Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ia hoqëm maskën regjimit!”/ 100 ditë qëndresë, aktivisti Edison Lika në News24: Nesër i presim me vezë deputetët te Kuvendi
Politikë

“Ia hoqëm maskën regjimit!”/ 100 ditë qëndresë, aktivisti Edison Lika në News24: Nesër i presim me vezë deputetët te Kuvendi

• 7 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një bilanc për 100 ditët e rezistencës popullore, aktivisti Edison Lika, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, ka deklaruar se protesta ka arritur të çmontojë propagandën e ekzekutivit dhe të rithemelojë besimin qytetar.

Gjatë bisedës në studio, Lika nënvizoi se fitorja më e madhe e kësaj qëndrese 100-ditore është bashkimi i qytetarëve dhe rikthimi i shpresës te demokracia aktive.

Read more:Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë (EMRAT)

“Ne kemi fituar besimin te njëri-tjetri dhe te diaspora jonë, e cila nuk është më thjesht një bankomat apo shtet social i munguar, por janë vëllezërit e motrat tona që do të na ndihmojnë për demokracinë,” u shpreh ai.

Aktivisti theksoi se protesta i hoqi maskën regjimit përballë ndërkombëtarëve, mediave të huaja dhe eurodeputetëve, duke faktuar se Shqipëria po qeveriset nga një autokraci dhe jo nga një demokraci liberale. Po ashtu, sipas tij, protesta ka ndezur një shpresë të re te ata qytetarë që si zgjidhje të vetme shihnin emigrimin.

Read more:Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik”, ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Ramës: Heshti! Po minimizon krimet ndaj shqiptarëve

I pyetur mbi përballjen me shoqërimet në komisariate dhe dhunën policore gjatë këtyre tre muajve, Lika deklaroi se asnjë masë represive nuk e ka stepur lëvizjen qytetare. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar, ai paralajmëroi përballje të drejtpërdrejtë me ligjvënësit.

“Për sa kohë strategjia e atyre në pushtet nuk ka ndryshuar dhe vazhdojnë të kenë veshë të shurdhër, ne do të jemi aty për t’ju thënë se nuk kemi ndryshuar. Do të jemi nesër te Parlamenti për t’i prit me përshëndetje dhe me vezë të gjithë deputetët që nuk na kanë përfaqësuar, por kanë përfaqësuar krimin e organizuar, oligarkinë dhe kryetarët e partive të tyre,” – nënvizoi aktivisti.

Read more:“Dorëheqje dhe qeveri teknike”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Të vazhdojmë mosbindjen civile, bllokojmë institucione e rrugë! Nesër protestë kombëtare, bashkohuni…

Lika nënvizoi se arritja kryesore e këtij aksioni është përcaktimi i diskursit publik në vend, ku çdo problematikë sociale apo fatkeqësi – përfshirë edhe valën e zjarreve që përfshiu vendin ditët e fundit – ka gjetur zërin e vetëm te sheshi i protestës. Sipas tij, protesta ka kryer funksionin e një parlamenti të vërtetë qytetar, detyrë të cilën institucionet zyrtare e kanë braktisur prej kohësh.

Lexo edhe
Politikë

“Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret

Politikë

Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Nis nesër sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend, “priten” nga protestuesit

Tags: #Bankomat #Demokracia #Detyrë #Diaspora #Edison lika #Kryesore #Ola Bruko #Parlamenti #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret
  • Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Nis nesër sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend, “priten” nga protestuesit
  • Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Përfundojnë pushimet! Nis nesër sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend. “Priten” nga protestuesit
  • Kumbaro me drejtorët e shkollave të rajonit të Tiranës: E nisim vitin shkollor me më shumë komunikim, siguri dhe rregulla të qarta
  • Shqipëria digjet! Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit, 12 prej tyre 0 lekë shpenzim deri në qershor
Nga të njëjtat tag-e
  • Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide
  • Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Nis nesër sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend, “priten” nga protestuesit
  • Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Përfundojnë pushimet! Nis nesër sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend. “Priten” nga protestuesit
  • Shqipëria digjet! Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit, 12 prej tyre 0 lekë shpenzim deri në qershor
  • Si kurrë më parë! Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kush e dha urdhrin?”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit: E nisën për te burgu i Durrësit, telefonata që ktheu nga rruga furgonin e policisë 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërcënohet e ardhmja e qytetit”/ Shkrirja e Maliqit me Korçën ngre në protestë banorët: Deputetët të dalin dhe… 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka organizuar konferencën jubilare “Traditë, besim, kulturë dhe vizion në të ardhmen”, një veprimtari e…

• 25 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Nis nesër sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend, “priten” nga protestuesit

Përfundojnë pushimet dhe nesër deputetët do t’i rikthehen punës në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar.…

• 55 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”/ Përfundojnë pushimet! Nis nesër sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend. “Priten” nga protestuesit

Përfundojnë pushimet dhe nesër deputetët do t’i rikthehen punës në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar.…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by