Atentat në Ndërfushaz të Mirditës ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi. Në Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve.
“Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
Pistë hetimi dyshohet përplasja ndër vite me fisin Reçi. Viktor Bardhit, brenda 3 viteve i vranë vëllanë Martin Bardhi dhe nipin Kristian Bardhi.
Lajm në përditësim…
Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Mirditë, Report Tv sjell pamjet nga mjeti i autorëve duke u djegur (VIDEO)
Report Tv sjell pamjet e mjetit të autorëve të vrasjes së Viktor Bardiit në Mirditë paraditen e së enjtes.
Mjeti i autorëve u gjet në fshatin Munaz Rubik
SKEDA/ Historiku i përplasjeve mes fisit Reçi e Bardhi, si nisi kalvari i ekzekutimeve në vitin 2016

Vrasja e 69-vjeçarit Viktor Bardhi këtë të enjte në Mirditë dyshohet të jetë vijimësi e një kalvari të gjatë konfliktesh që janë mbyllur me shumë viktima. E fundit përplasje plumbash mes fiseve vrasja e nipit të Viktor Bardhit, Kristiani i cili u ekzekutua në janar 2025, ngjarje për të cilë u shoqërua edhe nipi i Kastriot Reçit.
9 shtator 2016
Gjithçka ka nisur më 9 shtator 2016, mes fiseve Reçi e Gjini në Rrëshen, konflikt që do të pasonte shumë viktima. Atë ditë u vra Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me kallash kur pinte kafe në lokal.
28 prill 2017
Më 28 prill 2017 u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve dyshohej se vrasja e Gasper Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.
6 shtator 2017
Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali. Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga persona të maskuar, të cilët qëlluan drejtë tij dhe humbi jetën menjëherë. Familja Bardhi dhe Gjini, njihen për miqësitë me njëra- tjetrën.
13 gusht 2019
Në sy të dy fëmijëve u ekzekutua më 13 gusht 2019 Armando Gjini, i njohur me emrin Tonin Gjini. Ai u qëllua disa herë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. Viktima ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes.
7 janar 2020
Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës. Emri i tij ishte lakuar prej kohësh për trafikim droge, edhe pse në fakt nuk ishte skeduar asnjëherë. Reçi u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër, me snajper, që dyshohet vrasës me pagesë. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet dhe bie menjëherë në tokë.
15 shtator 2020
Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi.
15 dhjetor 2020
Anton Keli u ekzekutua më 15 dhjetor 2020 duke zbritur nga makina në Rrëshen. Pasi u qëllua lëvizi në këmbë për disa metra, hyri në një markat i plagosur. Ka qenë shitësja ajo që ka lajmëruar policinë dhe ambulancën, por nuk mundi të mbijetojë. 51-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një distancë e afërt dhe një nga plumbat e preku gjoks. Keli ishte kushëriri i Armando dhe Preng Gjinit. Vrasja e tij dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi.
26 shtator 2023
Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij në shtator. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit.
13 janar 2025
Kristian Bardhi allias Marku u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025. Autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë.
Read more:Trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës, anëtari i grupit të Jetmir Pepës ekstradohet nga Greqia
U ekzekutua sot në Mirditë, Viktor Bardhit 3 vite më parë iu vra i vëllai, në 2025 nipi! Kalvari i hakmarrjes mes fiseve Bardhi e Reçi

Martin Bardhi dhe Kristian Bardhi
Një kalvar përplasje mes fisit Bardhi dhe Reçi në Rrëshen ka prodhuar shumë viktima ndër vite. I radhës që humbi jetën ishte Viktor Bardhi, 65 vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz. Vetëm 3 vite më parë, Bardhit i ishte ekzekutuar i vëllai, i cili po ashtu dyshohet se u u vra për hakmarrje në shtator 2023. Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij, i sapo dalë nga burgu. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Martin Bardhi mbeti i vrarë në vend, ndërsa tre të afërmit e tij u plagosën. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.
Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi allias Marku. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.
Në vitin 2023, Kristian Marku është skeduar nga policia si i dyshuar për një tentativë për të ekzekutuar nipin e Kastriot Reçit,Saimir Reçinnë 26 marsin e dy viteve më parë. Policia nuk arriti të provonte përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë. Por pas kësa tentative për vrasje, të riut ii vranë xhaxhanë Martin Bardhi.




