Zjarri në Frakull të Fieri vijon të jetë aktiv në një masiv me pisha, ndërsa në terren janë angazhuar 90 ushtarë të Forcave të Armatosura dhe 10 mjete zjarrfikëse. Sot në mëngjes, nisi dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Në zonë ka prezencë të lartë tymi, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në masivin pyjor.
Vatra ndodhet larg zonave të banuara dhe deri me tani nuk paraqet rrezik për banesa apo biznese.
Read more:Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ kolumbian! U ekstradua 2 ditë më parë
Banorët që ishin evakuuar mbrëmjen e djeshme, sot në mëngjes janë kthyer në banesa.




