Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ia hoqëm maskën regjimit!”/ 100 ditë qëndresë, aktivisti Edison Lika në News24: Nesër i presim me vezë deputetët te Kuvendi
Politikë

“Ia hoqëm maskën regjimit!”/ 100 ditë qëndresë, aktivisti Edison Lika në News24: Nesër i presim me vezë deputetët te Kuvendi

• 7 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një bilanc për 100 ditët e rezistencës popullore, aktivisti Edison Lika, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, ka deklaruar se protesta ka arritur të çmontojë propagandën e ekzekutivit dhe të rithemelojë besimin qytetar.

Gjatë bisedës në studio, Lika nënvizoi se fitorja më e madhe e kësaj qëndrese 100-ditore është bashkimi i qytetarëve dhe rikthimi i shpresës te demokracia aktive.

Read more:Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)

“Ne kemi fituar besimin te njëri-tjetri dhe te diaspora jonë, e cila nuk është më thjesht një bankomat apo shtet social i munguar, por janë vëllezërit e motrat tona që do të na ndihmojnë për demokracinë,” u shpreh ai.

Aktivisti theksoi se protesta i hoqi maskën regjimit përballë ndërkombëtarëve, mediave të huaja dhe eurodeputetëve, duke faktuar se Shqipëria po qeveriset nga një autokraci dhe jo nga një demokraci liberale. Po ashtu, sipas tij, protesta ka ndezur një shpresë të re te ata qytetarë që si zgjidhje të vetme shihnin emigrimin.

Read more:Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik”, ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Ramës: Heshti! Po minimizon krimet ndaj shqiptarëve

I pyetur mbi përballjen me shoqërimet në komisariate dhe dhunën policore gjatë këtyre tre muajve, Lika deklaroi se asnjë masë represive nuk e ka stepur lëvizjen qytetare. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar, ai paralajmëroi përballje të drejtpërdrejtë me ligjvënësit.

“Për sa kohë strategjia e atyre në pushtet nuk ka ndryshuar dhe vazhdojnë të kenë veshë të shurdhër, ne do të jemi aty për t’ju thënë se nuk kemi ndryshuar. Do të jemi nesër te Parlamenti për t’i prit me përshëndetje dhe me vezë të gjithë deputetët që nuk na kanë përfaqësuar, por kanë përfaqësuar krimin e organizuar, oligarkinë dhe kryetarët e partive të tyre,” – nënvizoi aktivisti.

Read more:“Dorëheqje dhe qeveri teknike”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Të vazhdojmë mosbindjen civile, bllokojmë institucione e rrugë! Nesër protestë kombëtare, bashkohuni…

Lika nënvizoi se arritja kryesore e këtij aksioni është përcaktimi i diskursit publik në vend, ku çdo problematikë sociale apo fatkeqësi – përfshirë edhe valën e zjarreve që përfshiu vendin ditët e fundit – ka gjetur zërin e vetëm te sheshi i protestës. Sipas tij, protesta ka kryer funksionin e një parlamenti të vërtetë qytetar, detyrë të cilën institucionet zyrtare e kanë braktisur prej kohësh.

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Bankomat #Demokracia #Detyrë #Diaspora #Edison lika #Kryesore #Ola Bruko #Parlamenti #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 41 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin