Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Në prag të sezonit, institucionet prezantojnë planin për sigurinë ushqimore, Salla: Nuk duhet të ketë asnjë kompromis, Gjylameti: Presim 15 milionë turistë këtë vit
Sociale

Në prag të sezonit, institucionet prezantojnë planin për sigurinë ushqimore, Salla: Nuk duhet të ketë asnjë kompromis, Gjylameti: Presim 15 milionë turistë këtë vit

• 19 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me sezonin turistik në kulm dhe pritshmëritë për 15 milionë vizitorë këtë vit, siguria ushqimore është vendosur në qendër të vëmendjes së institucioneve shqiptare.

Në Vlorë u zhvillua një takim në kuadër të planit “Siguria Ushqimore 2026”, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kryetare e bashkise vlore Bruna Mersini dhe Kreut të AKU Vlorë, Endri Hyseni, si dhe përfaqësuesve vendorë dhe operatorëve turistikë të qarkut.

Read more:Rama për sigurinë ushqimore: Sfida më e vështirë e procesit të anëtarësimit, pa BE do të ishte e pamundur! Problem cilësia e qumështit

Qarku i Vlorës mbetet një nga më të rëndësishmit në vend, jo vetëm për turizmin, por edhe për ekonominë kombëtare. Në këtë kontekst, siguria ushqimore vijon të jetë një prioritet kryesor, veçanërisht gjatë sezonit turistik me fluks të lartë vizitorësh.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti, theksoi se siguria ushqimore është pasaporta më e mirë e vendit dhe një faktor i rëndësishëm për besimin e publikut.

Read more:Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria merr në pyetje drejtorin e AKU Tiranë

“Siguria ushqimore nuk është vetëm detyrim ligjor por edhe vula e besueshmërisë së Shqipërisë. Në Vlorë kemi 1102 subjekte operatorë ushqimorë që i kemi kategorizuar në bazë risku. 882 prej tyre klasifikohen me risk të mesëm. Kemi 523 restorante, shumë markete, furra buke që duhen inspektuar. Ne kemi ndryshuar të gjithë qasjen e AKU-së për mënyrën se si duhet të operojmë duke qenë partner me të gjithë operatorët e biznesit, duke qenë informues dhe ndërgjegjësues që të kalojmë tek parandalimi i shkeljeve. Ne ndajmë të gjithë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e një prej sektorëve më të rëndësishëm të Shqipërisë që po përjeton një moment të rëndësishëm të zhvillimit turistik. Këtë vit presim mbi 15 milionë turistë” tha Gjylameti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, u shpreh se vendi ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme zhvillimi dhe se qarku i Vlorës ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Ai nënvizoi se garantimi i sigurisë për pushuesit, veçanërisht siguria ushqimore, mbetet prioritet, ndërsa kontrollet në terren duhet të jenë efikase dhe pa asnjë tolerancë ndaj shkeljeve.

Read more:Edi Rama takim me operatorët e biznesit ushqimor, kryeministri direktiva të qarta për sigurinë: Kemi probleme, standardet duhet të jenë si të BE

“Ky takim është i rëndësishëm për Vlorën. Ne po i orientojmë të gjithë operatorët dhe institucionet në terren që të zbatojnë detyrën dhe të përcjellin informacionet e duhura në ccdo subjekt. Kemi çelur sezonin turistik por që të garantojmë një turizëm të madh që ne presim këtë vit, institucionet duhet të jenë në gatishmëri dhe të krijojnë bashkëpunim me AKU, mes biznesve, bashkisë etj. Është një mundësi shumë e mirë ekonomike por edhe përgjegjësi institucionale që të garantojmë sigurinë e qytetarëve dhe të vizitorëve. Pikërisht për këtë arsye, siguria ushqimore duhet të jetë në qendër të vëmendjes sonë ku çdo produkt të vendoset në treg duhet të respektojë standardet dhe të mbrojë shëndetin publik. Kontrolli në terren duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i paanshëm. Nuk duhet të ketë asnjë kompromis dhe të krijojmë një kulturë standardesh ku të kuptohet që respektimi i rregullave është investim në cilësi dhe reputacion. Për këtë arsye, po vijojmë një nga proceset më të rëndësihme që është kategorizimi i operatorëve ushqimorë me standarde të BE-së. Ne duhet të bëjmë gati bizneset që çdo produkt që shërbejmë në tryezë të jetë i garantuar” tha Salla.

Read more:Interpelenca për kafshët endacake/ Braçe kritika Ballës: S’më dikton dot se cili ministër duhet të më japë llogari! Duhet të ‘përballesha’ me Sallën, dhe jo Demon (VIDEO)

“Vlora ka nevoje për bashkëpunimin e të gjithëve dhe siguria ushqimore mbetet prioritet gjatë sezonit” theksoi nga ana e saj kryetarja e bashkisë Brunilda Mersini

Nga ana e tij, Kreu i AKU Vlorë, Endri Hyseni, konfirmoi rëndësinë e planit të masave për sezonin turistik, duke theksuar gatishmërinë 24-orëshe të strukturave të institucionit. Ai vuri në dukje gjithashtu nevojën për bashkëpunim të ngushtë me operatorët ekonomikë dhe turistikë, me qëllim evidentimin dhe zgjidhjen në kohë të çdo problematike gjatë sezonit.

Read more:Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë! Shpëtojnë mrekullisht me lëndime të lehta

Pjesëmarrësit në takim vlerësuan se siguria ushqimore mbetet një nga elementët kyç për suksesin e sezonit turistik, duke ndikuar drejtpërdrejt në eksperiencën e vizitorëve dhe në imazhin e destinacionit turistik të Vlorës.

Lexo edhe
Sociale

‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat

Sociale

‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat

Tags: #aku #andis salla #Bizneset #blerina gjylameti #Brunilda Mersini #Detyrim #Furra #siguria ushqimore #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat
  • ‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat
  • Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës!
  • Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria
  • Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës!
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat
  • ‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat
  • Vlorë/ Qytetarja gjen granata dhe dy armë pranë plazhit të vjetër: Një kallash ishte mbledhur me peshqir, i hodha në kanal
  • Gomonia del jashtë kontrollit në Llaman, piloti bie në ujë gjatë lëvizjes, ndërhyn Policia Kufitare
  • Siguria rrugore, Hita: Me monitorimin inteligjent merr fund ‘gjuetia’ e gjobave! Plan masash për sezonin veror, menaxhojmë trafikun
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat

Në qytetin e Pogradec ka nisur vendosja e stacioneve të plazhit për sezonin veror, por menjëherë vijne dhe…

• 19 minuta më parë • 4 min lexim
Sociale

‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat

Në qytetin e Pogradec ka nisur vendosja e stacioneve të plazhit për sezonin veror, por menjëherë vijne dhe…

• 19 minuta më parë • 4 min lexim
Sociale

Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës!

Aktivistja Luçiana Kokaj, e cila është një prej organizatorëve të protestave që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec,…

• 19 minuta më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by