Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. ““BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania”, “Radar”/ Ish-ministrja e PS kritika qeverisë: Po institucionet që duhet të zgjidhin hallet e qytetarëve, ku janë?
Politikë

““BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania”, “Radar”/ Ish-ministrja e PS kritika qeverisë: Po institucionet që duhet të zgjidhin hallet e qytetarëve, ku janë?

• 4 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-ministrja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, ka reaguar lidhur me mënyrën sesi qeveria po trajton problematikat e përditshme të qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Meksi ka ngritur pikëpyetje mbi nismat “BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania” dhe “Radar”, duke pyetur se kush i zgjidh realisht problemet e qytetarëve. Ajo sjell në vëmendje një sërë shqetësimesh që lidhen me sigurinë dhe mirëmbajtjen e pallateve, ashensorët, kanalizimet dhe infrastrukturën urbane.

Sipas Meksit, qytetarët nuk duhet të detyrohen t’u drejtohen politikanëve për zgjidhjen e problemeve që janë përgjegjësi e institucioneve. Ish-ministrja argumenton se vetëm institucionet mund të japin zgjidhje të qëndrueshme dhe në përputhje me ligjin.

Meksi kërkon më shumë kompetenca dhe përgjegjësi për pushtetin vendor, duke theksuar se vendimmarrja duhet të jetë më pranë qytetarëve.

Read more:“Ka filluar të bëjë kurbanët e parë”/ Gazetari: Protesta e ka tmerruar Ramën dhe PS! Qeveria e zhytur në korrupsion, ai kërkon të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale

Postimi i ish-ministres së PS Ermelinda Meksit

“BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania”, “Radar” — po institucionet kush i zgjidh hallet?

Sot, me të drejtë, qytetarët shqetësohen për sigurinë në hotele, në rrugë dhe në hapësirat publike. Por sa të sigurt ndihemi në pallatet ku jetojmë?

Read more:Censurë e qeverisë? Denoncon Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj opozitës dhe mbështetësve të protestës

Mjafton të shohim ashensorët. Një pjesë e tyre janë të pakolauduar. Banorët paguajnë për mirëmbajtje, por kush kontrollon nëse shërbimi kryhet nga persona të licencuar, çfarë mirëmbajtjeje bëhet realisht dhe kush mban përgjegjësi për zbatimin e ligjit për administrimin e banesave? Kur banorët, për arsye të ndryshme, nuk kanë zgjedhur administrator, a duhet bashkia të ndërhyjë për të garantuar administrimin dhe sigurinë e përbashkët?

Po pusetat e ujërave të zeza që nuk pastrohen prej vitesh dhe mjafton një shi për të përmbytur e kundërmuar gjithë zonën? Në një rast para disa ditësh, përgjegjësi i zonës këshilloi: “Mos hidhni letra në ËC”. Ndërsa një banor, me humor, kujtoi se dikur hidhnim edhe gazeta, por pusetat pastroheshin rregullisht dhe nuk përmbyteshim. Humori fsheh një problem serioz: kush është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe parandalimin e një situate që përsëritet prej vitesh?

Çfarë ndodh kur papritur ngrihet një kullë përballë pallatit, duke ndryshuar mjedisin ku jetojmë dhe duke rënduar mbi një infrastrukturë që nuk është projektuar për një dendësi të tillë?

Kur blemë apartamentet tona, kemi vlerësuar edhe distancën, hapësirën, dritën dhe qetësinë. Kush mban përgjegjësi kur këto ndryshojnë pa u marrë seriozisht në konsideratë kapaciteti i infrastrukturës dhe interesi i banorëve?

Read more:“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Kupa është mbushur, Shqipëria është vjedhur. Ne duhet të rezistojmë, po arrestojnë djem e vajza…

Prandaj pyetja që shtrohet është: si do t’i adresojnë këto probleme “BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania” dhe “Radar”? A do të shërbejnë për të forcuar institucionet dhe llogaridhënien, apo do të mbeten togfjalë të rinj politikë, të përsëritur në kor nga deputetët, ndërsa qytetari vazhdon të kërkojë ndërhyrje individuale për të drejtën që i takon e duhet t’ja garantoj shteti?

Kur disa prej tyre hapin edhe zyra posaçerisht, skepticizmi bëhet edhe më i kuptueshëm.

Qytetari nuk është një “rast” që politikani duhet ta ndjekë,por qytetar me të drejta, ndërsa institucioni ka detyrimin t’ia garantojë ato në përputhje me ligjin dhe interesin publik.

Read more:Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Evakuohen banorët! Problematike edhe vatrat në qarkun Dibër (VIDEO)

Prania e politikanit e bën të dëgjohet halli;por vetëm institucioni është në gjendje ta zgjidhë atë.

Më shumë se “Prani Besnike”, na duhet përgjegjësi institucionale.

P.S. Shumë nga hallet e përditshme të qytetarit lidhen drejtpërdrejt me pushtetin vendor. Prandaj duhet të flitet për më shumë kompetenca, përgjegjësi dhe rol real të këshilltarëve vendorë, si përfaqësuesit më pranë komunitetit. Zgjidhja nuk është të afrojmë çdo hall te qeveria dhe kryeministri, por të sjellim vendimmarrjen dhe përgjegjësinë më pranë qytetarit.

E.Meksi, 4 shtator 2026

Lexo edhe
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Tags: #Banorët #jetë #Para #qeveria #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 3 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin