Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Vlorë/ Nis shembja e 25 objekteve në Tregun e Orizit, Mersini: Shumica janë pa legalizim! Banorët: I kemi në proces, s’kemi ku të shkojmë
Sociale

Vlorë/ Nis shembja e 25 objekteve në Tregun e Orizit, Mersini: Shumica janë pa legalizim! Banorët: I kemi në proces, s’kemi ku të shkojmë

• 8 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rreth 25 objekte në zonën e Tregut të Orizit në Vlorë do të shemben, duke i hapur rrugë projektit për rehabilitimin e kësaj zone.

Sipas kryetares së Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, bëhet fjalë për një projekt të konsultuar me publikun dhe të miratuar në Këshillin Bashkiak. Mes objekteve që do të shemben ka edhe ndërtime që nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit, ndërsa për ato që janë klasifikuar do të ndiqet procesi i dëmshpërblimit.

“Janë të skualifikuara shumica e këtyre objekteve shtesa prej vitesh. Ka banesa që kanë përfituar nga legalizimi, por janë procese që merren me shpronësimin, do të dëmshpërblehen për këtë aksion. Blloku kërkon që të ketë rrugë të lira. Janë diku te 25 objekte. Objektet që janë identifikuar dhe skualifikuar nga legalizimi, do të jenë të parat që u nënshtrohen prishjeve”, tha Mersini.

Read more:Në prag të sezonit, institucionet prezantojnë planin për sigurinë ushqimore, Salla: Nuk duhet të ketë asnjë kompromis, Gjylameti: Presim 15 milionë turistë këtë vit

Ndërkohë, banorët theksojnë se objektet e tyre janë ende në proces legalizimi dhe se bëhet fjalë për ndërtime më shumë se 30-vjeçare. Ata shprehen se pas shembjes nuk kanë ku të shkojnë, ndërsa thonë se u është ofruar bonus qiraje, por pa një afat të përcaktuar.

“Kanë thënë do të marrim bonus dhe do të aplikojmë për shtëpi sociale. Jemi të dy nga 65 vjeç, as nuk punojmë. Iki, po të më japin shtëpi sociale. E kam ndërtuar që në ’91, është në proces legalizimi. S’na ka ardhur përgjigjja e skualifikimit. S’kemi ku të shkojmë.”

Read more:Pogradeci ka jo vetëm liqenin

“Nuk na ka premtuar dëmshpërblim. M’u prish biznesi, e kisha përdhes. Njoftimi na erdhi para një muaji. E kam në proces legalizimi”, shprehen disa banore.

Shembjet kanë nisur këtë të martë dhe pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Ndërkohë, po verifikohen edhe objekte të tjera në zonë, për të përcaktuar nëse janë apo jo të përfshira në procesin e legalizimit.

Lexo edhe
Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Tags: #Aksion #Banesa #banore #Banorët #Biznesi #Brunilda Mersini #Para #shpronesimet #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Një 29-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt…

• 24 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Edhe të miturit mund të mbajnë përgjegjësi penale nëse përfshihen në akte dhune. Këtë e sqaroi sot Ministri…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)

Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin