Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Përplasja e ‘vip’-ave të ekranit/ Eduard Kuçi e shau online, Jozi dhe grupi i tij i zënë ‘pritë’ në Rinas si polica! E detyron të ulet në gjunjë dhe e filmon, vihet në pranga (VIDEO)
Kronikë

Përplasja e ‘vip’-ave të ekranit/ Eduard Kuçi e shau online, Jozi dhe grupi i tij i zënë ‘pritë’ në Rinas si polica! E detyron të ulet në gjunjë dhe e filmon, vihet në pranga (VIDEO)

• 5 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy personazhe të bërë të njohur vetëm nga pjesëmarrja në reality show në Shqipëri dhe Kosovë, janë përfshirë në një përplasje të dhunshme, të nxitur vetëm nga disa postime në rrjetet sociale.

Fillimisht, Eduard Kuçi, një 26-vjeçar nga Kosova, pjesëmarrës në një reality show atje, ofendoi në një video online, Jofezin Markun, 30-vjeçarin që gjithashtu u njoh vetëm se mori pjesë në të njëjtin spektakël, por në Tiranë.

“Po i vjen koha dhe atij, ka për të ardhur në Kosovë”, tha ai.

Read more:Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon/ Enno Bozdo: Asnjë plan dhe asnjë masë, qeverisë nuk ia ndjen se çfarë ndodh me qytetarët

Video e Eduard Kuçit ka sjellë më tej një skenë të paprecedentë.

Jozefin Marku nuk ka pritur të shkojë në Kosovë për tu përballur me të, por bashkë me një grup personash të tjerë, i kanë bërë pritë Eduard Kuçit në Shqipëri.

Duke përdorur fenelina si të policisë dhe një tabelë të uniformave blu, grupi i 30-vjeçarit nga Laçi e kanë ndaluar të riun nga Kosova në afërsi të mbikalimit të Rinasit, teksa ky i fundit udhëtonte me një makinë luksoze McLaren.

Read more:Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)

Menjëherë kanë nisur ta dhunojnë, e si për të fituar krenarinë e humbur, Jozefin Marku, i njohur për publikun si Jozi, i ka kërkuar llogari pse e ka sharë, teksa të tjerët e dhunonin.

Nën frikën e dhunës nga grupi përballë që e godet me shkelma e grushte, e Jozefin Marku që e qëllon me shpulla, Eduard Kuçi, i gjunjëzuar i kërkon falje.

Jozi: Për çfarë shan, për çfarë përfshihesh kot? Pse më ke sharë?

Read more:Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Edi: Të kam kërkuar falje.

Jozi: Mua me më sha, të q*** r***…

Edi: Jo, jo, të kam kërkuar falje.

Jozi: Ulu në gjunjë, kërko falje. Mos e zgjat më.

Edi ulet në gjunjë: Më fal

Video, e filmuar nga vetë grupi i Jozefin Markut, përfundoi online duke u shpërndarë masivisht, si për të treguar forcën se e mundën një personazh të njohur që i kishte ofenduar online.

Megjithatë, gëzimin ia ndali policia. Shërbimet e komisariatit numër 6 në Tiranë, e ndaluan 30-vjeçarin Jozefin Marku. Blutë ngritën një sërë akuzash ndaj tij për 5 vepra penale: ‘Heqje e paligjshme e lirisë’, ‘plagosje e lehtë me dashje’, ‘kanosje’, ‘mbajtje pa të drejtë e uniformës’ dhe ‘ndërhyrje e padrejtë në jetën private’

Read more:Sherr mes dy shoferësh furgonash në Kavajë, njëri goditet me levë në kokë (VIDEO)

I ndaluar përfundoi edhe shoferi i makinës Land Rover, ku Marku udhëtonte, Kristian Nikolli 31 vjeç. Ai akuzohet për të njëjtat vepra penale si miku i tij, shtuar këtu edhe municion pa leje. Nga kontrolli që policia i bëri në banesë i gjeti 31-vjeçarit sasi municioni, ndërsa makina Land Rover, iu sekuestrua.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një konflikt ndërmjet disa shtetasve, sqarojmë se: Nga verifikimet e kryera rezultoi se pamjet ishin filmuar në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kryer veprime hetimore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Si rezultat i veprimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u ndaluan shtetasit J. M., 30 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, si dhe K. N., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë drejtues i automjetit tip “Land Rover”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, bombave ose minave dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja në jetën private”. Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. N., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni, si dhe automjeti tip “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarje. Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin E. K., 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre”, njofton Policia.

Read more:Ambasadori Meidani mesazh të fortë nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar

Dy të tjerë nga grup i tyre u shpallën në kërkim, 48 dhe 27 vjeç. Për policinë disa persona të tjerë të përfshirë në dhunimin e Eduard Kuçit, ende nuk janë identifikuar.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

SI.E./Shqiptarja.com

    TAG:

  • kosove
  • Tirane
  • Eduard Kuci
  • Jozefin Marku
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


3.0 / 5 (4 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #Eduard Kuci #Jozefin Marku #Kanosje #konflikt #Kosova #kosove #Laçi #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin