Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT)
Kronikë

Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT)

• 6 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 14
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ky në foto është Altin Arapi, i njohur edhe me mbiemrin Demiri, 48 vjeç. Të gjithë në Sarandë e njohin për veprimtarinë e tij të paligjshme si furnizues kryesor i grupeve të shpërndarjes me lëndë narkotike, kokainë dhe hashash.

48-vjeçari është në mesin e 20 të arrestuarve me masë sigurie “arrest në burg” me vendim gjykate, në operacionin e koduar “Vjeshta”, të finalizuar nga Komisariati i Sarandës, pas 2 muajsh hetime. Hetuesit dyshojnë se Arapi kishte një rol të rëndësishëm në furnizimin me lëndë narkotike të personave që merreshin me shpërndarjen në terren.

Bëhet fjalë për një goditje të gjerë të rrjetit të shpërndarjes së drogës në Sarandë dhe zonat turistike përreth.

Hetimi i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës dokumentoi, sipas policisë, aktivitetin e një grupi personash që dyshohet se merrej me shitjen e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe pranë shkollave.

Sipas burimeve, shpërndarësit lëviznin kryesisht në zonat më të frekuentuara të Sarandës, përfshirë shëtitoren, ku synonin edhe turistët si klientë të mundshëm. Kokaina dhe hashashi, sipas hetimeve, ndaheshin në doza të vogla për t’u shitur më pas në zona të ndryshme të qytetit.

Të arrestuarit janë nga 20 deri 54 vjeç, konkretisht: Arlind Osmani, 25 vjeç, Feliks Filja, 27 vjeç, Med Myftaraj, 35 vjeç, Klerjan Popshni, 27 vjeç, Redian Arizi, 33 vjeç, banues në Ksamil, Nikolin Rakipi, 32 vjeç, Altin Arapi (Demiri), 48 vjeç, Erjon Dido, 41 vjeç, Dhimitër Terolli, 33 vjeç, Xhuliano Mejdi, 27 vjeç, Vasil Kaçi, 23 vjeç, Flatun Lalaj, 54 vjeç, Bledar Kovaci, 26 vjeç, Shqefet Bezhani, 20 vjeç, Andrea Babi, 20 vjeç, Nazif Refitaj, 24 vjeç, Elvis Demçaj, 30 vjeç, Devis Saliaj, 22 vjeç, Korado Omeri, 28 vjeç dhe Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, banues në Sarandë.

Një pjesë e tyre, thonë burimet, vinin në Sarandë dhe Ksamil nga Tirana dhe Elbasani, vetëm gjatë sezonit veror, enkas për shitje të drogës, që e blinin te Arapi. 2 prej të arrestuave, këta në foto, Feliks Filja dhe Arlind Osmani, zonën e tyre të shitjes së drogës e kishin në Ksamil.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe ambientet që lidheshin me personat e hetuar, policia sekuestroi kokainë dhe kanabis të ndara në dhjetëra doza, të dyshuara se ishin për shitje, si dhe dy pistoleta, katër automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në lekë dhe euro.

Dy armët e zjarrit u gjetën gjatë kontrolleve në shtëpitë e Devis Saliaj dhe Shefqet Bezhanit.

Hetimi për këtë grup nisi prej dy muajsh dhe një pjesë e aktivitetit kriminal ishte goditur më herët.

Më 31 korrik, në kuadër të të njëjtit hetim, u arrestuan në flagrancë tre persona dhe u sekuestruan 5 kilogramë kanabis, që dyshohet se do të shpërndahej në Sarandë dhe Ksamil.

Përveç 20 personave të arrestuar, një 36-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë pasi kundërshtoi policinë gjatë një kontrolli në një hotel. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse rrjeti është më i gjerë dhe për të përcaktuar rolin e secilit prej personave të arrestuar në aktivitetin e dyshuar të shpërndarjes së narkotikëve.

EMRAT E TË ARRESTUARVE
Arlind Osmani
Feliks Filja
Med Myftara
Klerjan Popshni
Redian Arizi
Nikolin Rakipi
Altin Arapi (Demiri)
Erjon Dido
Dhimitër Terolli
Xhuliano Mejdi
Vasil Kaçi
Flatun Lalaj
Bledar Kovaci
Shqefet Bezhani
Andrea Babi
Nazif Refitaj
Elvis Demçaj
Devis Saliaj
Korado OmerI
Fabjo Berhamaj

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:29

Vinin nga Tirana dhe Elbasani vetëm për sezonin, zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil

1788690638_altinarapifeliksfiljaarlindosmani.jpg

Rrjeti i drogës i goditur nga Policia në Sarandë nuk përbëhej vetëm nga persona të qytetit. Sipas burimeve të Report TV, disa prej të dyshuarve vinin nga Tirana dhe Elbasani vetëm gjatë sezonit veror, ku dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe largoheshin sapo përfundonte sezoni turistik, në fund të muajit shtator.

Burimet bëjnë me dije se mes tyre janë edhe Feliks Filja dhe Arlind Osmani që shikoni në këto foto, të cilët dyshohet se vepronin në Ksamil. Sipas të njëjtave burime, ata furnizoheshin me lëndë narkotike nga Altin Arapi, i njohur me nofkën “Boraqi”, i arrestuar gjithashtu në kuadër të operacionit “Vjeshta”.

Lexo edhe
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Tags: #Altin Arapi #Andrea Babi #Arlind Osmani #Bledar Kovaci #Devis Saliaj #Dhimitër Terolli #droge #Elvis Demcaj #Erjon Dido #Fabjo Berhamaj #Feliks Filja #Flatun Lalaj #Klerjan Popshni #Korado Omeri #Med Myftaraj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
Nga të njëjtat tag-e
  • Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë
  • Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 9 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë i çon gjurmët te Guerrilla Foundation.…

• 20 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Në një lidhje direkte me Report Tv nga SHBA, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, tha se…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ardit…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin