Një vatër zjarri e shtrirë në tri pika me intensitet të lartë raportohet në Lezhë, sipas një kontrolli të kryer me dron. Për fikjen po kërkohet ndërhyrje nga ajri. Nga verifikimet e bëra sot në mëngjes janë konstatuar 10 shtëpi të djegura.
Në Kurbin, situata mbetet e njëjtë pasi zjarri vijon të djegë bar në një vijë prej 3-4 kilometrash. Ndërhyrja me mjete e forca tokësore nuk është e mundur, ndërsa nga ajri është vështirë shuarja e plotë e zjarrit për shkak të shpërndarjes nga era.
Në fshatrat Kalivaç e Zimaj, raportohet paraprakisht të jenë djegur 200 hektarë. Shkalla e plotë e dëmeve është ende në vlerësim.
Lajm në përditësim…
Fier/ Zjarr në kodrat e Radostinës, era dhe terreni i thyer sfidojnë zjarrfikësit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës në Fier, në vendin e quajtur “ Fiqtë”.
Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve që favorizohen nga era e fortë duke vështirësuar ndërhyrjen. Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer.
Read more:Kurbin/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Shpërdhet, zjarri dyshohet i qëllimshëm
P.J/Shqiptarja.com





LAJMET MË TË VLERËSUARA