “Audi Rs6”, me vlerë rreth 100 mijë euro, e rrethuar nga forcat “Operacionale” dhe “Shqiponja. Brenda saj u gjetën edhe 4 mijë euro cash.

Në makinë me të si shofer ndodhej edhe ish zyrtari i lartë i policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku, i njohur si i besuari i ish-kryepolicit, Proda. Edhe Shpataraku ishte i shpallur në kërkim pasi disa javë më parë kërcënoi me jetë punonjësit e një hoteli në jug. Ai u arrestua në flagrancë për shoqërimin e Agasit, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.

Ndaj Agasit, Gjykata e Posacme kishte caktuar masën ‘arrest në burg’ në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-T, si i dyshuar në krye të një grupi kriminal që përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në këtë institucion.

Read more:FOTOLAJM/ Pankartat ironike që vijnë nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!

Sipas hetimeve, mbi 1.05 miliardë lekë dhe mbi 470 mijë euro, janë paguar nga disa kompani, në llogaritë e kompanisë ‘EA Solution’ të Ergys Agasit, përfshirë dhe gati 1 milion euro verëra të shtrenjta. Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezultoi nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur.

Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.

Biznesmenit Ergys Agasi i janë sekuestruar në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompania EA Solution. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e “Equos Resort”.

Bashkë me të në kërkim ishte shpallur edhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestuanjë muaj më parë në Francë teksa fluturonte me avion privat mbi një central bërthamor dhe që ndodhet në paraburgim në proces ekstradimi drejt vendit tonë. Në hetim për dosjen e AKSHI-t, në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndodhet ish drejtuesja e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj.

Read more:“Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit të del nga hundët”/ Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:37

Agasi mohon akuzat: S’kam përfituar nga tenderët, s’jam as pjesë e grupeve kriminale! Avokati: Do ankimojmë akuzën e re për korrupsion pasiv

“Nuk kam qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë, nuk kam pasur asnjë përfitim financiar nëpërmjet tenderimit dhe aq më pak të kem qenë pjesë e grupeve kriminale”. Këto janë deklarimet që dha para togave të zeza Ergys Agasi, i arrestuar nga forcat e policisë pasditen e 26 gushtit, pas 8 muajve në arrati në kërkim nga SPAK. Dëshminë e tij e zbardhi avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia në përfundim të senacës që zgjati më shumë se 4 orë.

Avokati tha se do të ankimojnë akuzën e korrupsionit pasiv që është shtuar ndaj Agasit.

Pjesë nga deklarata e avokatit Maks Haxhia

Read more:DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga ‘Operacionalja’ dhe ‘Shqiponjat’

Maks Haxhia:Pas një procesi 7 orë në GJKKO, më vjen shumë keq dhe ndjehem i ligështuar që ju s’ishit prezent, për arsye sepse unë jam i vetëm dhe jam i paaftë që të zhbëj atë opinion që është mbarsur kundra të mbrojturit prej meje, Ergys Agasi. Po të ishit atje do ishte një ndihmë e madhe jo vetëm për Ergysin, jo vetëm për ne, por edhe për të orientuar drejt opinionin që të marrë vesh që proceset nuk bëhen në media nga njerëz të caktuar. Megjithatë kam një falënderim për gjykatën, të paktën na la prej shtatë orësh të debatonim dhe të paraqisnim argumentet tona të cilat ishin të detajuara dhe mund të them që si konkluzion, pavarësisht se gjykata vendosi që të mos ja ndryshojë masën e sigurimit atë të arrestit në në burg, por si konkluzion ne si mbrojtje dalim me një optimizëm për shkak sepse këto provat dhe kjo dosje kur t’i nënshtrohet procesit të debatit në gjyqin e themelit ju siguroj që do jetë në drejt pafajësisë së Agasit.

Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë e adresuar nga akuza në drejtim të zotit Agasi, përfundimisht me ato analiza që ju bënë provave të administruara dhe vendimeve të organit të prokurorisë, që hoqi sekuestron nga makina dhe nga vëllezërit Mergaj, tregoi dhe çoi automatikisht në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi. Dua të them se ajo që na bëri dhe optimist tjetër ishte sepse organi i akuzës, në çmimin tonë natyrisht sepse ne shohim në detaj jo vetëm dosjet dhe dokumentet e përfshira në të por edhe qëndrimin e organit të akuzës, i cili sot erdhi me një akuzë të re për korrupsion që populli kujton se është kjo akuzë, por sot u vendos korrupsion pasiv edhe ndaj zotit Agasi. Gjë që do të thotë në çmimin tonë gjithmonë e theksoj që pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur organin e prokurorisë deri në ditën e sotme dhe kështu për të përforcuar dhe për të qëndruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës edhe për t’i thënë dhe opinionit që ne jemi këtu, sot u paraqit kjo akuzë.

Ergys Agasi dha shpjegimet edhe insistoi dhe provoi dy gjëra. Gjëja e parë që s’ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë dhe nuk ka patur asnjë përfitim në financat dhe nëpërmjet tenderimit dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme.

Takimet e zyrtarëve me Agasin?

Maks Haxhia:Atëherë aludimi ka ardhur nga mediat që është servirur, që zoti Agasi është personazh që bën politikën shtetërore, bën politikën ekonomike, cakton buxhetet, por sot në proces prokuroria që edhe pse gjatë kontrollit ka sekuestruar një mini kamer, nuk solli absolutisht, absolutisht asnjë moment, asnjë pasazh filmimi nga këtu. Tashi të takosh një njeri që s’është kriminel, por është një njeri i nderuar, nuk është vepër penale me sa di unë të paktën prej 45 vjetësh që jam në këtë profesion.

Read more:‘Audi’ përplas për vdekje 13-vjeçarin me monopatinë në Lezhë, shoqërohet drejtuesi! Mjeti përfundon në kanal në Fushë-Krujë, vdes shoferi (VIDEO)

Kush e ka korruptuar Ergys Agasin dhe çfarë funksioni ka patur sipas SPAK kur është korruptuar?

Maks Haxhia:Se di pra, unë këtë po them. Po kërkojmë që të na paraqesë provat prokuroria për ku qëndron korrupsioni dhe korruptimi.

Atëherë si arsyetoi prokurori veprën penale të korrupsionit, ku konsiston?

Maks Haxhia:Solli vetëm urdhrin

Lidhja me shpatarakun ishte shoqërore apo?

Read more:Nxorën fotot nga arrestimi i Ergys Agasit dhe ish-policit Shpataraku, pezullohen nga detyra 2 efektivë

Maks Haxhia:Mos më spostoni nga ky pozicion që jam se s’ka të bëjë fare. Ai është në juridiksion tjetër, nuk ishte pjesë e debatit as nuk është përmendur fare.

Ora 10:04

Dosja ‘AKSHI’/ Avokati i Ergys Agasit kërkon kohë për përgatitjen e mbrojtjes, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO)

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Ergys Agasin është shtyrë për në orën 12:00. Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia ka kërkuar kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës.

Ora 09:53

Sot seanca për masën e sigurisë, Ergys Agasi mbërrin me furgonë policie në GJKKO (VIDEO)

Biznesmeni Ergys Agasi ka mbërritur në GJKKO me furgonë Policie. AI do të dalë para trupit gjykues për të njohur me masën e sigurisë. Biznesmeni u kap pas 8 muajsh arrati për llogari të SPAK, për dosjen me abuzimet me tenderët e AKSHI-t.

Lexo edhe
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

Tags: #AKSHI #Analiza #apartamente #arrest me burg #Audi #avion #dosja akshi #ergys agasi #GJKKO #uljan shpataraku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
Nga të njëjtat tag-e
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 19 orë më parë • 21 min lexim
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 2 ditë më parë • 39 min lexim
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË– Prej 7 orësh, në qendër të Tiranës po zhvillohet një guerrilje urbane, pas një proteste të thirrur…

• 3 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin