Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Shqipëria është e bukur por…’ motoristi rumun i shpëton përplasjes së rrezikshme në Theth, apel shoferëve shqiptarë: Qëndroni në korsinë tuaj (VIDEO)
Sociale

‘Shqipëria është e bukur por…’ motoristi rumun i shpëton përplasjes së rrezikshme në Theth, apel shoferëve shqiptarë: Qëndroni në korsinë tuaj (VIDEO)

• 6 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për pak sa nuk përfundoi në tragjedi udhëtimi i një motoristi rumun në Shqipëri. Në faqen e tij “Bee Adventurous Vlog”, ai ka publikuar videon e një momenti të rrezikshëm në rrugën drejt Thethit, ku shihet teksa i shpëton një përplasje ballore me një makinë që vendosi të parakalojë në kthesë. Por pavarësisht gjithçkaje dhe ditës që i shkoi keq, ai thotë se mbeti i mahnitur nga Parku Kombëtar i Thethit, të cilin e cilëson si një nga peizazhet më të jashtëzakonshme dhe më të egra që ka parë në Shqipëri.

““Motoristët ngasin si të çmendur.” Dakord. Por në nëntë raste nga dhjetë, është ndonjë idiot brenda një kutie metali që përpiqet të të marrë përpara me makinë, ndërkohë që ti je duke ecur në anën tënde të rrugës. Të lëvizësh mbi dy rrota nuk të bën të rrezikshëm; të rrezikshëm të bën pakujdesia.

Po ecja shumë ngadalë, jashtëzakonisht i përqendruar dhe duke respektuar çdo rregull, por ky palaço prapëseprapë arriti të kalonte në korsinë time dhe për pak sa nuk më përplasi ballë për ballë.

Read more:Tragjedia në Shëngjin me dy viktima, reagon presidenti Begaj: Institucionet të marrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë gjatë sezoni turistik

Dhe absurdi është se kjo nuk ishte as pjesa më e keqe e ditës sime. Deri në atë moment, kisha rregulluar një gomë të shpuar gjatë rrugës, kisha mbetur pa fjalë përpara bukurisë së Parkut Kombëtar të Thethit – pa diskutim një nga peizazhet më mahnitëse dhe të egra të gjithë Shqipërisë – dhe ndërkohë po luftoja seriozisht me një helmim të rëndë nga ushqimi.

Po dridhesha mbi motor, një spazmë stomaku larg katastrofës totale, mezi po e mbaja shpirtin brenda trupit, dhe megjithatë reflekset e mia për të shpëtuar ishin më të shpejta se ato të dikujt që rrinte rehat pas timonit.

Read more:Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon. Si lëvizi tregu i pasurive të paluajtshme në vitin e fundit

Mbajini sytë te rruga dhe, dreqi e mori, qëndroni në korsinë tuaj!” shkroi ai në rrjete sociale.

Lexo edhe
Sociale

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)

Sociale

Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO)

Tags: #Aksident #Helmim #motor #Rrjete sociale #shqiperi #Shqiperia #theth #Tragjedi #turiste #Ushqimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)
  • Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO)
  • E hëna nis me temperatura të larta, mot i kthjellët në të gjithë vendin (VIDEO)
  • Ti je produkti i algoritmit më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë
  • Pastrohet një tjetër vatër mbetjesh në Lumin e Tiranës, Bashkia ndërhyn pranë Urës së Paskuqanit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shqipëria trajtohet si pronë private e një personi” – Kim Mehmeti në News24: Si e duron ky popull këtë diktaturë? “Piktori” ia dorëzoi vendin “aleancës së qelbësirave”
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT+VIDEO)
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT)
  • Aksident në Levan-Tepelenë, përplaset me ‘Benz’-in, humb jetën drejtuesi i ‘Audi’-t! Plagosen shoferi tjetër dhe 3 pasagjerë (EMRI + VIDEO)
  • “Rama në burg, Berisha në burg”/ Dita e 99-të e protestës në Tiranë, qytetarët vijojnë marshimin: Studentët kërkojnë revolucion
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kërcënohet e ardhmja e qytetit”/ Shkrirja e Maliqit me Korçën ngre në protestë banorët: Deputetët të dalin dhe… 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kush e dha urdhrin?”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit: E nisën për te burgu i Durrësit, telefonata që ktheu nga rruga furgonin e policisë 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)

Ajo që mbijeton nëpërmjet besimit, është një trashëgimi që vazhdon të jetojë. Me këtë mesazh, Haxhi Dede Baba…

• 35 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO)

Siguria në shkolla, etika e mësuesve, punonjësit socialë apo edhe mospërdorimi i telefonave ishin në fokus të porosive…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

E hëna nis me temperatura të larta, mot i kthjellët në të gjithë vendin (VIDEO)

Edhe për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by