Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat
Sociale

‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat

• 19 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në qytetin e Pogradec ka nisur vendosja e stacioneve të plazhit për sezonin veror, por menjëherë vijne dhe kontestimet e para. Dritan Hoxha, operator turistik, shprehet se këtë vit është ulur sipërfaqja e plazheve publike.

Sipas tij, janë miratuar tre leje për beach bare në zonën ranore, duke sjelle konkurrencë të pandershme dhe cenim te hapësires publike.

“Janë dhënë tre leje për stacione plazhi private dhe beach-bare në këtë zonë që ka qenë gjithnjë plazh publik pa pagesë. Unë kam bërë ankesë tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, tek Antikorrupsioni dhe Prefektja e Korçës: Mbrojeni Pogradecin se po bëhet masakër! Janë drejtorë të bashkisë dhe trashëgimtarë që marrin leje për beach-bare”, shprehet i indinjuar Dritan Hoxha, operator turistik.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Taksave në Bashkinë e Pogradec sqaron se lejet për stacionet e plazhit janë miratuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Ndërsa Bashkia e Pogradecit, përmes një reagimi, i cilëson si të pabaza pretendimet e operatorit turistik, teksa thekson se hapësirat publike në plazhe, jo vetëm që s’janë zvogëluar, por gjatë 4 viteve të fundit janë shtuar.

Read more:U vra sot gjatë aksionit të policisë në Maliq, familja e efektivit: Nuk duam të prehet në varrezat e Dëshmorëve, trupi do të varroset në vendlindje

Më heret kryebashkiaku Ilir Xhakolli ka deklaruar se 40 për qind e hapesires është plazh publik, ndersa operatorët turistikë kundërshtojnë këtë shifër. Sipas tyre, në rreth 2 kilometra vijë liqenore, hapësira publike është reduktuar në vetëm 11 metra.

***

Në Vlorë, situata paraqitet ndryshe. Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka ndërmarrë aksione për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Sipas autoriteteve, dhjetëra subjekte private kane vendosur çadra dhe shezlongë përtej numrit që kane në kontrata. Ndaj ka nisur sekuestrimi i tyre.

Ndërkohë, në Shkodër është mbledhur Komiteti i Turizmit, ku u diskutuan masat për rritjen e sigurisë në plazhe dhe menaxhimi i hapësirave publike.

Read more:Harry ndjen mungesën e familjes mbretërore – pamjet e Charlotte i rikthyen një dhimbje të vjetër

Autoritetet lokale dhe qendrore thonë se synimi është garantimi i një sezoni të sigurt dhe me më shumë plazhe publike për pushuesit, ndërsa operatorët kërkojnë më shumë transparencë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:12

‘Masakër, leje për 3 beach-bare në plazh publik’- Bashkia Pogradec reagon pas denoncimit të operatorit turistik: Pretendime të pavërteta, gjatë 4 viteve është rritur sipërfaqja publike në plazhe

1781792259_fgjhjkk.JPG

Bashkia e Pogradecit ka reaguar pas denoncimit të operatorit turistik Dritan Hoxha, i cili pretendoi se janë dhënë leje për 3 beach-bare në plazhin publik, që deri vitin e kaluar ishte pa pagesë për qytetarët. Hoxha theksoi se këtë vit është ulur sipërfaqja e plazheve publike.

Përmes reagimit publik, Bashkia e Pogradecit ka nënvizuar se nuk ka ndryshime nga viti i kaluar, në sipërfaqet e plazheve publike, duke i quajtur të pavërteta denoncimet e operatorit turistik.

Read more:Arkitekët shqiptarë, të përndjekur në shtëpinë e tyre – Ide

Bashkia Pogradec shkon edhe më tej, duke theksuar se gjatë 4 viteve të fundit është punuar vazhdimisht për rritjen e sipërfaqeve publike në dispozicion të qytetarëve dhe pushuesve.

Sipas Bashkisë Pogradec, vetëm në segmentin e plazhit ranor nga Hotel Enkelana deri tek banjat publike, janë parashikuar gjithsej pesë hapësira publike.

Teksa përmend edhe 4 plazhe, që sipas tyre janë publike dhe tërësisht falas për qytetarët, Bashkia Pogradec thekson se kanë qenë ndër bashkitë e para që ka ofruar çadra falas në plazhet publike dhe ka krijuar infrastrukturë të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara.

Read more:Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet me çmime të diferencuara, nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë

“Lidhur me një lajm dhe deklaratat e bëra në media nga një subjekt biznesi, sipas të cilave Bashkia Pogradec nuk ka lënë hapësira për plazhe publike në vijën ranore liqenore dhe se këto hapësira po i jepen privatit, Bashkia Pogradec sqaron opinionin publik se këto pretendime nuk janë të vërteta.

Nuk është aspak e saktë që hapësirat e plazhit publik janë cunguar apo tjetërsuar për të favorizuar subjektet private. Përkundrazi, Bashkia Pogradec ka punuar vazhdimisht, veçanërisht gjatë katër viteve të fundit, për rritjen e sipërfaqeve publike në dispozicion të qytetarëve dhe pushuesve”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Bashkisë së Pogradecit.

Lexo edhe
Sociale

Shqipëria, me ‘flotën’ më të vjetër të automjeteve në Europë! 91% e tyre janë mbi 10-vjeçare, dominon nafta

Sociale

Kur dashuria niste te çezma me 3 burime, fshati Novosej në Kukës rikthen simbolin e traditës së vjetër të dashurisë

Tags: #Biznesi #Hapesira #Korce #media #Para #plazh #plazhet publike #pogradec #Vlore #zaptim hapesirave publike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqipëria, me ‘flotën’ më të vjetër të automjeteve në Europë! 91% e tyre janë mbi 10-vjeçare, dominon nafta
  • Kur dashuria niste te çezma me 3 burime, fshati Novosej në Kukës rikthen simbolin e traditës së vjetër të dashurisë
  • Konsolidohet operatori publik i shërbimeve mbështetëse shëndetësore, ministrja Sala: Cilësi e siguri për çdo pacient! Dy sektorët që do menaxhojë (VIDEO)
  • Hita inauguron godinën e re të Policisë në Berat: Nuk do të ketë asnjë hap pas në luftën kundër krimit
  • Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Durrës-Tiranë gjatë natës më 6 dhe 7 gusht! Trafiku devijohet në Thumanë-Kashar dhe akset dytësore (FOTOT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta e 67-të popullore! Qytetari: Rama na ndryshoi kombin, Shqipëria po humbet drejtimin
  • GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE
  • Ironia e sigurisë me Rregulloren e re të GJKKO-së kundër mediave! E botuar në web duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi
  • Kosovë/ Bisedimet politike për krijimin e institucioneve! Përfundon sërish pa marrëveshje takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut
  • GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 25 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shqipëria, me ‘flotën’ më të vjetër të automjeteve në Europë! 91% e tyre janë mbi 10-vjeçare, dominon nafta

Shqipëria vijon të ketë një nga ‘flotat’ më të vjetra të automjeteve në Europë, ndonëse vitet e fundit…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
Sociale

Kur dashuria niste te çezma me 3 burime, fshati Novosej në Kukës rikthen simbolin e traditës së vjetër të dashurisë

Një çezmë e re publike me tre burime ujë të pijshëm është vendosur në qendër të fshatit Novosej…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Konsolidohet operatori publik i shërbimeve mbështetëse shëndetësore, ministrja Sala: Cilësi e siguri për çdo pacient! Dy sektorët që do menaxhojë (VIDEO)

Shqipëria po konsolidon një model të ri publik për menaxhimin e shërbimeve mbështetëse të sistemit shëndetësor. Pas marrjes…

• 6 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by