Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
Sociale

Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)

• 26 Gusht, 2026 • 9 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Pas 12 vitesh në Siri, Hajrie Taushani është kthyer në Shqipëri. Sot 79 vjeçe, ajo është një prej pesë shqiptarëve të riatdhesuar, bashkë me mbesën e saj, 2 fëmijë të tjerë të mitur dhe një grua, Myrvete Dibra.

Djali i saj, Sherif Taushani, humbi jetën në Siri në vitin 2014, teksa luftonte krah ISIS-it. Në atë kohë ishte 35 vjeç. Burri nga Elbasani kishte shkuar në Siri në shtator të vitit 2013, duke marrë me vete bashkëshorten dhe tre fëmijët. Për pesë vite kishte qenë imam i xhamisë së Mollasit, ndërsa për të mbajtur familjen punonte tokat në Mollas. Pas vdekjes së të birit, Hajrie Taushani mori rrugën drejt Sirisë. Jo për t’iu bashkuar ISIS-it, por për të gjetur nipërit dhe mbesat dhe për t’i kthyer pranë familjes në Shqipëri.

Por pasi mbërriti atje në vitin 2014, kthimi u bë jashtëzakonisht i vështirë. Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, Hajrie Taushani kishte qëndruar në kampin Al-Hol, në kushte veçanërisht të vështira jetese. Atje e moshuara nisi të kujdeset për fëmijë të mitur brenda kampit të ferrit. Në gjirin e saj mbajti edhe dy fëmijë jetimë, të cilët i kishin humbur prindërit në luftë. Dalja nga kampi Al Hol u bë pas një kohe të gjatë, 12 vite më pas.

Në orën 01:20 pas mesnate, ajo preku tokën shqiptare. Hajrie Taushani mbërriti në Rinas duke i mbajtur dorën një djali jetimë, një 9-vjeçari për të cilin ishte kujdesur vetë në Siri. Nga fëmijët e djalit të saj të ndjerë, arriti të rikthejë në atdhe vetëm mbesën 17-vjeçare me të cilën u kthye në Tiranë në një proces riatdhesimi të ndërmarrë nga shteti shqiptar. Nuk dihet ende se çka ndodhur me 2 fëmijët e tjerë dhe bashkëshorten që djali i saj Sherif Traushani i mori me vete kur u largua në 2013-ën nga Shqipëri.

Në të djathtë (me jeshile), Hajrie Taushani në Rinas

Në operacionin e kthimit të tyre, kanë ndihmuar edhe familjarë të grave dhe fëmijëve, “të cilët kontribuan në këtë proces dhe me të cilët strukturat shtetërore qenë në kontakt të vazhdueshëm”, siç njoftoi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Read more:Priti deri në fund të përqafonte 5 nipërit dhe mbesat e mbetur në kampet e Sirisë, ndahet nga jeta 90-vjeçari Dylber Shuli

Me pesë shqiptarët e kthyer këtë herë, numri i të riatdhesuarve nga Siria arrin në 43. Për riatdhesimin e tyre, prej kohësh Antiterrori kishte nisur kontaktet me autoritetet siriane. Kthimi ishte vullnetar, ndërsa për shkak se asnjëri prej tyre nuk kishte dokumente udhëtimi, u desh ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme për pajisjen me leje kalimi. Pas përfundimit të procedurave, pesë shqiptarët udhëtuan me avion nga Siria drejt Stambollit dhe prej andej drejt Tiranës, ku mbërritën në Rinas në orën 01:20 pas mesnate.

Në Siri dyshohet se ndodhen ende 17 shqiptarë që kanë qenë në kampet siriane, gra dhe fëmijë, kryesisht jetimë, si dhe 10 burra shqiptarë në burgje. Një pjese tjetër nuk i dihet ende fati. Ministria e Jashtme thotë se Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë procesin për kthimin e shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Siri.

Riatdhesimi i fundit ka qenë i Eva Dumanit, edhe ajo e rrëmbyer nga babai xhihadist 12 vite më parë në moshën 9-vjeçare dhe e kthyer pranë familjes së saj 21 vjeç (shkurtin e këtij viti). Riatdhesimi i saj ishte i vështirë, pasi më herët kishte refuzuar të kthehej në atdhe me vëllain e saj kur qeveria nisi operacionet për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet siriane, në 2020-ën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:37

U riatdhesua nga Siria, kush është Myrvete Dibra! Prej vitesh me vajzat në kamp, ish-bashkëshorti nga Ulqini akuzohej si pjesëtar i ISIS

1787733634_riatdhesimiishqiptareve.jpg

Mes shqiptarëve të riatdhesuar nga Siria është edhe Myrvete Dibra, e cila prej vitesh ndodhej në kampet siriane së bashku me vajzat e saj.

Emri i saj është përmendur ndër vite në raportimet për gratë dhe fëmijët shqiptarë të mbetur në Siri. Fillimisht Dibra dhe fëmijët e saj qëndruan në kampin Al-Hol dhe më pas u transferuan në kampin Roj. Gjatë kësaj kohe, familjarët e saj në Shqipëri kishin bërë vazhdimisht thirrje për kthimin e tyre.

Read more:Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, 67-vjeçari turk arrestohet në Aeroportin e Rinasit

Në media raportohet se Myrvete Dibra ka qenë bashkëshortja e shtetasit malazez Hamid Beharović, nga Ulqini, i cili u dënua me 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Podgoricë për pjesëmarrje në formacione të armatosura të huaja.

Sipas akuzës, Beharović kishte qëndruar në territorin sirian të kontrolluar nga ISIS/ISIL nga prilli 2015 deri në maj 2016. Ai kishte udhëtuar fillimisht drejt Turqisë dhe më pas kishte kaluar ilegalisht kufirin për në Siri.

Beharović i kishte mohuar pretendimet se kishte luftuar për ISIS-in. Ai pranoi se kishte shkuar në Siri, por deklaroi para gjykatës se nuk kishte marrë pjesë në luftime dhe se më pas kishte tentuar të largohej së bashku me familjen.

Pas kthimit në Mal të Zi, ai u arrestua dhe më pas u dënua me 6 muaj burg për pjesëmarrje në një formacion të armatosur të huaj.

Hamid Beharović
Ora 10:09

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama: Një detyrim njerëzor dhe shtetëror

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas riatdhesimit të 2 grave dhe 3 fëmijëve nga kampet e Sirisë.

Read more:Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Kreu i qeverisë thotë se ky është një detyrim njerëzor dhe shtetëror.

“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri.

Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Ora 09:53

Historia e 79-vjeçares që u riatdhesua nga Siria, shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë! Mbi një dekadë u kujdes për fëmijët jetimë në kampin e ‘ferrit’ Al-Hol

1787730896_riatdhesimiishqiptareve.jpg

Hajrije Taushani, 79 vjeçe, me origjinë nga Elbasani, është një prej pesë shtetasve shqiptarë të riatdhesuar nga Siria, të cilët mbërritën pas mesnatës në Tiranë.

Read more:Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

Historia e saj në Siri nisi më shumë se një dekadë më parë. Djali i saj, Sherif Taushani, ishte larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it dhe humbi jetën gjatë konfliktit në maj të vitit 2014, në moshën 35-vjeçare.

Pas humbjes së të birit, Hajrije Taushani udhëtoi drejt Sirisë për të marrë dhe për t’u kujdesur për nipërit e saj. Por ajo mbeti atje për 12 vite me radhë.

Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, 79-vjeçarja përfundoi në kampin Al-Hol, ku jetoi në kushte të vështira. Gjatë qëndrimit atje ajo vijoi të kujdesej për fëmijë të mitur, mes tyre edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj. Pas më shumë se një dekade, 79-vjeçarja kthehet në atdhe dhe bashkë me të është riatdhesuar edhe mbesa e saj 17-vjeçare.

Sherif Taushani kishte ikur drejt Sirisë në shtator 2013 dhe kishte marrë me vete edhe familjen.

Ora 09:41

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, momenti kur mbërrijnë në aeroportin e Rinasit

Pesë shqiptarë, nga të cilët 2 gra e tre fëmijë u riatdhesuan nga kampet e ferrit në Siri. Ata mbërritën në Rinas nga Turqia në orën 01:20 të 26 gushtit. Në pamje shihet edhe momenti kur zbresin nga avioni dhe prekin tokën shqiptare.

Read more:U arratis gjatë operacionit antidrogë në Pukë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat e kanabisit me armë

Në aeroportin e Rinasit, për të ndjekur nga afër procesin e kthimit dhe pritjen e shtetasve, ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe të strukturave të tjera shtetërore të përfshira në këtë proces.

“Mirë se u kthyet në shtëpi!”, shkroi ministri Lamallari, në një postim në rrjetet sociale, duke shpërndarë dhe pamjet e operacionit.

Ministri Lamallari përgëzoi përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit, për përmbushjen e masave dhe koordinimin e nevojshëm për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit.

“Përgëzime të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit për përmbushjen e masave për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit do të vijojnë punën dhe koordinimin ndërinstitucional për vijimin e procesit të riatdhesimit të të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në Siri, duke garantuar respektimin e procedurave ligjore dhe të sigurisë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e përshtatshëm të të miturve”, shkruan Lamallari.

Lexo edhe
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Tags: #Antiterrori #avion #Babai #Besfort Lamallari #eva dumani #Hajrije Taushani #ministria e jashtme #Myrvete Dibra #riatdhesim #Sherif Taushani #Siri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
Nga të njëjtat tag-e
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
  • “Kush mban përgjegjësi për emërimin? Ta kërkoi Rusia apo…”/ Skandali me sigurinë kombëtare, Bardhi pyet Ramën: Kush e zgjodhi Vlora Hysenin në krye të SHISH?
  • Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 19 orë më parë • 20 min lexim
Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mësimi u zhvillua normalisht në të gjitha fakultetet. Megjithëatë shprehen se protesta…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin

Tradita, mikpritja dhe shijet autentike të kuzhinës tradicionale u bënë bashkë në Panairin e Kurbinit. Dhjetëra fermerë, agropërpunues…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin