Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)
Kronikë

Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)

• 5 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Himara kaloi një natë tmerri mes flakëve të zjarrit që nisën në kodër dhe, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi pranë qytetit. Banesa e ullishte u përfshinë nga zjarri, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Një ditë më pas, situata është përmirësuar ndjeshëm.

Zjarri shpërtheu në lagjen nr. 1, pranë zonës së Bypass-it në Himarë, mbrëmjen e së premtes. Brenda pak orësh, flakët zbritën nga kodra dhe iu afruan zonave të banuara. Shtatë banesa u dogjën, 3 prej tyre të banuara, por banorët dhe turistët ishin evakuuar në kohë. Flakët dogjën gjithashtu sipërfaqe të mëdha me ullishte.

Qyteti bregdetar, ende i mbushur me turistë, në mbrëmje ofroi një pamje kaotike. Banorë, pushues shqiptarë dhe turistë të huaj lanë banesat dhe hotelet, duke u larguar drejt zonave më të sigurta, ndërsa flakët ndriçonin kodrat përreth Himarës.

Read more:Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier, digjen banesa e biznese! 3 të asfiksuar, rrezikohet edhe karburanti! Ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë dhe 1 avion

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili, i cili e ndoqi situatën hap pas hapi deri në orët e para të mëngjesit, mori edhe dëshmitë e banorëve që përjetuan nga afër natën e zjarrit. Banorët tregojnë se kaluan momente të vështira, ndërsa flakët iu afruan shtëpive dhe turistët u larguan me valixhe drejt zonave më të sigurta.

“Të gjithë turistët u evakuuan për sigurinë e tyre. Kishim 6 dhoma me të huaj. Kemi komunikuar dhe na kanë pyetur kur mund të kthehen dhe nëse është e sigurt”, thotë Genta Ramaj.

“Erdhi zjarri nga lart, mezi kemi ikur me makinë. Mezi kemi shpëtuar. Janë djegur komplet ullinjtë. Hapëm çezmat dhe vaditëm gjithçka, pastaj morëm makinat dhe ikëm. Turistët i pamë të gjithë të largoheshin me valixhe”, thotë një banore tjetër.

Read more:“Sarandë-Himarë po ndërtohet pa masat më minimale të sigurisë”/ Zhupa denoncon me video situatën: Makineritë punojnë pa shenja dalluese, në rrugë ka gurë të rënë

Sot situata është përmirësuar, zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të vatrave. Në terren vijojnë të jenë forcat e ushtrisë, ndërsa në operacion është angazhuar edhe një helikopter. Në Himarë ka mbërritur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Mbrëmjen e së premtes në zonë ishin ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, si dhe strukturat lokale.

Dhjetëra forca zjarrfikëse nga qytete të ndryshme të vendit u angazhuan gjatë gjithë natës në Himarë, në një betejë të vështirë me flakët që përhapeshin me shpejtësi për shkak të erës.

Read more:Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Evakuohen banorët! Problematike edhe vatrat në qarkun Dibër (VIDEO)

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 08:00

Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë momentet e frikës: Mezi shpëtuam, turistët ikën me valixhe (VIDEO)

Banorët e Himarës tregojnë momentet e vështira teksa flakët iu afruan banesave, ndërsa turistët u evakuuan për siguri. Ata thonë se luftuan edhe për shuarjen e zjarrit, ndërsa tani situata është normalizuar.

“Situata është normalizuar, kaluam momente të vështira por sikur çdo gjë u normalizua. Unë kam ambiente shërbimi, të gjithë turistët u evakuuan për sigurinë e tyre. I thamë të zbresin poshtë në qendër derisa të qetësohet gjendja, e po të duan të kthehen në akomodim i presim. Kishim 6 dhoma me të huaj. Kemi komunikuar dhe na kanë çuar mesazhe kur mund të vijmë dhe nëse është e sigurt të vijmë aty. Presim të vijë dhe energjia që të kthehemi sadopak në normalitet”, thotë një banore.

Read more:Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Vetëm 2 vatra aktive, ndërhyhet me dy helikopterë (VIDEO)

“Me çezma në dorë e stabilizuam situatën. A erdhi zjarri nga alrt, na erdhi këtu, mezi kemi iku me makinë. Mezi kemi shpëtuar. Janë djegur komplet ullinjtë, llastikët i lamë hapur, për 10 minuta i kemi vaditur të gjitha, ne morëm makinat dhe ikëm të gjithë nga shtëpia. Kushërira më njoftoi se lart po digjen 2-3 shtëpi, ishalla se janë me fëmijët vetëm, po luftojnë me ujë të shkretët. Po shuaja zjarrin edhe unë me kushëririn. Nga ora 19.30-20,00 na njoftuan dhe me sekonda hapëm çezmat. Turistët i pamë të gjithë të ikin me valixhe”, tha një banore tjetër.

Ora 07:43

Zjarri në Himarë, momenti kur një banesë përpihet nga flakët (VIDEO)

Report Tv sjell momentin një një banesë përpihet nga flakët në Himarë. Deri më tani raportohet për 7 banesa të djegura, 3 prej tyre të banuara. 2 të moshuar u shpëtuan nga një banesë që u shkrumbua nga flakët.

Ora 07:39

Zjarret në Fier/ Flakët përhapen drejt Peshtanit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në Fier. 90 trupa të Forcave të Armatosura të repartit të Poshnjës kanë nisur ndërhyrjen në vatrën në Frakull, ku flakët kanë përfshirë një masiv me pisha dhe ka prani të lartë tymi. Në terren ndodhen edhe 7 mjete zjarrfikëse, ndërsa ka nisur ndërhyrja edhe nga ajri.

Read more:Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)

Vatra vijon të përhapet edhe në drejtim të fshatit Peshtan, në një terren të vështirë, por aktualisht larg zonave të banuara. 6 fshatra u shkrumbuan dje nga flakët në qarkun e Fierit.

Ora 07:34

Zjarri në Himarë, nis ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Në Himarë ka nisur ndërhyrja me helikopter për të bërë të mundur shuarjen e të gjithë vatrave të zjarrit. Deri më tani situata paraqitet më e qetë, ndërsa zjarri që kërcënoi banesat dhe bëri që të evakuohen banorë e turistë, u vendos nën kontroll vetëm rreth orë 02:00 të mëngjesit.

Lexo edhe
Kronikë

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, kërkon fokus te siguria në shkolla dhe lufta kundër krimit

Kronikë

Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT)

Tags: #Akomodim #Banesa #banore #Banorët #Besfort Lamallari #bypass #Ermal Nufi #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Hita mbledh drejtuesit e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, kërkon fokus te siguria në shkolla dhe lufta kundër krimit
  • Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT)
  • Sherri i biznesmenëve te ‘Regina Palm’ në Vlorë, sot masa e sigurisë për të arrestuarit
  • Autor i disa vjedhjeve në Shkodër e Velipojë, pranga 20-vjeçarit! Sekuestrohen 2 motorë, i gjendet edhe kanabis
  • Fier/ Panorama e trishtë pas zjarrit në Levan, kodrat e gjelbra dhe tokat e mbjella kthehen në shkrumb
Nga të njëjtat tag-e
  • Fier/ Panorama e trishtë pas zjarrit në Levan, kodrat e gjelbra dhe tokat e mbjella kthehen në shkrumb
  • ‘Paligjshmëria ka bllokuar punimet për ashensorin’, Braçe thirrje institucioneve: Janë në dijeni e bëjnë sehir, të ndërhyjnë!
  • Frakulli i Fierit në ‘qetësi’ pas flakëve që dogjën 6 fshatra, ndërhyhet në një pikë zjarri
  • PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar
  • Pogradeci ka jo vetëm liqenin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Udhëtimi i Berishës në SHBA pozitiv, por PD-ja mbetet peng i së shkuarës”/ Salianji: Rama ka humbur mbështetjen, qytetarët presin ndryshimin e opozitës për të larguar kryeministrin 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Titaniku s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg”/ Rama në forumin “Inteligjenca e Botës”: Nuk ka vend për Shqipërinë në BE nëse Unioni nuk ndryshon 5 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, kërkon fokus te siguria në shkolla dhe lufta kundër krimit

Siguria në shkolla me nisjen e vitit të ri mësimor, lufta kundër armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, si…

• 8 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT)

Ky në foto është Altin Arapi, i njohur edhe me mbiemrin Demiri, 48 vjeç. Të gjithë në Sarandë…

• 8 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Sherri i biznesmenëve te ‘Regina Palm’ në Vlorë, sot masa e sigurisë për të arrestuarit

Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e konfliktit që ndodhi në ambientet e hotel “Regina” në…

• 22 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by